LIVE UPDATES
Aktualitet

DW: Shtetet e BE qëndrime të ndryshme për një shtet palestinez

Që me fillimin e luftës në Gazë në tetor 2023 shtetet e BE-së po përpiqen të gjejnë një linjë të përbashkët në qendrimin ndaj Lindjes së Mesme. Deri më sot pozicionet sa i përket një shteti palestinez janë të ndryshme.

23 September 2025, 10:44 Nga I.A

 

DW: Shtetet e BE qëndrime të ndryshme për një shtet
Emmanuel Macron

 

SHBA- Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në kuadrin e konferencës për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit në Lindjen e Mesme, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi njohjen e shtetit të Palestinës:

"Disa mund të thonë, që është shumë vonë. Të tjerë mund të thonë, që është shumë herët", tha Macron. "Por një gjë është e sigurtë: Ne nuk mund të presim më gjatë." Masakra e organizatës terroriste Hamas më 7 tetor 2023 është vërtetë një "plagë e hapur", vazhdoi Macron. Megjithatë qindra mijëra njerëz janë dëbuar, plagosur, uritur dhe traumatizuar, theksoi ai. Jeta e tyre po vazhdon të shkatërrohet, edhe pse Hamasi është dobësuar ndjeshëm. "Asgjë nuk e justifikon vazhdimin e luftës në Gazë. Asgjë", tha presidenti francez.

Edhe Britania e Madhe dhe Kanadaja deklaruan njohjen e Palestinës

Më parë edhe Kanadaja dhe Britania e madhe deklaruan njohjen zyrtare të një shteti palestinez – këto ishin dy shtetet e para nga grupi G7 i vendeve të fuqishme ekonomike perendimore, që njohën shtetin palestinez.

Nga pesë fuqitë me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tashmë katër – krahas Francës, edhe Rusia, Kina dhe Britania e Madhe njohin Palestinën, ndërsa SHBA-ja jo. Ashtu si Izraeli edhe SHBA e bojkoton konferencën për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit.

Kjo konferencë zhvillohet me nismën e Francës dhe të Arabisë Saudite me qëllim t'u japë një impuls të ri përpjekjeve për zgjidhjen me dy shtete dhe fundin e luftës duke i dhënë kësisoj edhe tonin Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Si pozicionohen vendet e BE-së?

Franca: Që me fillimin e luftës në Gazë në tetor 2023 presidenti francez Emmanuel Macron disa herë e ka shprehur në publik mendimin për njohjen e shtetit të Palestinës, por herë pas here edhe është tërhequr.

Macron është pozicionuar qartazi si mbështetës i zgjidhjes me dy shtete. Në një shtet të mëvetsishëm palestinez nuk duhet në asnjë mënyrë të jetë pjesë e qeverisë Hamasi radikal-islamik, që është klasifikuar si organizatë terroriste nga Gjermania, SHBA-ja, Bashkimi Europian dhe disa shtete arabe. Parisi kërkon armëpushim në Rripin e Gazës, lirimin e pengjeve, akses të lirë për ndihmat humanitare dhe një stabilizim të rajonit. Gjithashtu Parisi pret nga Izraeli që të ndalë shtrirjen e vendbanimeve në Jordanin Perendimor si dhe të gjitha planet për aneksim. 

Britania e Madhe: Kryeministri Keir Starmer është shprehur ngjashëm si Macron. Edhe Britania e Madhe i përmbahet zgjidhjes me dy shtete. Britania e Madhe historikisht ka një përgjegjësi të veçantë për rajonin e Lindjes së Mesme: Ish-fuqia koloniale e ka administruar Palestinën per mandat nga Lidhja e Kombeve. Më 1917 britanikët shpallën deklaratën e ashtuquajtur Deklara-Balfour duke marrë përsipër, që të krijojnë "në Palestinë një atdhe për popullin hebre". Afati i këtij mandati përfundoi më 1948 me themelimin e shtetit të Izraelit dhe me luftën e parë arabo-izraelite. Kjo periudhë deri më sot karakterizon raportet historike dhe politike ndaj Izraelit dhe palestinezëve.

Britania e Madhe prej dekadash është e angazhuar me ndihmë zhvillimi në territoret palestineze, si në sektorin e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik.

Spanja: Madridi mbështet qartazi palën palestineze, që në maj 2024 Madridi e njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës. Spanja e konsideron zgjdihjen me dy shtete si të vetmen mundësi realiste për t'i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Spanja ndërkohë po zgjeron ndihmën për territoret palestineze si në aspektin financiar ashtu edhe në atë institucional.

Çështja palestineze në Spanjë është konsideruar shumë herët si pjesë e luftës globale kundër kolonializmit dhe shtypjes. Në fund të viteve 1970, kur Spanja vet e troshitur prej diktaturës së Frankos sapo kishte filluar me konsolidimin e vlerave demokratike, nisën të forcohen partitë dhe lëvizjet e majta, që solidarizoheshin me luftrat çlirimtare antikoloniale në mbarë botën – e po ashtu edhe me palestinezët nën pushtimin izraelit.

Qeveria spanjolle thekson, se njohja e Palestinës nuk është kundër Izraelit. Edhe Izraeli njihet si shtet nga Madridi, megjithatë qeveria në Madrid kritikon vazhdimisht shkeljet e së drejtës ndërkombëtare të pandehura si gjenocid të Izraelit si dhe shtrirjen e territoreve në Jordanin Perëndimor.

Europa e përçarë në qëndrime

Shtete të tjera, në radhë të parë Gjermania, janë të rezervuara ndaj njohjes së shtetit të Palestinës. Pozicioni gjerman është, që njohja nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme në këtë moment pa arritur në një zgjidhje përmes bisedimeve.

Gjermania: Kushte ende jo realiste për zgjidhjen me dy shtete

Qeveria gjermane në Berlin, sikurse deklarohet zyrtarisht, "së shpejti" nuk do të ndërmarrë nonjë hap për njohje. "Ne nuk do t'i bashkohemi kësaj nisme", tha kancelari kristiandemokrat Friedrich Merz në gusht në kuadrin e takimit me kryeministrin e Kanadasë Mark Carney. Argumenti i Merz: "Ne konsiderojmë se aktualisht kurrësesi nuk janë përmbushur kushtet për njohjen e shtetit." Një njohje duhet të jetë hapi i fundit i një procesi paqeje, prej nga të dilet me një zgjidhje për dy shtete.

Republika Çeke

Republika Çeke është një ndër mbështetëset më të hapura të Izraelit në BE. Ky vend mban marrëdhënie të ngushta diplomatike, ekonomike dhe në aspektin e politikës së sigurisë me Izraelin. Praga është shumë e rezervuar në kritika gjatë debatit ndërkombëtar. Republika Çeke – që me themelimin e Izraelit – ka mbajtur raporte të ngushta dhe në vitet 1940 dhe 1950 Praga ka furnizuar me armë shtetin e ri të Izraelit. Për mbështetjen e Izraelit janë në konsensus të gjitha partitë në Çeki. Edhe popullsia është tradicionalisht pozitive në qendrimin ndaj Izraelit. Deri tani Praga e refuzon njohjen e shtetit të Palestinës.

Hungaria

Edhe Hungaria në shumë drejtime është qartazi pro Izraelit. Në mënyrë të përsëritur kryeministri hungarez Viktor Orban thekson të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto vazhdimisht ka deklaruar, se Hungaria e dënon sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, gjatë të cilit u vranë 1200 vetë dhe rreth 250 të tjerë u morën peng, dhe njeh të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Hungaria rregullisht i bllokon masat e përbashkëta të BE-së, që kritikojnë Izraelin. Budapesti disa herë i ka refuzuar deklaratat e BE-së që mbështesin armëpushimin në Gazë dhe kërkojnë masa sanksionuese ndaj Izraelit./DW

emmanuel macron

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin