LIVE UPDATES
Aktualitet

'Mos më çoni në Greqi se do më vrasin'/ Ekstradimi i Dyrmishit, Hoxha zbulon telefonatën: E kanë torturuar për 3 ditë

Sipas Artan Hoxhës, Dyrmishit i ishte thënë se do ta nisnin drejt Tiranës, por në Levan furgoni i policisë është kthyer drejt Gjirokastrës dhe më pas në Kakavijë ku dhe ju është dorëzuar autoriteteve greke.

8 November 2022, 14:22 Nga A.B
'Mos më çoni në Greqi se do më vrasin'/
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se Spartak Dyrmishi, i cili u ekstradua drejt Greqisë pasi ishte shpallur në kërkim pasi përdhunoi një grua dhe tentoi të kryente të njëjtin veprim sërish, është dorëzuar pa dëshirë. Ai u shpreh se kërkesa e tij ishte që të mos ekstradohej në Greqi pasi do e vrisnin. 

Hoxha deklaroi ditën e sotme në 'Abcnews' se Dyrmishi është rrahur për tre ditë në burgun e Athinës.

“Unë në fakt jo më kot e përmenda si rast. Më tepër se sa kush është personazhi gjë që është në dorë të drejtësisë. Çfarë akuzash janë ngritur ndaj Dyrmishit është tjetër gjë. Ajo që për mua është alarmante, gjej rastin t’i bëj thirrje Avokatit të Popullit, një shtetas shqiptar është depërtuar në shkelje të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë. Është një rast flagrant. Ne kemi depërtuar shtetas të huaj, por ne nuk kemi lejuar dhe nuk nxjerrë shtetas shqiptarë në këtë farë feje. Avokati i Popullit nuk duhet të qëndrojë jashtë kësaj historie, AMP, prokuroria nuk duhet të qëndrojë jashtë kësaj historie. Spartak Dyrmishi kërkohej nga policia greke sepse akuzohej për përdhunim, ai është larguar nga Athina me taksi dhe ka hyrë në territorin e Shqipërisë, ka hyrë rregullisht. Është bërë zhurmë e madhe në Greqi, për dy raste përdhunimi bëri që autoritet greke t’i kërkonin autoritete shqiptare, ndalimin e këtij personi, deri këtu është normale. Autoritet greke e dinin që Dyrmishi ka hyrë në Shqipëri, pasi nuk ka qenë në kërkim ndërkombëtar nga autoritet greke. Autoritetet greke ju kërkojnë ndalimin e Dyrmishit, por jo në rrugë ligjore, ata nuk kanë sjellë asnjë dosje për Spartak Dyrmishin. Policia shqiptare shkon në banesën e nënës së Dyrmishit, por nuk e gjejnë. Dyrmishi vihet në dijeni të kësaj gjeje, ka folur me vëllain e vet dhe ka kërkuar si të flasë me policinë shqiptare. Në lagjen e tyre jetonte shefi i Policisë së Vlorës, ai e ka takuar në spitalin në Vlorë. Dyrmishi nuk është arrestuar siç thotë policia. Ai i ka thënë që nuk mund të ekstradohesh pa ardhur dosja, në mirëbesim ai ka hipur në makinën e policisë. Të njëjtën gjë i ka konfirmuar edhe Drejtori i Policisë së Vlorës. Dyrmishi ka thënë mos më çonin Greqi se do më vrasin, pasi po më akuzojnë për grabitje. Çfarë ndodhi? Ne e çuam Dyrmishin, ai e kaloi kufirin në mesnatën e 30 tetorit, për 3 ditë e kanë rrahur dhe e kanë torturuar”- tha gazetari. 

Ndryshe nga çfarë u bë e ditur nga Policia e Shtetit, se Dyrmishi kërkoi vetë që të dorëzohej tek autoritetet greke, Hoxha zbuloi se në momentin që Dyrmishi është vetë dorëzuar në policinë e Vlorës ka marrë sigurinë nga vetë Drejtori i Policisë se nuk do të ekstradohej në Greqi pa mbërritur më parë dosja e tij. Sipas Hoxhës, Dyrmishit i ishte thënë se do ta nisnin drejt Tiranës, por në Levan furgoni i policisë është kthyer drejt Gjirokastrës dhe më pas në Kakavijë ku dhe ju është dorëzuar autoriteteve greke.

Ai rrëfeu gjithashtu se policët shqiptarë kanë bërë një tjetër shkelje të rëndë në kufi, pasi kanë firmosur ata në emër të Dyrmishit, sikur ky i fundit po kthehej me dëshirë në Greqi. Të gjitha këto informacione, gazetari tregoi se i ka siguruar pas telefonatës që ka realizuar me vetë Dyrmishin.

“Dje më ka kontaktuar Spartak Dyrmishi dhe më ka treguar të gjithë histori. Dyrmishi më bëri me dije se u dorëzua me mirëbesim, i thanë do të çojmë në Tiranë, por kur kanë ardhur në Levan furgoni është kthyer për Gjirokastër, dhe i kanë thënë do të bëjmë një verifikim në Kakavijë. Pasaportën e kanë patur policët, dhe është kaluar në kufirn grek pasi një polic ka firmosur sikur ai po shkonte me dëshirë në Greqi. Pasaporta është firmosur nga një oficer i Shqipërisë. Zyrtarisht figuron sikur Dyrmishi ka hyrë vetë në Greqi, çmenduri. Ai u është dorëzuar grekëve me pranga, grekët e kanë firmosur sërish vetë hyrjen e tij”, tha Hoxha.

Spartak Dyrmishi është autor i një përdhunimi dhe disa sulmeve në Athinë. Sipas personave që e njihnin nga afër, 45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë. Ai u arratis nga Greqia e u fsheh për pak kohë në Greqi. Dyrmishi u arrestua pak ditë më parë nga policia e Vlorës e më pas u bë ekstradimi i tij në Greqi, aty ku u dënua me burg.

artan hoxha spartak dyrmishi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin