10 May 2024, 11:57
Nga M.B
Nëna me fëmijët
SHKODRA- Policia ka dyshime se familjarët e Erdgys Arrazit po fshehin detaje që mund t’i shërbejnë hetimit për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetë mbytur në lumin Buna. Gazetarja Anila Hoxha, tha në Top News se kunata e Alma Arrazit ndodhet nën hetim, pasi ka dyshime se ajo nuk dha dëshmi të sinqertë para grupit hetimor. Nga ana tjetër, e dashura e Erdgysit, sipas gazetares, do të pyetet në një moment të dytë, pasi ndodhet në gjendje të rënduar emocionale.
"Personi kyç në këtë histori është kunata, gruaja e cila ndahet në takimin e fundit, ka dyshime se nuk është e sinqertë, çfarë kanë diskutuar realisht gratë me njëra-tjetren, ka dyshime grupi hetimor, se kanë indicet e tyre, gjatë 2 orëve ka patjetër diçka që është thënë e cila ka qenë pika që mbushi gotën, kunata është nën hetim në gjendje të lirë. Një grua e tretë që është historia jashtëmartesore e cila kishte 7 muaj, grupi hetimor vendosi ta pyesë në një moment tjetër, sepse ndodhet në një gjendje të rënduar”, tha gazetarja.
Dje u mësua se autoritetet kanë ndryshuar pistën e hetimeve pasi një kukull e dyshuar se ishte e njërës prej vajzave të Alma Arrazit zbuloi vendin se ku 39-vjeçarja mund të ketë kryer aktin e rëndë.
Në fund të urës së re Bunës, në këmbët poshtë kësaj ure, në një vend me zhavor dhe pemë e shkurre efektivët gjetën kukullën e cila është sekuestruar nga prokuroria dhe është çuar për t’i bërë analizën e AND-së nëse ka apo jo lidhje me njërin prej tre fëmijëve të mbytur të Alma Arrazit.
Kukulla e gjetur në breg poshtë urës, bëri që forcat RENEA nga fshati Darragjat ku u gjet vajza 9-vjeçe të përqëndrojnë kërkimet e tyre në këtë vijë ujore të lumit. Vetëm pak metra më tutje, tek pinarët u gjet trupi i pajetë i vajzës 8-vjeçare.
Jo shumë larg nga pinarët, në një largësi prej afro 2-3 kilometër në afërsi të Oblikës në Anën e Malit u gjet edhe trupi i djalit 4-vjeçar dhe rreth 35 kilometër nga aty përballë fshatit Pentar në ujërat që i përkasin Malit të Zi u gjet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit.
alma arrazi
Aktualitet
10 May 2024, 12:06
r.ll
amp
VLORË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një 40-vjeçar punonjës policie në Vlorë, i...
Aktualitet
10 May 2024, 11:58
r.ll
prokuroria
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë masa arresti për 2 persona dhe detyrim paraqitje për 5 të tjerë, t...
Aktualitet
10 May 2024, 11:42
r.ll
roan brahimi
GREQI- Vijojnë të zbardhen detaje të reja pas atentatit të bërë mbrëmjen e djeshme në Athinë...
Aktualitet
10 May 2024, 11:23
r.ll
fidanet e kanabisit
SHKODËR- Një 24-vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi u kap duke transportuar me furgon, rre...
Aktualitet
10 May 2024, 11:21
N.F
Laert Sallaku
NEW YORK- 23-vjeçari shqiptar, Laert Sallaku është diplomuar si oficer i policisë në New York me me...
Aktualitet
10 May 2024, 11:16
r.ll
joana duro
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimin pë...
Aktualitet
10 May 2024, 10:48
N.F
David ëisner
TIRANË- Në ditën e Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Pr...
Aktualitet
10 May 2024, 10:33
N.F
Mbledhja
TIRANË- Në ditën e Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris&...
Aktualitet
10 May 2024, 10:35
r.ll
vinci qe e mori poshte, emiljano frroku
SHËNGJIN- Emiljano Frroku, 28 vjeç ka humbur jetën ditën e djeshme në Shëngjin...
Aktualitet
10 May 2024, 10:17
N.F
Arben Lena
TIRANË- Gjykata e Posaçme mori ditën e djeshme vendimin për të liruar nga burgu avokatin e Korçës, A...