LIVE UPDATES
Aktualitet

"Nga prezantimi që më ka bërë drejtori i UKKO-së", dëshmia e Peleshit: Ja si e njoha Klodian Zoton

Peleshi, tregon në dëshminë e tij se ai nuk ka pasur njohje me Zoton, por prezantimin me këtë individ ja paska bërë Petrit Tare, me detyrë drejtor i UKKO-së. Tare, është burri ish-kryetares të Gjykatës së Apelit Korccë Entela Prifti, e shkarkuar nga procesi i “Vettingut”.

20 June 2024, 17:43 Nga M.B
"Nga prezantimi që më ka bërë drejtori i
Personat që përmenden në dosje

TIRANA- Mes shumë episodeve të pasqyruara në dosjen penale Nr.277, kundër ish-zv/kryeministrit të vendit Arben Ahmetaj, biznesmenëve të inceneratorëve Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe dy grave të Ahmetaj, Erjola Hoxha dhe Albina Maçka, evidentohet një seri marrëdhëniesh miqësore që Zoto apo Mërtiri kanë pasur me funksionarët e lartë të shtetit. Dukshëm dyshja Zoto-Mërtiri në bashkëpunimin e ngushtë me Arben Ahmetaj dhe zyrtarë të tjerë.

Kontaktin mes Klodian Zotos dhe Niko Peleshit, e ka bërë Drejtori i Ujësjellësit të Korëës, Petrit Tare, i cili ka udhëtuar me lekët e Zotos së bashku me Niko Peleshin nga Shqipëria në drejtim të Italisë, për të parë impiante fotovoltaike, biznes që Zoto e kishte propozuar fillimisht veralisht dhe 1 muaj pas vizitës ja ka shkuar me dokument propozimin UKKO-së.

Nga ana tjetër, Peleshi deklaron në dëshminë e tij se edhe ai nuk ka pasur njohje me Zoton, por prezantimin me këtë individ ia ka bërë Petrit Tare, me detyrë drejtor i UKKO-së.

“…për herë të parë, Klodian Martirin e kam njohur në kuadrin e këtij projekti nga prezantimi që më ka bërë drejtori i UKKO-së, Petrit Tare…”, ka deklaruar në SPAK Niko Peleshi.

Peleshi, tregon në dëshminë e tij se ai nuk ka pasur njohje me Zoton, por prezantimin me këtë individ ja paska bërë Petrit Tare, me detyrë drejtor i UKKO-së. Tare, është burri ish-kryetares të Gjykatës së Apelit Korccë Entela Prifti, e shkarkuar nga procesi i “Vettingut”.

Marrëdhënia e tij me Zoton është hasur dhe tek blerja nga UKKO-ja e sahatëve për matjen e ujit, sende këto që u blenë pikërisht tek kompania e në lidhjen e marrëveshjes me “Integrated Technology Services”. Siç del edhe në dosjen hetimore Petrit Tare, kishte krijuar më parë një njohje me Klodian Zoton, ku fillimisht së bashku kanë rënë dakort për të bërë një investim të impiantit fotovoltaik në Korçë, me qëllim prodhimin e energjisë elektrike.

Por ky bashkëpunim mes burrit të ish-gjyqtares dhe Klodian Zotos, është zgjeruar më tej, pasi disa vite më vonë familjarët e Petrit Tares, do të bënin biznes dhe mernin pagesa nga kompania e Klodian Zotos. Kjo pasi në 10 shtator 2020, bashkëshortja e Petrit Tares, ish-gjyqtarja Entela Prifti, regjistron një kompani në QKB, me emrin “B by DC”. Kjo kompani ka aksionere të vetme “Dictum Consulting” me ortake të vetme Entela Priftin.

Ndërkohë në datën 14 dhjetor, sipas të dhënave zyrtare, “Dictum Consulting” i shet 100 për qind të aksioneve tek Elio Tare. Pra, nëna i shet djalit 100 për qind të aksioneve të kompanisë që themeloi vetë 3 muaj më pare, me një ccmim prej 100 lekë të reja. Kjo kompani fillon shumë shpejt të marrë pagesa të majme nga “Integrated Energy”, kompania e inceneratorit të Tiranës, që zotërohet në hije nga Klodian Zoto.

Pra, nëna Entela Prifti ia shet djalit të saj Elio Tare, kompaninë me vetëm 100 lekë dhe më pas kompanitë e Klodian Zotos, që kanë fituar miliona euro nga babai Petrit Tare, Drejtor Ujësjellësi në Korçë, fillojnë e japin shërbimet financiare tek djali i çiftit Prifti-Tare. Sipas të dhënave, nga tetori i vitit 2021 kompania e djalit të Petrit Tares, themeluar nga Entela Prifti, për një periudhë disamujore ka marrë 73 millionë lekë nga inceneratori i Tiranës.

Lidhur me marëdhënien që Petrit Tare ka pasur me Klodian Zoton, në 14 shkurt 2024 Tare është thirur në SPAK, duke dhënë dëshmi para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Tare ka deklaruar se:

“…nga viti 2013, muajin nuk e mbaj mend, kujtoj që erdhi një propozim nga shoqëria “F.M.O” shpk, në formë shkresore zyrtare drejtuar UKKO Sh.a, për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me qëllim prodhimin e energjisë elektrike.

Ky propozim ka ardhur nga Klodian Zoto dhe Arenc Myrtezani si përfaqësues të shoqërisë “F.M.O”. Unë e dija paraprakisht, që do sillnin një propozim për ndërtimin e një impianti, pasi për këtë ne bëmë dhe një vizitë në Itali për të parë nga afër disa projekte fotovoltaike të shoqërisë “FUTURA”, me qëllim për t’u siguruar për kapacitetin e shoqërisë. Kjo vizitë në Itali, ka qenë, 1 muaj ose 2 muaj para propozimit.

Në këtë vizitë kam udhëtuar me Klodian Zoto dhe Niko Peleshi, nga Tirana nëpërmjet Rinasit në drejtim të Barit. Më pas atje kemi udhëtuar me makinë me qera për në Romë…”.

Sipas dëshmisë që Petrit Tare ka dhënë në SPAK makinën e ka paguar Klodiani, i cili kur zbritën në aeroportin e Barit, ka shkuar ka marë makinën dhe më pas është kthyer duke i marë të gjithë e më pas janë nisur drejt Romës.

“…biletën time të avionit e ka paguar Klodian Zoto, ndërsa për Niko Peleshin, nuk më kujtohet. Rrugës për në Romë, kemi parë impjante fotovoltaikë. Në udhëtimin nga Bari për në Romë ka qenë prezent dhe shtetasi Mirel Mërtiri, por nuk më kujtohet se ku jemi takuar fillimisht. Nëse ka ardhur që nga Rinasi a jemi takuar në Bari, këtë nuk e mbaj mend.

Qëllimi i udhëtimit, ka qenë për të vizituar impjantet fotovoltaike të kompanisë italiane “Futura”, për të parë eksperiencën e tyre, kapacitetet dhe prezantimin e kompanisë. Vendi ku ndodhej kompania ishte midis qytetit të Barit dhe Romës vendi i saktë nuk më kujtohet. Aty kemi qëndruar një natë në hotel. Nuk e di kush ka paguar hotelin nëse ka qenë Klodian Zoto apo kompania italiane “Futura”, por di që unë s’kam paguar gjë. Të nesërmen kemi vizituar impjante të tjera të kësaj kompanie dhe pasdite jemi nisur për në Romë…", ka treguar Petrit Tare.

Më tej Petrit Tare ka treguar në SPAK se kur kanë mbërritur në Romë në darkë kanë shkuar në hotel, i cili ka qenë në qendër mbrapa Koloseut, por emrin e hotelit nuk e mbante. Më pas nga hoteli kanë lëvizur me taksi për darkë dhe kanë shkuar në një restorant, të cilin Petriti nuk e mban mend me emër.

“…në restorant jemi takuar me Arben Ahmetaj dhe italian Francesco Pistritto. Nuk e mbaj mend mire a i gjetëm në restorant apo erdhën më vonë. Kjo ka qenë hera ime e parë që jam takuar me Arben Ahmetaj, të cilin e njihja si emër, por jo nga afër. Aty janë diskutuar biseda politike. Me sa kuptova, Arben Ahmetaj kishte lidhje shoqërore me Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, por me Klodian Zoto ishte si më afrueshëm. Gjithashtu dhe Francesco Pistritto, kishte njohje të mëparshme me ta. Më pas u ndamë dhe shkuam në hotel dhe të nesërmen jemi nisur për në aeroport për në Tiranë.

Edhe në këtë rast biletat e avionit ishin të paguara nga Klodian Zoto. Lidhur me pagesën e darkës mund të sqaroj se unë nuk kam paguar gjë. Pas kësaj momenti propozimi i marrë nga “F.M.O” iu dërgua Këshillit Mbikëqyrës, në bazë dhe të një relacioni të shoqërisë UKKO sh.a. Këshilli Mbikëqyrës vendosi pozitivisht dhe më pas u vijua me miratimin nga Këshilli Bashkiak në cilësinë e pronarit të kompanisë UKKO.

Më pas këshilli bashkiak doli me vendimin që e pranoi projektin dhe nxorri autorizim për mua në cilësinë e Drejtorit të shoqërisë UKKO, për kryrjen e procedurave për realizimin e këtij projekti. Janë vijuar më pas të gjitha kërkesa për lejet, si leja për ndërtimin, leja për prodhim energjie, etj…”, ka dëshmuar Petrit Tare.

niko peleshi arben akmetaj petrit tare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin