Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë fjalës së tij, i moshuari bëri një retrospektivë historike, duke lidhur krizën aktuale të pronave dhe braktisjen e fshatrave me vendimet e marra që nga periudha e regjimit komunist e deri më sot.
TIRANË- Në ditën e 78-të të protestave përpara godinës së Kryeministrisë, një i moshuar i është drejtuar turmës së grumbulluar me një fjalim plot emocione, ku vlerësoi qëndresën e protestuesve dhe lëshoi akuza të forta ndaj klasës politike në vend.
Gjatë fjalës së tij, i moshuari bëri një retrospektivë historike, duke lidhur krizën aktuale të pronave dhe braktisjen e fshatrave me vendimet e marra që nga periudha e regjimit komunist e deri më sot.
Ai e cilësoi politikën e tre dekadave të fundit si një forcë shkatërruese që ka zbatuar axhenda të huaja në dëm të interesit kombëtar.
"Të dashur protestues... jemi të mrekullueshëm. Këto 30 vjet, në këto 30 vjet që po luftoni për interesin e qytetarëve, për interesin e kombit dhe të atdheut. Jemi përballë një politike shkatërruese, një politike që ka marrë peng popullin për 30 vite me radhë. Një politikë që ka parë interesin personal, interesin klanor, interesin partiak dhe mbi të gjitha interesin e agjenturave të huaja, që i ka bërë Shqipërisë një gjëmë, një dëm të jashtëzakonshëm.
Kujtojmë nga agjenturat franceze dhe ruse që krijuan Partinë Komuniste nëpërmjet Millosheviçit. Dëmet e jashtëzakonshme që i bëri kjo parti vendit nëpërmjet luftës së klasave, nëpërmjet internimeve, nëpërmjet marrjes së pronave dhe më vonë me Ramiz Alinë që krijoi ligjin e kobshëm të 7501-shit, për grabitjen e pronave të shqiptarëve dhe këto prona kanë vrarë 8000 persona, një dëm i jashtëzakonshëm i Shqipërisë. Dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, që vazhdojnë akoma që po na shesin pronat tona, e kanë bërë Shqipërinë si çiflig personal.
Në fakt në pushtet këta janë për t'i shërbyer qytetarëve të Shqipërisë, janë për t'i shërbyer atdheut, janë për t'i shërbyer kombit, por këta kanë zbatuar programet djallëzore të fuqive të huaja dhe në dëm të atdheut tonë të dashur. Në dëm të atdheut, si gjithmonë me Partinë Komuniste, me Ramizin, me ligjin 7501 dhe pasardhësit e tyre sot e kësaj dite vazhdojnë të grabisin pronat, vazhdojnë të grabisin naftën, kanë shkatërruar ushtrinë, kanë shkatërruar ekonominë, kanë katandisur me fshatra të braktisura bujqësia që brez pas brezi... Shkurtimisht t'ju them, ju falënderoj nga zemra të gjithë këtyre protestuesve paqësorë që mbrojnë interesat e Shqipërisë. Rroftë atdheu ynë i dashur, rroftë Shqipëria, rroftë populli shqiptar! Poshtë spiunët, poshtë servilët, poshtë kjo politikë e ndyrë që ka katandisur Shqipërinë në këtë ditë kaq të vështirë!", u shpreh ai./Dosja.al
pamje nga zjarret TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë bilancin zyrtar të situatës së zjarreve në territorin ...
pamje nga protesta TIRANË – Mbështetja nga jashtë kufijve për protestat në kryeqytet ka marrë një zë të...
pamje nga protesta TIRANË- Protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e tyre të 78-të, ku qyteta...
pamje nga vendngjarja SARANDË- Pamje të reja kanë dalë nga sherri në rrugën “Butrinti” në Sarandë...
PAMJE NGA PROTESTA TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot 78 ditë të revoltës kundër qeverisë dh...
pamje nga protesta TIRANË- Qytetarë të shumtë janë grumbulluar sërish ditën e sotme në Sheshin “Skë...
Foto ilustruese VLORË- Një sherr mes dy shitësve të biletave për anijet turistike ka përfunduar me përdorimin...
Foto ilustruese ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia italiane në rajonin e Pulias, në kuadër të...
Edi Rama TIRANË- Qeveria hungareze ka nisur një auditim të hollësishëm për të gjitha lidhjet pronësore, finan...
Foto ilustruese TIRANË- Vatrat e zjarrit në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit vijojnë të mbeten aktive edhe...