Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Duke iu përgjigjur pyetjeve të Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë, Merezhko deklaron se argumentet kundër njohjes lidhen kryesisht me frikën se Rusia mund ta përdorë Kosovën si precedent për pushtimin e territoreve ukrainase, me mbështetjen e Serbisë për integritetin territorial të Ukrainës dhe, deri diku, me municionin serb që përfundon në Ukrainë.
Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërparlamentar në Parlamentin ukrainas, Oleksandr Merezhko, thotë se në Ukrainë ka qëndrime të ndryshme për njohjen e Kosovës, por se vendimi përfundimtar i takon presidentit Volodymyr Zelensky.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë, Merezhko deklaron se argumentet kundër njohjes lidhen kryesisht me frikën se Rusia mund ta përdorë Kosovën si precedent për pushtimin e territoreve ukrainase, me mbështetjen e Serbisë për integritetin territorial të Ukrainës dhe, deri diku, me municionin serb që përfundon në Ukrainë.
Megjithatë, ai thotë se personalisht është skeptik ndaj këtyre argumenteve, dhe se njohja e Kosovës nuk do ta shkelte të drejtën ndërkombëtare.
Sipas tij, kjo çështje mund të rikthehet në agjendën politike të Kievit, pas përfundimit të luftës.
Merezhko është deputet i partisë Shërbëtori i Popullit, forca politike e lidhur me presidentin ukrainas, Zelensky.
Gjatë vizitës së parë zyrtare në Beograd, Zelensky tha se shteti i tij s’ka ndryshuar qëndrim sa i përket mosnjohjes së Kosovës, dhe deklaroi se respekton integritetin territorial të Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare.
Kjo deklaratë nxiti reagime, si në Kosovë, ashtu edhe në Ukrainë.
Në Kosovë janë përqendruar te fakti se Prishtina e ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus: e ka dënuar agresionin, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, ka ofruar ndihmë financiare, ka strehuar gazetarë ukrainas dhe ka ofruar trajnime ushtarake.
Radio Evropa e Lirë: Çfarë, konkretisht, mendon Ukraina se do të humbiste nëse do ta njihte Kosovën sot?
Oleksandr Merezhko: Në Ukrainë ka qëndrime të ndryshme për këtë çështje, veçanërisht mes deputetëve të Radës. Megjithatë, vendimi për njohjen ose mosnjohjen e Kosovës i takon presidentit. Është prerogativë e tij.
Ekzistojnë disa argumente kundër njohjes. I pari është se një vendim i tillë mund t’i jepte, në njëfarë mënyre, një argument Rusisë, e cila mban të pushtuar në mënyrë të paligjshme Krimenë dhe pjesë të rajoneve të tjera të Ukrainës.
Argumenti i dytë është se, meqë Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës, edhe Ukraina duhet të mbështesë integritetin territorial të Serbisë.
Argumenti i tretë lidhet me faktin se Serbia u shet municion vendeve të tjera, i cili më pas përfundon në Ukrainë dhe i nevojitet asaj.
Personalisht, jam skeptik ndaj secilit prej këtyre argumenteve, por ky është qëndrimi im personal. Ka gjithashtu argumente në favor të njohjes. Në veçanti, njohja e Kosovës nuk do të përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare, pasi për këtë çështje ekziston edhe opinioni këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Radio Evropa e Lirë: A lidhet qëndrimi i Ukrainës ende kryesisht me Krimenë dhe integritetin territorial, apo ruajtja e marrëdhënieve me Serbinë është bërë po aq e rëndësishme?
Oleksandr Merezhko: Kryesisht lidhet me Krimenë dhe integritetin territorial dhe, ndoshta, edhe me çështjen e municionit.
Megjithatë, sipas mendimit tim, Serbia do të vazhdojë t’u shesë municion vendeve të tjera gjithsesi, sepse përfiton financiarisht nga kjo, dhe për shkak të qëndrimit të Bashkimit Evropian.
Sa u përket marrëdhënieve me Serbinë, fatkeqësisht një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së saj vazhdon të jetë nën ndikimin e propagandës ruse, e cila ende nuk është ndaluar në Serbi. Serbia gjithashtu vazhdon t’i shmanget bashkimit me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.
Problemi është se [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq nuk synon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por në të njëjtën kohë ka nevojë të krijojë para BE-së përshtypjen se nuk është vetëm aleat i [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit, por se ka edhe “marrëdhënie të mira” me Kievin.
Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të duhej të ndryshonte që Kievi ta rishqyrtonte çështjen e njohjes së Kosovës?
Oleksandr Merezhko: Kjo çështje mund të rikthehet në agjendë pas përfundimit të luftës. Shumëçka do të varet nga qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe i vendeve të tij anëtare. Në përgjithësi, jeta politike në Ukrainë është shumë dinamike./REL
pamjet ORIKUM- Banorët në Orikum janë mbledhur këtë të hënë në protestë para Qendrës Administrative...
pamjet TIRANË- Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiran&e...
TIRANË- Një qytetare nga diaspora ka marrë pjesë në protestën e ditës së 72-të, ku ka folur për situat&...
TIRANË- Një studente, duke folur në protestën e 72-të kundër qeverisë, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama. Në f...
Lavdie Nela TIRANË- Lavdie Nela, bashkëshortja e poetit të ekzekutuar Havzi Nela, ka mbajtur një fjalim në protest&...
TIRANË- Pankarta pikante dhe mesazhe të forta kanë shoqëruar protestën e 72-të kundër qeverisë Rama. Një prej pan...
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë në protestën e 72-të radhazi për largimin e Krye...
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Joan Zykos në Korçë, ngjarje për të cilën ësh...
Himarë HIMARË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra zinxhiri komand...
KOSOVË- Misioni i KFOR-it në Kosovë ka bërë të ditur se ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përher...