Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas Ambasadës, Hoxha ka përdorur identitet të rremë dhe ka arritur të sigurojë qëndrim të ligjshëm në SHBA, ndërsa për dekada iu është shmangur autoriteteve.
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas ekstradimit të Sokol Hoxhës, duke theksuar se SHBA-ja nuk do të shërbejë si strehë për personat që keqpërdorin sistemin e imigracionit për t’iu shmangur përgjegjësisë për krime të kryera jashtë vendit. Sipas Ambasadës, Hoxha ka përdorur identitet të rremë dhe ka arritur të sigurojë qëndrim të ligjshëm në SHBA, ndërsa për dekada iu është shmangur autoriteteve.
Identifikimi dhe arrestimi i tij u mundësuan nga bashkëpunimi mes institucioneve amerikane, shqiptare dhe ndërkombëtare, përfshirë Shërbimin e Sigurisë Diplomatike të SHBA-së, ICE, Departamentin e Drejtësisë, INTERPOL-in dhe Policinë e Shtetit. Hoxha ishte dënuar në mungesë për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri në vitin 2000 dhe për një tjetër vrasje në Belgjikë në vitin 2010. Ambasada e SHBA e cilësoi rastin si një shembull të qartë se keqpërdorimi i sistemit të imigracionit nuk mund të përdoret për t’iu shmangur drejtësisë.
Ambasada e SHBA në Tiranë:
Sokol Hoxha mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës së tij. I dënuar në mungesë për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri (2000) dhe për një vrasje tjetër në Belgjikë (2010), Hoxha kaloi dekada duke iu shmangur autoriteteve të zbatimit të ligjit- duke përdorur një identitet të rremë, duke siguruar status ligjor në një tjetër vend europian dhe, përfundimisht, duke përfituar qëndrim të përhershëm të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara nën një emër të rremë.
Kjo ndryshoi falë punës së palodhur të Njësisë së Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS) pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë. Duke bashkëpunuar me Shërbimin e Marshallëve në SHBA, ICE, Departamentin e Drejtësisë, INTERPOL-in dhe Policinë e Shtetit Shqiptar, DSS luajti një rol kyç në identifikimin e saktë të Hoxhës- duke zbuluar një periudhë gati 30-vjeçare fshehjeje të identitetit të tij.
Ky rast është një kujtesë e fuqishme: Shtetet e Bashkuara nuk do të shërbejnë si strehë e sigurt për ata që keqpërdorin sistemin tonë të imigracionit për t’iu shmangur përgjegjësisë për krime të dhunshme të kryera jashtë vendit. DSS është krenare që qëndron përkrah partnerëve tanë vendas dhe ndërkombëtarë në këtë mision./Dosja.al


Viktima GREQI- Një familje në Greqi është përfshirë nga një tragjedi e rëndë pas një aksidenti rrugor n&e...
Foto ilustruse BALDUSHK- Një zjarr ka rënë në zonën e Baldushkut, gjë e cila ka shkaktuar frikë dhe panik tek banorë...
Foto ilustruese SHKODËR- Një 75-vjeçar ka mbetur i plagosur pas është rrëzuar aksidentalisht në një terren të...
Viktimat e aksidentit GREQI- Një aksident i rëndë rrugor në zonën e Serres, në Greqi, ka shkaktuar një tragjedi familjar...
Pamje VLORË- Policia e Vlorës ka zbardhur rrethanat e ngjarjes që ndodhi orët e para të mëngjesit në lagjen 'Lef Sallata...
TIRANË- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 69-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se...
Foto ilustruese TIRANË-Ndryshimet në Kodin Rrugor kanë hyrë në fuqi dhe pritet të sjellin ndëshkime më të ashp...
Kapshticë KAPSHTICË- Pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës kanë shënuar fluks të shtuar lëvizjesh ...
Foto ilustruese TIRANË- Një aksident është regjistruar në rrugën 'Llazi Miho' në Tiranë, ku një 10-vjeç...
Foto ilustruese PUKË- Një parcelë me 130 bimë, të dyshuara Cannabis Sativa është zbuluar në fshatin Arst të Pu...