"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
EMRAT – SKEMA/ Kush janë të arrestuarit në ‘shtëpinë e barit’ në Shkodër, organizatorja nga Mamurrasi punësonte gra për kultivim
Mësohet se në krye të grupit ishte një grua, e cila rekrunte gra të tjera nga Tirana, Fushë Kruja dhe Kamza e i punësonte për të kultivuar kanabis. Ajo është identifikuar si Dorentina Hoxha, 40 vjeçe, banuese në Mamurras.
13 October 2022, 10:10Nga F.M
Foto ilustruese
TIRANË- Dosja.al ka zbardhur emrat e 16 personave të arrestuar në Shkodër, të përfshirë në kultivimin e kanabisit dhe ngritjen e një ‘shtëpie bari’. Mësohet se në krye të grupit ishte një grua, e cila rekrunte gra të tjera nga Tirana, Fushë Kruja dhe Kamza e i punësonte për të kultivuar kanabis. Ajo është identifikuar si Dorentina Hoxha, 40 vjeçe, banuese në Mamurras.
Shtëpia e barit u zbulua një ditë më parë në SHkodër, por sot, Policia dha detaje në lidhje me aktivitetin ilegal. Në kuadër të operacionit që ka marrë emrin “Qarku”, janë sekuestruar 100 kilogramë kanabis që ishin në fazën e tharjes.