Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
ga kqyrja e objektit në ndërtim, rezulton se janë ndërtuar dy kate shtesë në lartësi, pra objekti nuk është me 9 kate mbi tokë, por me 11 kate mbi tokë.
TIRANË- Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë, ka lënë në burg katër ndërtuesit Mirsim Jella, Adriatik Shtembari, Fiqiri Lika dhe Ferdinand Shtëmbari, pasi kishin tejkaluar lejen e ndërtimit një pallat në Rrugën “Llukë Kaçaj”, mbrapa “Spitalit Amerikan 2”, si dhe po kryejnë punime ndërtimore jashtë kushteve të miratuara në projektin përkatës.
Nga dokumentacioni tekniko-ligjor rezulton se leja e ndërtimit për një tjetër pallat ka qenë për 2 kate nën tokë dhe 9 kate mbi tokë. Nga kqyrja e objektit në ndërtim, rezulton se janë ndërtuar dy kate shtesë në lartësi, pra objekti nuk është me 9 kate mbi tokë, por me 11 kate mbi tokë.
Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshm, Tiranë, u dha masa e sigurimit ‘Arrest në burg’ për katër shtetasit M.J., F.L., F.Sh. dhe A.Sh. të dyshuar për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’, parashikaur nga neni 199/a/4 e 25 i Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.3193 datë 08.05.2026, rezultoi se këta shtetas kanë tejkaluar parametrat e lejes së ndërtimit, në një ndërtim në Rrugën “Llukë Kaçaj”, konkretisht mbrapa “Spitalit Amerikan 2”, si dhe po kryejnë punime ndërtimore jashtë kushteve të miratuara në projektin përkatës dhe kanë ushtruar aktivitet në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke tejkaluar parametrat e lejes së ndërtimit dhe duke realizuar shitje në mënyrë informale, me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale.
Nga analiza e rrethanave të faktit dhe kohëzgjatjes së aktivitetit ndërtimor rezulton se objekti në fjalë është ndërtuar përgjatë një periudhe disa vjeçare, gjatë së cilës dyshohet se, pavarësisht faktit që janë kryer punime ndërtimore në kundërshtim me lejen e ndërtimit, shkeljet kanë qenë të vazhdueshme dhe të dukshme në terren. Megjithatë, nuk rezulton të jenë marrë masa administrative apo ndëshkuese nga strukturat përgjegjëse të IMT-së dhe IKMT-së. Në këto kushte krijohet dyshimi i arsyeshëm se punonjës apo funksionarë të strukturave të inspektimit të territorit, të cilët kanë pasur detyrimin ligjor për të kontrolluar, evidentuar dhe ndaluar këto shkelje, nuk kanë vepruar në përputhje me ligjin.
Nga dokumentacioni tekniko-ligjor rezulton se leja e ndërtimit për një tjëtër pallat ka qenë për 2 kate nën tokë dhe 9 kate mbi tokë. Nga kqyrja e objektit në ndërtim, rezulton se janë ndërtuar dy kate shtesë në lartësi, pra objekti nuk është me 9 kate mbi tokë, por me 11 kate mbi tokë. Referuar të dhënave të administruara nga IMT Bashikia Tiranë, janë ndërtuar 2550 m2 më shumë se sa janë parashikuar në lejen e ndërtimit (kati 10 dhe 11) në tejkalim të lejes së ndërtimit.
Nga hetimi dhe të dhënat e siguruara rezulton e provuar se shtetasit M.J., F.L., F. Sh. dhe A. Sh. kanë konsumuar elementët respektive për konfigurimin e veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm” të parashikuar nga neni 199/a/4 e 25 të Kodit Penal.
Ndodhur në këto rrethana, ndaj shtetasve M.J., F.Sh., F.L dhe A.Sh, lind nevoja e caktimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ‘Arrest në burg’, pasi ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për caktimin e masave të sigurimit personal të parashikuara nga nenet 228, 229, 230 të K.Pr.Penale. Konkretisht ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se kanë kryer veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 e 25 të Kodit Penal, nuk ka shkaqe padënueshmërie apo shuarje të veprës penale e të dënimit./Dosja.al
Foto ilustruse KRUJË- Një pikë karburanti është garbitur gjatë natës në Krujë, ku autorët e maskuar kan&e...
Valter Lleshi MIRDITË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Valter Lleshit në fshatin Shkorret, të Mirditës.&...
Foto ilustruse Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR,...
Momenti i përplasjes KSAMIL- Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Ksamil, ku një 20-vjeçar i cili p...
Foto ilustruse TIRANË- Palombarët dhe efektivë të policisë po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 37...
Pamje GJIROKASTRA- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, ku tre automje...
Foto ilustruse TIRANË- Protesta e 17-të rradhazi do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, ku qindra mijëra qytetarë pr...
Pamje VLORA- Një apartament në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia,në qytetin e Vlorës ë...
Ishulli i Sazanit Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që Shqipëria të garantojë sigurinë e sektorëve...
Foto ilustruse Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bashku me efektet e luftës në Iran kanë sjellë lëv...