31 July 2024, 11:17
Nga S.B
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim Elidon Tanci Karaj në Tiranë. Mësohet se Karaj, është dënuar nga Gjykata e Dibrës me burg për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim dhe "Plagosja e lehtë me dashje".
Në vitin 2023 Karaj së bashku me disa persona të tjerë kanë dhunuar brutalisht shefin e policisë bashkiake të Bulqizës E.L, për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Elidon Tanci Karaj
Njoftimi i Policisë:
Falë inteligjencës policore, shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Dibër, lokalizojnë dhe ndalojnë një shtetas me rekorde të shumta kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Dibër, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Lokalizimi".
Si rezultat i këtij operacioni, në Unazë te Re, ditën e djeshme, është lokalizuar dhe ndaluar shtetasi Elidon Tanci Karaj, 26 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim dhe "Plagosja e lehtë me dashje".
26-vjeçari, në vitin 2023, në aksin rrugor Bulqizë- Shupenzë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin shtetasin E. L.
arrestim dhune bulqize
Aktualitet
31 July 2024, 11:14
I.A
Pajtime Fetahu
ELBASAN- SPAK ka ekzekutuar 2 urdhëra-arreste të dhënë nga GJKKO nga aksioni në tre qytete në vend. M&eum...
Aktualitet
31 July 2024, 11:07
r.ll
kreshnik bajraktari
DURRËS- Kreshnik Bajraktari është emëruar drejtor i ri i Portit të Durrësit. Bajraktari është p...
Aktualitet
31 July 2024, 11:04
I.A
Nuredin Dumani
TIRANË- Dosja.al, ka mësuar detaje në lidhje me operacionin e SPAK të nisur gjatë natës së kaluar n...
Aktualitet
31 July 2024, 10:41
r.ll
hektor xhecuka
TIRANË- Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka është në kërkim nga policia e Tiranës pasi akuzohet p&...
Aktualitet
31 July 2024, 10:44
N.F
Protesta
KORÇË- Fermerët e fushës së Korçës ditën e sotme kanë nisur protestat e tyre. Protesta e tyre vje...
Aktualitet
31 July 2024, 10:42
I.A
SPAK
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...
Aktualitet
31 July 2024, 10:41
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Arrestohen katër persona në Durrës. Mësohet se G.B 36 vjeç dhe V.P 37 vjeç, kanë u...
Aktualitet
31 July 2024, 10:34
S.B
foto ilustruese
SKRAPAR- Procedohet i lirë një 45-vjeçar nga Çorovoda. Mësohet se E.R 45 vjeç, ndezi zjarr në...
Aktualitet
31 July 2024, 10:30
S.B
foto ilustruese
BERAT- Arrestohen tre persona dhe procedohet një tjetër në Berat. Bëhet me dije se është arrestuar 45-vj...
Aktualitet
31 July 2024, 10:20
r.ll
spak
TIRANË- Prokuroria e Posaçme po zhvillon një operacion në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Operacioni vjen pasi Gjykata e P...