Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mësohet se, i dënuari Blerim Hajdarmataj, i cili përdorte edhe identitetet rreme Ben Matka dhe Rinor Hajdarmataj, u lokalizua në korrik të këtij viti në Rayleigh, Essex.
ANGLI – Një 35-vjeçar shqiptar i dënuar për përdhunimin e një vajze 18-vjeçare është rikthyer në qeli në Mbretërinë e Bashkuar, pasi autoritetet zbuluan se ai kishte thyer urdhrin e dëbimit dhe jetonte sërish atje në mënyrë të paligjshme. Mësohet se, i dënuari Blerim Hajdarmataj, i cili përdorte edhe identitetet rreme Ben Matka dhe Rinor Hajdarmataj, u lokalizua në korrik të këtij viti në Rayleigh, Essex.
Ai u paraqit këtë të mërkurë përpara Gjykatës së Kurorës në Basildon, ku u deklarua fajtor për hyrje të paligjshme në territorin britanik si dhe për shkeljen e detyrimeve të njoftimit për personat e regjistruar si shkelës seksualë.
Ngjarja e rëndë për të cilën ai u dënua daton në shtator të vitit 2014, kur Hajdarmataj punonte si pastrues. Gazetari Muhamed Veliu raporton se, Hajdarmataj u takua me një 18-vjeçare në një lokal në Chelmsford dhe e ftoi në banesën e tij.
Edhe pse e reja fillimisht refuzoi, mëngjesin e ardhshëm ajo u zgjua në shtratin e tij pa rroba, me marramendje dhe me dëmtime të shumta fizike, përfshirë gërvishtje, mavijosje e shenja kafshimi. Pasi arriti të largohej dhe të kërkonte ndihmë nga një makinë rastësore ndërsa Hajdarmataj e ndiqte pas, policia nisi hetimet dhe e akuzoi atë për përdhunim.
Në vitin 2016, gjatë procesit gjyqësor, ai u arratis por u dënua në mungesë, por pasi u lokalizua në Kosovë , ai u ekstradua në Britani përmes një Urdhër Arresti Evropian. Në atë kohë, policia britanike e cilësoi sjelljen e tij si "të tmerrshme dhe të neveritshme", duke dënuar veçanërisht arratisjen që i shkaktoi viktimës trauma të mëtejshme.
Pasi kreu dënimin, ai u dëbua nga Britania e Madhe në vitin 2019 me urdhër të prerë që i ndalonte rikthimin. Megjithatë, ai arriti të futej sërish fshehurazi në vend pa njoftuar autoritetet mbi vendndodhjen e tij.
Gjykatësi Richard Conley e dënoi atë me 16 muaj burg për shkeljen e detyrimeve si shkelës seksual i regjistruar, si dhe me 12 muaj burg për hyrje të paligjshme në vend (dënime që do të vuhen njëkohësisht). Pas përfundimit të këtij dënimi, autoritetet e emigracionit pritet të ndërmarrin procedurat për dëbimin e tij të sërishëm./Dosja.al
Morinë KUKËS- Ditët e fundit të muajit gusht kanë sjellë një dyndje të re automjetesh nga Kosova drejt Shqip&e...
Foto ilustruse PUKA- Detaje të reja kanë dalë pas të shtënave më armë të cilat u raportuan pak minuta më ...
Foto ilustruse PUKA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një zonë të thellë të Pukë...
Pamje VLORA- Një zjarr ka rënë në Malin e Çikës, ndërsa i është afruar fshatit turistik të Dh&eum...
Pamje TIRANA- Protesuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër ...
Inspektorati Shtetëror i Punës TIRANA- Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka rënë pre e n...
Aktivisti TIRANA- Një aktivist ka deklaruar ditën e sotme se në shtator do të ketë më shumë pjesëmarrje n&eum...
Aktivisti TIRANA- Një prej aktivistëve u bëri thirrje protestuesve të ruajnë bashkimin dhe të vijojnë rezistenc&eum...
Qytetari TIRANA- Një qytetar tha se kryeministri i vendit Edi Rama, duhet të japë dorëheqjen pa negociata. Gjatë fjalës ...
Aktivisti TIRANA- Qytetarët kanë përsëritur kërkesat e tyre në ditën e 84-të të protestës. Gjatë fja...