16 November 2024, 14:08
Nga M.B
Foto ilustruese
GRAMSH- 58-vjeçari Luan Taragjini është arrestuar në Gramsh pasi rezulton i dënuar me 10 vjet burgim për tentativë vrasjeje. Në shtator të vitit 2017, Luan Taragjini ka tentuar të vrasë me armë gjahu një person në fshatin Lenie.
Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit e Tiranës, me vendimin e datës 21 tetor 2024, e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”, për kapjen e një shtetasi në kërkim kombëtar. I dënuar me 10 vjet burgim për tentativë vrasjeje, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari.
Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Forcës Operacionale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Gramsh shtetasin Luan Taragjini, 58 vjeç, banues në fshatin Grabovë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 21.10.2024, e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.
Shtetasi Luan Taragjini, në shtator të vitit 2017, në fshatin Lenie, ka tentuar të vrasë me armë gjahu shtetasin L. T. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
luan taragjini
Aktualitet
16 November 2024, 13:42
ZH.LL
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar persona në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të...
Aktualitet
16 November 2024, 13:36
M.B
Flamur Rraja
NIKËL- Vëllai i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, Flamur Rrajën, mësohet se është vënë në p...
Aktualitet
16 November 2024, 13:26
M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- Mbi 8 persona raportohet se janë të arrestuar nga operacioni antidrogë në Tiranë dhe disa rrethe. ...
Aktualitet
16 November 2024, 13:05
M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- Vijojnë të zbardhen të tjera detaje lidhur me operacionin antidrogë të nisur pasditen e djeshme n...
Aktualitet
16 November 2024, 12:40
M.B
Objektet e sekuestruara
FIER- 37-vjeçari Joni (Ervin) Muçaj është arrestuar në Fier ndërsa babai i tij ësh...
Aktualitet
16 November 2024, 12:40
ZH.LL
Konferenca
PRISHTINË- Anëtarësimi i Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA përbën një prioritet kombët...
Aktualitet
16 November 2024, 12:12
M.B
Avokati
KORÇA- Avokati i mësuesit Bledar Duro, Kristian Koçibelli ka deklaruar pas masës së dhënë nga gjyk...
Aktualitet
16 November 2024, 11:54
ZH.LL
Bledian Duro
KORÇË- Gjykata e Korçë ka lënë në burg mësuesin 41-vjeçar, Bledar Duro i cili akuzohet...
Aktualitet
16 November 2024, 11:37
ZH.LL
operacioni antidrogë në "Kodra e Diellit 2"
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë i SPAK në...
Aktualitet
16 November 2024, 11:22
ZH.LL
Foto ilustruese
TIRANË- Një 71-vjeçar me iniciale R. P., është gjetur nga familjarët pa shenja jete në banesën e ...