3 October 2024, 09:46
Nga E. D

GREQI- Një person i shumëkërkuar me tre akuza nga autoritetet shqiptare, është arrestuar në Greqi mbrëmjen e djeshme. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në lagjen “Menidi” të Athinës, kur skuadra “DIAS” e policisë greke, gjatë patrullimit me këmbë, ka pikasur dy persona të dyshuar pranë një parku në kryqëzimin e rrugëve “Mposda” dhe “Varela”.
Gjithashtu dy të dyshuarit nuk i janë bindur policisë, por kanë hedhur disa qese në tokë dhe janë larguar me vrap. Gjatë ndjekjes është arritur të kapet vetëm njëri prej tyre dhe të shoqërohet në Komisariat. Gjatë kontrollit të qeseve, brenda tyre janë gjetur dhe sekuestruar 2 granata të llojit F1, 2 mekanizma ndezës, 1 kuti me 49 fishekë të kalibrit 9 mm.
Ndërkohë janë gjetur dhe sekuestruar 1 fishek i kalibrit 0.38 mm dhe 8 fishekë të kalibrit 7.62X25 mm, të cilat i dyshuari i hodhi gjatë ndjekjes deri në vendin ku u arrestua. Nga verifikimi i të dyshuarit, rezultoi se identiteti i tij është Ermal Meko, 37 vjeç nga Berati. Ndaj tij rezulton urdhër arresti nga autoritetet shqiptare për vrasje, grabitje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Policia greke vijon hetimet për identifikimin e të dyshuarit të dytë si dhe arsyeve pse mbanin municionin luftarak me vete.
policia greke ermal meko
Aktualitet
3 October 2024, 09:38
I.A
Perplasja
TIRANË- Deputetët opoztiarë janë përplasur ditën e sotme me kolegët e mazhorancës në hyrje t&eu...
Aktualitet
3 October 2024, 09:25
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Një pikë karburanit është grabitur gjatë natës në periferi të Tiranës. Ndër...
Aktualitet
3 October 2024, 09:16
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Një 42-vjeçar ka rënë nga një lartësi në rrugën "Mine Peza" ku ishte duke punu...
Aktualitet
3 October 2024, 09:12
E. D
fotot ilustruese
KRUJË- Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Krujë. Policia bën të...
Aktualitet
3 October 2024, 09:02
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Katër persona janë arretuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Mësohet se në pra...
Aktualitet
3 October 2024, 08:10
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Tranzicioni demografik dhe ndryshimi i stilit të jetesës e ka transformuar familjen shqiptare si në strukturë, ...
Aktualitet
3 October 2024, 07:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e enjte vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrues...
Aktualitet
2 October 2024, 22:56
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Arlinda Muja nga Shoqata e Mikrokredive Shqiptare ka folur sonte për kreditë konsumatore dhe mënyrën si fu...
Aktualitet
2 October 2024, 22:24
r.ll
vendi ku fshihenin pajisjet
TIRANË- Mes sendeve të ndryshme të dyshimta, skanerat e qendrës tranzit kanë arritur të zbulojn&e...
Aktualitet
2 October 2024, 22:18
r.ll
fotoja e sendeve
TIRANË- Fotoja i përket një arme zjarri automatike të zbuluar nga skanerat në tentativë trafikimit p&eu...