LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRI/ SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë gjyqësore, ja akuzat që rëndojnë ndaj tij

Mësohet se, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 49/3/1 të vitit 2026, në ngarkim të pandehurit, Igli Haxhiaj.

7 May 2026, 12:04 Nga D.S

EMRI/ SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë

TIRANË- SPAK ka dërguar për gjykim ish-oficerin e policisë gjyqësore për shpërdorim detyre, nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion.

Mësohet se, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 49/3/1 të vitit 2026, në ngarkim të pandehurit, Igli Haxhiaj.

SPAK bën me dije se, hetimet kanë zbuluar veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, që ka pasur si qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Njoftimi i SPAK:

"I pandehuri është hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” që prej datës 27.11.2025, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Shpërdorim i detyrës”, “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga nenet 248, 295/a, paragrafi (3) dhe 319/ç i Kodit Penal.

Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimeve 49/3 të vitit viti 2023 (nr.49 viti 2019) dhe nr.29 viti 2024, që lidhen me veprat penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 283/a, 287, 333/a/2, 334/1, 248, 295/a, paragrafi (3) dhe 319/ç të Kodit Penal.

Këto procedime penale janë hetuar në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës. Në Shqipëri, hetimet paraprake për procedimin penal nr.49/3 të viti 2023 (nr.49 viti 2019) janë zhvilluar në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Hetimet e përbashkëta kanë zbuluar veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, që ka pasur si qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Grupi i strukturuar kriminal operonte nga territori shqiptar dhe me degëzime në territorin italian, duke importuar lëndë narkotike drejtpërdrejtë nga Amerika e Jugut dhe përmes rrugëve tregtare, duke hyrë në portet kryesore të Europës Veriore për ta transportuar më pas në Itali në rrugë tokësore, të fshehur në automjete të rënda.

Ndërsa hetimet paraprake të zhvilluara për procedimin penal nr.49 viti 2019 të Prokurorisë së Posaçme në kohën kur kanë ndodhur faktet penale kanë qënë të karakterit “sekret hetimor”, bazuar në nenin 279/1 të Kodit të Procedurës Penale.

Faktet penale në ngarkim të të pandehurit Igli Haxhiaj:

1. Gjatë fazës së hetimeve paraprake të procedimit penal nr.49 të vitit 2019, është vendosur lejimi i përgjimit të bisedave dhe komunikimeve telefonike për disa nga të dyshuarit e grupit kriminal si edhe i bisedave ambientale në dy automjete në përdorim të një prej anëtareve të grupit kriminal (D.M.).

Për instalimin dhe realizimin e përgjimeve ambientale në dy automjetet e përmendur më sipër si edhe vëzhgimeve apo përgjimeve në vende publike të subjekteve të tjera të këtij procedimi penal është ngarkuar policia gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

Në këtë fazë të hetimeve paraprake, i pandehuri Igli Haxhiaj në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka qënë pjesë e grupit të hetimit që ka kryer përgjimin dhe vëzhgimin e fshehtë të subjekteve të këtij procedimi penal, duke kryer veprime vëzhgimi ndaj shtetasit D.M. dhe automjeteve në përdorim prej tij.

Nga hetimet paraprake është provuar se i pandehuri Igli Haxhiaj i ka zbuluar shtetasit D.M. faktin se ky i fundit ka qenë objekt i hetimeve të këtij procedimi penal si edhe i veprimeve që lidhen me përgjimin telefonik dhe vëzhgimin në vende publike. Ai gjithashtu i ka dhënë shtetasit D.M të dhëna dhe i ka zbuluar përmbajtjen e akteve që përbëjnë “sekret hetimor”. Në këto rrethana, provohet se i pandehuri Igli Haxhiaj ka kryer veprën penale “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete”, e parashikuar nga neni 295/a, paragrafi (3) i Kodit Penal.

2. I pandehuri Igli Haxhiaj i ka kryer veprimet e mësipërme të zbulimit të të dhënave dhe përmbajtjes së akteve procedurale që përbëjnë “sekret hetimor”, në këmbim të kërkimit dhe marrjes së përfitimeve monetare të parregullta. I pandehuri Haxhiaj ka komunikuar përmes paltformës së enkriptuar SKY ECC me shtetasin D.M., i cili konsiderohet si një nga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, duke i ofruar atij informacion që lidhet me veprimet hetimore që po kryeshin në atë moment, ndaj këtij shtetasi. Nga këto biseda provohet qartë fakti se i pandehuri Igli Haxhiaj e ofronte informacionin në këmbim të përfitimeve monetare, konkretisht të shumës prej 15.000 euro.

Në këto rrethana, provohet se ka kryer veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

3. Nga hetimet e kryera dhe nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara nga i pandehuri Igli Haxhiaj përmes aplikacionit SkyECC me persona të tjerë, provohet fakti se në shumë komunikime dhe biseda ai flet për tregtimin e lëndëve narkotike dhe shkëmben biseda për llojin e lëndës narkotike, çmimet apo lidhur me veprimet për blerjen dhe shitjen e saj.

Në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në momentin kur është njohur me faktet dhe rrethanat që lidheshin me shitjen, transportimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike gjatë bisedave të kryera me persona të tjerë në aplikacionin SkyECC, Igli Haxhiaj ka pasur detyrimin ligjor të kryente veprimet procedurale për të hetuar veprat penale dhe autorët e tyre si dhe të informonte me shkrim prokurorin kompetent mbi elementët thelbësore të faktit, me qëllim rregjistrimin e procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Mosveprimet e mësipërme bien në kundërshtim me nenet 30 dhe 293 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenet 17 dhe 85 të ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”. Këto mosveprime përbëjnë moskryerje të rregullt të detyrës, pasi legjislacioni ngarkon me përgjegjësi individuale punonjësin e policisë për çdo veprim apo mosveprim në kundërshtim me ligjin gjatë ushtrimit të funksioneve të tij.

Në rrethanat e mësipërme, provohet se i pandehuri Igli Haxhiaj ka kryer veprën penale “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.",njofton SPAK./Dosja.al

spak igli haxhiaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin