LIVE UPDATES
Aktualitet

Engjëllushe Morina: Së pari siguria në Kosovë, pastaj dialogu me Serbinë

Diplomatë perëndimorë pritet të qëndrojnë në Prishtinë dhe Beograd në fundjavë, në përpjekje, siç është thënë, për ta shpëtuar dialogun mes dy vendeve.

20 October 2023, 17:02 Nga I.A
Engjëllushe Morina: Së pari siguria në Kosovë, pastaj
Engjëllushe Morina

KOSOVË- “Procesi i dialogut [me Serbinë] do t’i sjellë Kosovës shumë të mira nëse do të ketë sukses, por mendoj se fokusi, për momentin, duhet të jetë në situatën e sigurisë në Kosovë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Engjëllushe Morina, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë.

Diplomatë perëndimorë pritet të qëndrojnë në Prishtinë dhe Beograd në fundjavë, në përpjekje, siç është thënë, për ta shpëtuar dialogun mes dy vendeve. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë takuar për herë të fundit më 14 shtator, dhjetë ditë përpara një sulmi kundër policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një rreshter.

Morina thotë ky sulm ka qenë “një alarm për të gjithë se sa e brishtë është situata e sigurisë jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në rajon”.

Sipas saj, kjo ngjarje do vëmendje më të fokusuar në mënyrë që të mos përsëritet. Nga vizitat e diplomatëve perëndimorë, ajo pret shtytje për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Radio Evropa e Lirë: Zonja Morina, përfaqësues të shteteve të Quint-it, bashkë me përfaqësues të Bashkimit Evropian, do të qëndrojnë në fundjavë në Kosovë dhe Serbi, për të bërë përpjekje, siç kanë thënë ata, për ta shpëtuar dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. A mendoni se ky dialog është në rrezik?

Engjëllushe Morina: Mendoj se edhe para ngjarjeve të datës 24 shtator, dialogu nuk është se ka shkuar në një rrugë të mbarë, ose në një rrugë që çon kah suksesi. Më 14 shtator, në Bruksel, ka qenë takimi i fundit i nivelit të lartë dhe e kemi parë nga mediat se ky takim nuk ka shkuar fare mirë. Ka qenë një dështim komplet, sepse palët nuk janë pajtuar, kanë mbetur në anë të kundërta.

Pala e Kosovës, po ashtu, ka pasur shumë ankesa në drejtim të ndërmjetësit [evropian] Mirosllav Lajçak, [të cilin e ka akuzuar për anshmëri]. Pra, edhe sikur të mos ndodhte 24 shtatori, në Bruksel dolën në pah probleme të shumta pas 14 shtatorit.

Natyrisht, procesi i dialogut do t’i sjellë Kosovës shumë të mira nëse do të ketë sukses, por mendoj se fokusi, për momentin, duhet të jetë në situatën e sigurisë në Kosovë, sidomos në pjesën veriore. Pastaj, pasi të vihen disa parametra në vend, të diskutohet edhe për uljen në tavolinë. Pa e sqaruar situatën e sigurisë në veri të Kosovës, është vështirë të paramendohet suksesi në dialog.

Radio Evropa e Lirë: Do t’i kthehemi pas pak 24 shtatorit... Por, çfarë prisni nga vizita e “pesëshes” në Kosovë dhe Serbi? Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se dy vendeve do t’u prezantohen “propozime interesante”.

Engjëllushe Morina: Nëse nisemi prej deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd, “propozimi interesant” mund të kuptohet në disa mënyra. Interesant për Serbinë, interesant për Kosovën, interesant për Bashkimin Evropian? Nuk është e qartë se çfarë propozimesh do të sjellin. Por, nga sa kam mundur të kuptoj, do të ketë pak a shumë një shtytje për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Radio Evropa e Lirë: Autoritetet në Kosovë, megjithatë, këmbëngulin se nuk do t’u kthehen bisedimeve me Serbinë, derisa, siç thonë, Serbia nuk ndëshkohet për sulmin në Banjskë. Ju, si mendoni, nën çfarë kushtesh do t’i kthehej Kosova dialogut?

Engjëllushe Morina: Unë mendoj se është me rëndësi për të gjithë - për Kosovën, për Serbinë, për qytetarët e veriut, qofshin serbë, shqiptarë, boshnjakë apo të tjerë - që të zbulohen të gjitha faktet, të gjitha të dhënat se çfarë ka ndodhur më 24 shtator. Unë mendoj se të gjithë të përfshirët, edhe Bashkimi Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara, kanë interes që situatat e tilla të mos përsëriten. Sidomos banorët e veriut e kanë një interes shumë të madh që ky lloj i situatës të mos përsëritet.

Për të pasur një konfidencë që kjo situatë nuk përsëritet, duhet të shikohet dhe kuptohet me kujdes se çfarë ka ndodhur. Pastaj, duhet të merren masa. Ka kaluar gati një muaj dhe ende zhargitet kuptimi i përbashkët i kësaj. Dëgjojmë shpesh prej shteteve të Bashkimit Evropian se duhet ta kuptojmë në tërësi se çfarë ka ndodhur. Unë mendoj se duhet ta kuptojmë së shpejti se çfarë ka ndodhur, e jo ndoshta pas një viti, sepse shumë zhvillime varen prej të kuptuarit se çfarë ka ndodhur më 24 shtator.

Radio Evropa e Lirë: Kosova i ka shtuar thirrjet për përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialog, duke i fajësuar ndërmjetësit evropianë për anshmëri. A mendoni se ka gjasa që SHBA-ja të angazhohet më shumë në këtë proces?

Engjëllushe Morina: Nuk është ide e pamatur nëse Shtetet e Bashkuara përfshihen më shumë. Unë nuk shoh mungesë të përfshirjes së tyre. Përfaqësuesit e SHBA-së janë zakonisht prezentë në të gjitha takimet që mbahen mes Kosovës dhe Serbisë, në takimet bilaterale që i organizon i dërguari i posaçëm [i BE-së për dialogun], Lajçak. Domethënë, nuk është se ka mungesë të prezencës së tyre.

Po ashtu, Shtetet e Bashkuara nuk është se kanë interes të zbehur kur është fjala për stabilitetin politik në Ballkanin Perëndimor. Por, ndoshta duhet të kërkohet që qasja e tyre të ndryshojë.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mendoni me ndryshimin e qasjes?

Engjëllushe Morina: Pikësëpari, mendoj se gjithë procesi i dialogut Kosovë-Serbi duhet të kalojë në një nivel tjetër të rëndësisë. Në rregull që kemi përfaqësues specialë. Por, sidomos në SHBA, mendoj se rëndësia e procesit [të dialogut] do të rritej, nëse do të përfshiheshin personalitete të tjera, ose pozita të tjera, si ajo e ndihmësit të sekretarit të Shtetit për Evropën. James O’Brien. Ai është një personalitet që e njeh shumë mirë Ballkanin.

Radio Evropa e Lirë: Para sulmit në Banjskë, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja kanë inkurajuar Kosovën që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. A mendoni se duhet vazhduar në këtë drejtim?

Engjëllushe Morina: Kosova, në fakt, e ka pranuar pikën 7 të Propozimit Evropian [Marrëveshjes së Ohrit] që ka të bëjë më vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë. Pra, pikëpyetje se a e pranon Kosova apo jo, nuk ka. Pala kosovare është ofruar disa herë edhe ta nënshkruajë Planin Evropian.

Por, në lidhje me Asociacionin, mendoj se ka nevojë për ndryshime, sidomos kur merret parasysh vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i vitit 2015. Domethënë, duhet të merret shumë seriozisht, sepse nëse e kemi edhe një plan që do të kontestohet prej Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, atëherë ai nuk do të ketë sukses në themelimin e ndonjë mekanizmi për vetëmenaxhimin e komunitetit serb.

Ky presioni që bëhet vetëm për themelimin e Asociacionit dhe të gjitha gjërat tjera lihen anash - marrë parasysh edhe kontekstin e ri të sigurisë dhe kontekstin politik në të cilin gjendet Kosova - mendoj se nuk jep shenja që do të ketë sukses.

Radio Evropa e Lirë: Në dritën e situatës së re të sigurisë që po e përmendni, a mendoni se Asociacioni është prioritet?

Engjëllushe Morina: E thashë edhe më herët që është vështirë të besohet në një sukses të procesit në rrethanat e tanishme, pa u adresuar elementet e sigurisë. Situata e sigurisë në veri nuk ka rëndësi vetëm për institucionet e Kosovës, por edhe për qytetarët e asaj pjese. Atje pritet të ketë zgjedhje lokale së shpejti. Ato nuk do të mund të organizohen pa u adresuar çështjet e sigurisë atje.

Pra, duhet të plotësohen parakushtet përpara se të diskutohet për çfarëdo mekanizmi politik, administrativ për komunitetin serb, ose përpara se të diskutohet për çfarëdo temash politike si pjesë e dialogut.

Radio Evropa e Lirë: Si e vlerësoni ju atë që ka ndodhur më 24 shtator në Banjskë?

Engjëllushe Morina: Unë mendoj se për shumicën e atyre që i përcjellin zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe që e njohin atë pjesë të Kosovës, nuk ka qenë edhe shumë befasi. Befasia e gjithë asaj situate ka qenë fakti që nuk ka zgjatur shumë, sepse ka pasur potencial të ketë pasoja jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin. Duke e pasur parasysh kontekstin e sigurisë në të cilin gjendet Evropa, ky ka qenë ndoshta rreziku më i madh që e ka pasur jo vetëm Kosova më 24 shtator, por edhe rajoni.

Në Serbi ekziston një influencë e konsiderueshme e Rusisë dhe tendencë që të mos ketë paqe dhe stabilitet, andaj besoj se befasia më e madhe ka qenë që nuk ka zgjatur shumë. Për këtë, mendoj se rol kanë luajtur edhe institucionet e sigurisë në Kosovë, por edhe reagimet e shpejta, sidomos në lidhje me ushtrinë [serbe], e cila ishte stacionuar përgjatë kufirit me Kosovën.

Ky ka qenë një alarm për të gjithë se sa e brishtë është situata e sigurisë jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në rajon dhe në kontekstin në të cilin gjendet Evropa. E them prapë që nëse nuk adresohen këto elementet e sigurisë, kam përshtypjen që jo vetëm se nuk do të ketë sukses në dialog, por situata të tilla do të përsëriten me pasoja jo vetëm për Kosovën, por edhe më gjerë.

Radio Evropa e Lirë: Tash për tash nuk ka shenja se Serbia është duke bashkëpunuar me Kosovën në hetimin e sulmit në Banjskë, edhe pse Bashkimi Evropian ia ka kërkuar një gjë të tillë. A mund ta bindë dhe si BE-ja Serbinë?

Engjëllushe Morina: Bashkimi Evropian i ka disa mënyra ose instrumente - jo vetëm BE-ja, por edhe SHBA-ja - të cilat mund të përdoren për një ndikim më të madh në Serbi. Por, deri më tash, nuk kemi parë se janë përdorur këto leva të influencës në raport me Serbinë.

Ka disa teori të ndryshme se, gjoja, Serbia është duke bashkëpunuar në disa aspekte të tjera sa i përket sigurisë, përkatësisht luftës në Ukrainë, andaj është me rëndësi që të trajtohet pak më ndryshe, në mënyrë që ajo të mos bjerë komplet në duart e Rusisë. Mirëpo, kjo qasje nuk është se ka pasur sukses.

Mendoj se është momenti që të përdoren instrumente të ndryshme. Për shembull, Serbia merr shumë ndihmë financiare prej Bashkimit Evropian, por edhe prej SHBA-së. Ato janë një instrument që mund të përdoren për ta bindur Serbinë që të bashkëpunojë në aspektin e sigurisë dhe në aspektin politik, për të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon.

Radio Evropa e Lirë: E përmendët ndikimin rus në Serbi. A mendoni se sulmi në Banjskë mund të lidhet edhe me aktorë të tillë si Rusia? Autoritetet kosovare kanë thënë se janë duke hetuar edhe përfshirjen e mundshme ruse.

Engjëllushe Morina: Nuk është diçka që mund të përjashtohet me lehtësi, por edhe nuk është diçka për të cilën mund të flitet me kompetencë, sepse ende nuk ka dalë komplet në dritë se çfarë ka ndodhur më 24 shtator. Por, një gjë është e qartë: këto lloje situatash, që do të kishin ndoshta pasoja edhe në pjesë të tjera të rajonit, janë diçka që regjimi në Kremlin do të donte t’i shihte më shpesh.

Radio Evropa e Lirë: Edhe një pyetje të fundit, a jeni e shqetësuar se paqëndrueshmëria në veri të Kosovës mund të përshkallëzohet sërish, apo edhe të shndërrohet në një konflikt të armatosur?

Engjëllushe Morina: Absolutisht. Kjo ishte ndoshta edhe pika kryesore, të cilën desha ta forcoj gjatë bisedës sonë. Pra, duhet t’i jepet vëmendje më e fokusuar asaj që ka ndodhur më 24 shtator në atë pjesë të Kosovës dhe të merren masa të ndryshme, në bashkëpunim me trupat e NATO-së në Kosovë, që të mos përsëritet situatë e njëjtë. Pasojat do të ishin shumë të rrezikshme jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin.

Jemi në një situatë ku Kosova dhe rajoni nuk mund të shikohen si të izoluar nga ajo që po ndodh në Evropë, me luftën në Ukrainë, por edhe në anë të tjera të botës. Domethënë, kur shikohet prej një prizmi më të gjerë, duhet të merret shumë seriozisht, jo vetëm zbulimi i fakteve [rreth Banjskës], por edhe masat që kjo të mos ndodhë sërish dhe të mos shndërrohet në një konflikt - siç e thatë edhe ju - të hapur të armatosur, ose në një konflikt më të gjerë të armatosur.

Marrë nga REL

engjëllushe morina tensione në veri të kosovës

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin