LIVE UPDATES
Aktualitet

Epidemia e "të punuarit së tepërmi" është një iluzion i rrezikshëm

Duke filluar me direktivën e punës 48-orëshe të Bashkimit Europian në 2003, shumica e vendeve kanë zbatuar një kohë pune maksimale prej 48 orësh në javë, dhe gjysma kanë zbatuar një maksimum prej 40 orësh.

14 March 2024, 07:13 Nga N.F
Epidemia e "të punuarit së tepërmi" është
Foto ilustruese

TIRANË- Shqetësimi për të punuarit së tepërmi, po sjell pasoja praktike. Duke filluar me direktivën e punës 48-orëshe të Bashkimit Europian në 2003, shumica e vendeve kanë zbatuar një kohë pune maksimale prej 48 orësh në javë, dhe gjysma kanë zbatuar një maksimum prej 40 orësh.

Franca, Italia, Spanja, Belgjika dhe Irlanda, kanë prezantuar të gjitha ligjet për “të drejtën për t’u shkëputur”, duke specifikuar orët kur stafi nuk duhet të merret me emailet. Lëvizja globale, për të kaluar në një javë pune katër-ditore, po merr vrull. Shumë të rinj kinezë, janë aq të shqetësuar për kulturën e punës 996 të vendit të tyre (nga ora 9 deri në 9 të darkës, 6 ditë në javë), saqë kanë filluar një lëvizje “të rrimë shtrirë” ose “tang ping” në kinezisht.

“Ne punonjësit jemi shumë të lodhur. Duhet të shtrihemi.”

Por, a është e vërtetë që punonjësit punojnë shumë orë? Dhe a është vërtet një gjë e keqe të përkushtuarit në punë? Përgjigjet për të dyja këto pyetje, janë shumë më interesante sesa sugjerojnë ‘apostujt’ e të punuarit tepër.

Të dhënat më të mira ekonomike tregojnë se, mesatarisht, njerëzit punojnë më pak orë se kurrë. Orari i punës ka rënë më së shumti në vendet me GDP më të lartë, sepse duhen më pak orë punë, për të fituar një jetesë të kënaqshme. Punët e shtëpisë, janë gjithashtu shumë më efikase falë teknologjisë, që tani përfshin fshesa me korrent dhe kositës bari, që punojnë vetë dhe madje. Shumica e njerëzve kanë rreth 40 orë kohë të lirë në javë.

Ndryshimi qëndron në shpërndarjen e punës dhe jo në sasinë e orëve të punës. Një studim i Harvard Business Review për “punët ekstreme” në 2006, zbuloi se 62% e atyre, që fitojnë shumë, punojnë më shumë se 50 orë në javë, 35% punojnë më shumë se 60 orë dhe 10% punojnë më shumë se 80 orë, dhe nuk ka shumë arsye për të menduar, se jeta është bërë më e lehtë që atëherë. Bankierët e rinj të investimeve, punojnë shpesh 80-120 orë në javë (një shaka shumë e përhapur është se ora 9 deri në 5 e bankierit, shtrihet nga 9 e mëngjesit deri në 5 të mëngjesit të nesërm).

Shtimi i kohës së lirë ka ndodhur për punëtorët e rregullt. Daniel Markovits i Universitetit të Yale, ka llogaritur se në vitin 1940, punëtori tipik në 60% e fundit të të ardhurave, punonte gati katër orë më shumë në javë se punëtori tipik në nivelin 1% e atyre me të ardhura më të larta.

Deri në vitin 2010, ata punonin 12 orë më pak. Për më tepër, një numër në rritje i njerëzve në fund të shoqërisë, duke përfshirë më shumë se 7 milionë burra amerikanë, kanë braktisur fuqinë punëtore, shumë prej tyre e kalojnë kohën e tyre duke parë TV, duke luajtur video lojëra dhe thjesht duke dalë.

As oraret ekstreme të punës nuk janë domosdoshmërisht problem. Elon Musk ka të drejtë kur argumenton se, “nuk mund ta ndryshosh botën me 40 orë në javë”. Suksesi ekstrem zakonisht kërkon përpjekje ekstreme.

Vetë Musk punonte 120 orë në javë, kur po ndërtonte Tesla-n dhe shpesh flinte në zyrë. Honoré de Balzac shkruante rregullisht nga mesnata deri në orën 8 të mëngjesit, i rrethuar nga filxhanë të panumërt kafeje dhe dikur pretendonte, se kishte punuar për 48 orë rresht.

Si kryeministre, Margaret Thatcher ngrihej në orën 5 të mëngjesit çdo mëngjes, bënte një pushim të shkurtër për të gatuar mëngjesin për burrin dhe fëmijët e saj, dhe më pas punonte për pjesën tjetër të ditës. Vitet 1980 do të kishin qenë ndryshe, pa përpjekjen e saj të pamëshirshme dhe zotërimin e frikshëm të detajeve.

Për disa, e gjithë kjo punë mund të jetë një barrë e tmerrshme. Megjithatë, për shumë të tjerë është një kënaqësi: sa më shumë që puna të bëhet një profesion dhe jo një detyrim i përditshëm, aq më shumë njerëzit do të priren të punojnë me orë të gjata, jo sepse janë të detyruar, por sepse duan. Shumica e akademikëve zgjedhin profesionin e tyre, sepse u pëlqen ajo që bëjnë.

E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë për shumë profesionistë, gazetarë, artistë dhe krijues të tjerë. Orët e panumërta, që ata punojnë, shpesh i kalojnë sepse futen në “rrjedhën” e përqendrimit intensiv (një arsye tjetër pse të gjitha ato emaile dhe mesazhe të menjëhershme janë problem).

Sipërmarrësit gjithashtu nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse të punojnë më shumë se rrogëtarët dhe gratë e rregullta. Është në modë të kritikosh Amazon.com Inc. për kulturën ekstreme të punës. Është gjithashtu në modë në disa qarqe, të dënohet kultura e punës së palodhur e Amerikës në krahasim, të themi, me qëndrimin më të qetë të Europës.

Vetëm një kompani e BE-së me vlerë më shumë se 100 miliardë dollarë, SAP AG e Gjermanisë, është themeluar në gjysmëshekullin e kaluar krahasuar me 27 në SHBA, duke përfshirë shumicën e kompanive, që përcaktojnë të ardhmen.

Kjo nuk do të thotë se nuk ka probleme me zakonet e punës. Disa njerëz e kanë të pamundur të shlodhen. Ka një pjesë të vogël të rasteve, veçanërisht praktikantë dhe rekrutë të rinj, që punojnë vetë deri në mbilodhje. Megjithatë, në përgjithësi, problemi është shumë më delikat, sesa sugjerojnë teoricienët e punës së tepërt.

Problemi i “punës së tepërt”, sigurisht që varet nga konteksti. Nuk ka asgjë të keqe, që të rinjtë të punojnë aq orë sa munden, nëse nuk janë të ngarkuar me përgjegjësitë familjare dhe të vendosur të bëjnë emër. Por, një angazhim i ngjashëm në punë, mund të jetë problem nëse do të thotë të neglizhojnë fëmijët.

Nuk ka asgjë të keqe, që një start-up të presë, që punonjësit e tij të rinj të flenë nën tavolina,  për të përmbushur një afat. Por, kompanitë e pjekura, kanë nevojë për një qasje më të qetë, nëse duan të lulëzojnë në planin afatgjatë.

Ajo që duket si “punë e tepërt”, shpesh rezulton të jetë menaxhimi i dobët i punës. Disa punëdhënës bëjnë gabim, duke ngatërruar “angazhimin” me produktivitetin. Punonjësi mesatar i kushton një orë e gjysmë deri në tre orë në ditë, për të pretenduar se punon, ndërsa në fakt nuk është duke punuar.

Disa punëdhënës gjithashtu kërkojnë, që punonjësit e tyre të jenë aktivë në një numër gjithnjë në rritje platformash dhe mediash sociale. Ligji i Parkinsonit, i krijuar në vitin 1955 nga C. Northcote Parkinson, thotë se “puna zgjerohet për të mbushur kohën e disponueshme për përfundimin e saj”. Sot puna zgjerohet, për të mbushur kanalet e disponueshme për shpërndarjen e saj.

Nga ana e tyre, punonjësit bëjnë gabim, duke lënë punën të pushtojë jetën e tyre private, në vend që të vendosin kufij të qartë. Ata shpesh angazhohen në gjysmë pune – duke kontrolluar telefonat gjatë darkës me familjet e tyre, ose duke u marrë me e-mailin, ndërsa shikojnë televizor. Ky problem përkeqësohet, si nga teknologjia e telefonave celularë, ashtu edhe nga puna nga shtëpia.

Teknologjia celulare, krijon atë që është quajtur “paradoksi i autonomisë”: Sa më shumë të vendosim se ku punojmë, aq më shumë përfundojmë duke punuar kudo. “Ne nuk po punojmë nga shtëpia,” thotë Andrew Barnes, bashkëthemeluesi i 4 Day Week Global, “por, po flemë në zyrë”. Ky mjegullim i kufirit midis punës dhe pushimit, do të thotë që ne të gjithë shpesh përjetojmë më të keqen e të dy botëve – as nuk mund të përqendrohemi plotësisht, e as nuk po shlodhemi siç duhet.

Ka shumë mënyra për t’u marrë me këto probleme, nga të bërit një punë më të mirë, duke shkëputur kur ktheheni në shtëpi, deri te të biseduarit me sinqeritet me eprorin tuaj, për anët negative të e-maileve në mesnatë.

Por, le të mos lejojmë, që histeria aktuale për “shqetësimin se po punohet së tepërmi”, të na shpërqendrojë, si shoqëri, nga problemi më i madh i numrit të njerëzve, që braktisin fuqinë punëtore.

Dhe le të mos e përdorim atë, veçanërisht në Europë, si një justifikim tjetër për të krijuar akoma më shumë legjislacion, për sa i përket orëve se sa mund të punojmë. Gjëja e fundit për të cilën kanë nevojë ekonomitë e uritura për rritje, është një tjetër justifikim për të marrë një sy gjumë. 

Marrë nga Monitor

epidemi iluzion pune

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin