LIVE UPDATES
Aktualitet

“Erogen Vaso Brajoviç më ka kërcënuar, më ka bërë si i forte…”/ Zbardhen lidhjen e Ragip Gilës me fisin Lici dhe masakrën e Dobraçit

Grupi hetues beson se në fakt masakra e fundit në Shkodër ka lidhje me luftën tashmë të shpallur në qytet midis disa familjeve të fuqishme të përfshira në krime të ndryshme, që tashmë po kërkojnë të lajnë gjakun midis tyre.

23 September 2025, 20:40 Nga E. D
“Erogen Vaso Brajoviç më ka kërcënuar, më ka
Ragip Gila

SHKODËR- Ragip Gila, autori i masakrës së 8 shtatorit në Shkodër ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë, u përpoq ta mbyllë rrethin dhe ta kufizojë ngjarjen, te një armiqësi personale me Erogen Vaso Brajoviç.

Emisioni “Në Shënjestër” duke iu referuar gjetjeve të grupit hetimor, publikoi të dhëna që e lidhin autorin e krimit me disa familje të fuqishme në Shkodër të përfshira në krime të ndryshme.

Grupi hetues beson se në fakt masakra e fundit në Shkodër ka lidhje me luftën tashmë të shpallur në qytet midis disa familjeve të fuqishme të përfshira në krime të ndryshme, që tashmë po kërkojnë të lajnë gjakun midis tyre.

Njëra nga këto familje, ku u ndalën këto kontrolle, ishte edhe ajo Lici e cila edhe vetë ishte pre e një masakre të konsumuar më 30 Tetor 2024, e njohur si Masakra e Dobraçit.

Ku në një pritë të organizuar mbetën të vrarë Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici, Arlind Bushati si edhe u aksidentua për vdekje një çift i pafajshëm Flutura dhe Bashkim Basha të cilët në këtë moment fatkeq për ta, po udhëtonin me motoçikletë në vendin ku u derdh batareja e plumbave.


Kontrolle u kryen në familjen Lici, konkretisht në atë të motrës së Mustafa Licit, babait të vëllezërve Ibrahim dhe Hamza Lici, ky i fundit i ekzekutuar në masakrën e Dobraçit ku gjatë kontrollit në banesën e Bukurije Licit, policia gjeti 7 armë zjarri, dronë dhe sende të tjera që përdoren për të kryer krime të rënda.

Kontrolle të cilat u ushtruan pas dyshimeve se Ragip Gila, menjëherë pas daljes nga burgu, shihej shpesh në shoqërinë e Lulzim Kullës. dhëndër në familjen Lici.

Edhe ky pre e një atentati me eksploziv të ndodhur në janar të vitit 2018 në qendër të Shkodër.

Atentat që duket se hapi edhe kutinë e pandorës në qytet dhe që u pasua me shumë hakmarrje dhe të vrarë.

Ku midis personave të pyetur lidhur mbi dijeninë e tyre mbi ngjarje ishin edhe familjarë të vetë Ragip Gilës, ndër ta nëna dhe vëllai i tij.

Të cilët edhe këta ishin ndër personat e parë që u morën në pyetje nga grupi hetues.

“Midis personave të pyetur që mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen janë edhe Naziha dhe Ergys Gila, respektivisht nëna dhe vëllai i Ragip Gilës”, thuhet në dosjen hetimore.

Po çfarë u gjet në banesën e motrës së Mustafa Licit dhe kush e përdorte atë banesë? 

Dhe çfarë deklaroi ajo në telefonatën që pati me grupin hetues, menjëherë sapo ata behën në banesën e saj

Si e justifikoi motra e Licve, praninë e shumtë të armëve të zjarrit në banesën e saj?

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases Bukurie Beqiri (Lici) shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar: 

1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatorë elektrikë, një automjet tip ‘Audi’ me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës,  5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop si dhe 5 aparate fotografike. 

Mustafa Lici i cili u tha hetuesve gjatë dëshmisë së tij dhënë në banesë se e motra jetonte prej 5 vitesh jashtë vendit dhe ishte vendosur në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Dhe se ajo shtëpinë e kishte dhënë me qira, dhe për ta bërë të besueshme këtë gjë do u vinte në dispozicion edhe konratën.

Ai madje në prani të oficerëve të policisë u lidh me motrën e  tij me qëllim që këta të fundit të bindeshin se ajo ndodhet jashtë vendit.

Motra e Mustafa Licit që po ashtu pohoi nga ana e saj se banesën në pronësi në lagjen ‘Guerrile’ e ka dhënë me qira në periudha të ndryshme kohore dhe se për këtë disponon kontrata noteriale./Në Shënjestër, BW

ragip gila

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin