Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Rënia e vazhdueshme e Euros që prej tremujorit të parë të këtij viti i ka përshpejtuar ndjeshëm ritmet e rënies vjetore të monedhës europiane.
TIRANË- Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson rënie të mëtejshme këtë javë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 91.4 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave.
Rënia e vazhdueshme e Euros që prej tremujorit të parë të këtij viti i ka përshpejtuar ndjeshëm ritmet e rënies vjetore të monedhës europiane. Që prej fillimit të vitit kalendarik, kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 5.5%, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 5.7%.
Agjentët mendojnë se kursi po vazhdon të bjerë, në inercinë e sezonit veror që ka sjellë flukse të mëdha valutore hyrëse, ndërkohë që kërkesa për valutën europiane paraqitet e dobët.
Zhvlerësimi i monedhës europiane duket se ka nisur ta ulë përdorimin e saj edhe në transaksionet e shitblerjes së aseteve në tregun e brendshëm, si për shembull në tregun e pasurive të paluajtshme. Ndërkohë, edhe depozitat në Euro po rriten me ritme më të ngadalta, duke sugjeruar një lloj rritjeje të preferencës së publikut për t’i mbajtur kursimet në monedhën vendase.
Këta faktorë kanë tendencën të forcojnë më tej tendencat rënëse të kursit të Euros, që, në vija të përgjithshme, po vijojnë prej më shumë se një dekadë, të nxitura nga tendencat e përmirësimit strukturor në pozicionin e jashtëm të ekonomisë shqiptare.
Ky përmirësim afatgjatë mund të shpjegohet me rritjen e të ardhurave nga turizmi dhe zgjerimin e eksportit të shërbimeve, me rritjen e investimeve të huaja direkte, sidomos në pasuri të paluajtshme, por pjesërisht edhe me një rol të konsiderueshëm që perceptohet se luajnë prurjet valutore informale.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë një përmirësim të ndjeshëm të Bilancit të Pagesave edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Për 6-mujorin 2026, deficiti i llogarisë korrente pësoi rënie, me një vlerë totale prej 361 milionë eurosh ose 40.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Deficiti i llogarisë korrente për 6-mujorin ka shënuar njëkohësisht nivelin më të ulët që prej vitit 2018. Ulja e deficitit ka ardhur kryesisht nga rritja e eksporteve të shërbimeve dhe nga remitancat. Bilanci në tregtinë e shërbimeve ishte pozitiv në vlerën e afërsisht 1.79 miliardë eurove, në rritje me 12.9% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Më shumë se gjysma e kontributit në sektorin shërbimeve erdhi nga turizmi, që në 6-mujorin e parë të vitit i solli ekonomisë të ardhura neto në vlerën e 957 milionë eurove, në rritje me 20% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Efekt shtesë në bilancin e përgjithshëm duket të ketë dhënë edhe rritja e fortë e investimeve të huaja direkte. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin e dytë 2026 vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 741 milionë euro, në rritje me 86% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo rritje u ndikua ndjeshëm nga flukse të lidhura me një projekt të rëndësishëm zhvillimi në sektorin e pasurive të paluajtshme. Për të gjithë 6-mujorin e parë, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 1.144 miliardë euro, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjithashtu, një efekt shtesë duket se po ushtron edhe suficiti i bollshëm fiskal, që po ul ofertën e Lekut në treg.
Për 8-mujorin 2026, buxheti ishte në suficit në vlerën e 61.6 miliardë lekëve, në rritje me 52% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor
foto ilustruese TIRANË- Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”, në raportin e saj ...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria është ndër vendet europiane ku kostoja pengon më shumë qytetarët të marrin ...
foto ilustruese TIRANË- Rritja e ofertës së parasë shënoi një rekord të ri historik në muajin korrik, e ndikuar ng...
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë...
Pamjet e publikuara në Opinion MORINË- Shefja e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni u vendos në masën e arrestit shtëpiak mbr&eu...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Ilir Proda ka reaguar i acaruar ndaj uniformave blu që i shkuan për kontroll ditën e sotme n...
TIRANË- Një ditë pasi foli në protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktorja Egla Ceno thotë se ka marr...
pamjet LALZ- Një vatër masive zjarri ka përfshirë pak më herët zonën e Gjirit të Lalzit. Siç shihet dhe...
Elton Qyno TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka komentuar mbrëmjen e sotme urdhër-arrestin e SPAK për kreun e SHISH, Vlora Hyseni. I ftuar n&...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me hetimet e SPAK ndaj biznesmenit Ergys Agasi dhe...