LIVE UPDATES
Aktualitet

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

Një vlerësim i jashtëzakonshëm që e pozicionon tashmë Credins bank si të parën dhe të vetmen bankë në Shqipëri të vlerësuar me këtë çmim për përgjegjësinë korporative, duke i dhënë një tjetër dimesion një rrugëtim shumëvjeçar investimesh, projektesh dhe iniciativash me ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri dhe kominutet.

23 July 2026, 11:19 Nga I.A
Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë
Credins bank

Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026” nga Euromoney, autoriteti më prestigjioz i industrisë financiare globale. Një vlerësim i jashtëzakonshëm që e pozicionon tashmë Credins bank si të parën dhe të vetmen bankë në Shqipëri të vlerësuar me këtë çmim për përgjegjësinë korporative, duke i dhënë një tjetër dimesion një rrugëtim shumëvjeçar investimesh, projektesh dhe iniciativash me ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri dhe kominutet.

Ne nje mbremje gala e zhvilluar në Londër mblodhi drejtues të lartë dhe përfaqësues të bankave dhe institucioneve financiare nga vende të ndryshme të botës, duke e kthyer kete ceremoni në një nga takimet më të rëndësishme të industrisë financiare globale. Mes emrave të mëdhenj, Credins bank përfaqësoi Shqipërinë në Euromoney, ku drejtuesve më të lartë të bankës iu dorëzua çmimi “Best Bank for Corporate Responsibility in Albania 2026”. Një çmim ky që merr një domethënie të veçantë jo vetëm për Credins bank, por edhe për përfaqësimin e Shqipërisë në një arenë të tillë ndërkombëtare.

Pas këtij vlerësimi qëndron një punë e jashtëzakonshme dhe një angazhim i ndërtuar ndër vite. Për gjate nje procesi te gjate disa mujor vleresues, aktiviteti i Credins bank gjatë periudhës 2024–2025 iu nënshtrua një procesi shume intensiv dokumentimi, analizimi dhe prezantimi, duke sjellë në një panoramë të plotë përmasën e investimeve, projekteve, partneriteteve dhe të të gjitha iniciativave të realizuara duke prekur dhe impaktuar shoqerinë në çdo skaj të Shqipërisë. Një proces që shkoi përtej evidentimit të shifrave apo rezultateve, duke dëshmuar kështu jo thjesht një model të konsoliduar suksesi në përgjegjësinë korporative, por duke sjellë një epokë të re të të bërit biznes.

Një model ku suksesi financiar merr një dimension shumë më të madh dhe më human, duke u shndërruar në ndikim real dhe në vlerë të qëndrueshme dhe zhvilluese për shoqërinë shqiptare. Përmes vizionit të drejtuesve dhe aksionarëve të bankës, përgjegjësia korporative, tashmë e konsoliduar ndër vite, është vendosur në zemër të filozofisë së Credins, duke u kthyer në një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit dhe rrugëtimit të saj. Me të njëjtën ambicie me të cilën banka ka zgjeruar praninë dhe rolin e saj në sistemin financiar shqiptar, duke u renditur ndër institucionet më me ndikim në vend, ka zgjeruar edhe hartën e kontributit të saj përmes qindra projekteve dhe nismave sociale në fusha jetike për zhvillimin e vendit. Nga arsimi, shëndetësia, arti dhe kultura, te sporti, mjedisi, teknologjia dhe mbështetja për komunitetet në nevojë, Credins ka
shkuar përtej mbështetjes tradicionale, duke i dhënë një dimension të ri investimit njerëzor dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë dhe komunitetit. Vetëm gjatë vitit 2025, Credins bank realizoi 175 iniciativa në kuadër të përgjegjësisë korporative, të orientuara në linjë me 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) të Kombeve të Bashkuara, duke rritur kështu ndjeshëm kontributin në këtë drejtim dhe njëherazi duke zgjeruar çdo vit e më shumë numrin e përfituesve në të gjithë vendin.

Një angazhim që dëshmon edhe një herë fuqinë dhe seriozitetin e Credins bank në çdo nismë të ndërmarrë. Ky kontribut disa vjecar merr sot një tjetër peshë përmes vlerësimit të Euromoney, një emër simbol i ekselencës vlerësuese në industrinë financiare globale. Prej dekadash, Euromoney është një pikë referimi për industrinë bankare ndërkombëtare, ndërkohë që çmimet e ndryshme që akordon ky institucion konsiderohen ndër vlerësimet më të rëndësishme, duke vendosur kështu
përballë standardeve më të larta institucione financiare nga e gjithe bota.

Vlerësimi nga Euromoney i shtohet një historie të rëndësishme çmimesh që kanë vlerësuar ndër vite angazhimin e Credins bank në përgjegjësinë korporative. Në vitin 2023, banka u shpall fituese e çmimit të parë “SDG Business Pioneers Albania”, në kategorinë e biznesit të madh, në konkursin e organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke u bërë banka e parë që merrte vlerësimin maksimal për kontributin e saj në fushën e përgjegjësisë sociale. Nga vlerësimi i
Kombeve të Bashkuara, tek çmimi prestigjioz i Euromoney në Londër, Credins bank konfirmon kështu edhe një herë pozicionin strategjik dhe vlerën absolute që ajo ka sot në fushën e përgjegjësisë korporative në Shqipëri.“Best Bank for Corporate Responsibility in Albania 2026" është një tjetër moment krenarie në historinë e bankës, por mbi të gjitha një arritje që i jep jehonë përtej kufijve një filozofie të lindur dhe ndërtuar me shumë përkushtim në vendin e vogël ballkanik, Shqipërinë.

credins bank

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin