LIVE UPDATES
Aktualitet

Europa kërkon fajtorin e gabuar për dobësimin e industrisë

Ajo që drejtuesit europianë nënkuptojnë në të vërtetë është se kanë një problem me Kinën, prodhuesit e fuqishëm të së cilës po i tejkalojnë prodhuesit europianë në shumë tregje.

11 July 2026, 07:25 Nga E. D

Europa kërkon fajtorin e gabuar për dobësimin e industrisë

EUROPA- Kudo që të shohësh, drejtuesit europianë po fajësojnë çekuilibrat e ekonomisë globale për vështirësitë e tyre. Emmanuel Macron po përpiqet të përdorë presidencën franceze të G7, grupit të vendeve më të pasura, për të ngritur alarmin.

Friedrich Merz, kancelari i Gjermanisë, ankohet se duhet të konkurrojë me vende që faturojnë në monedha të nënvlerësuara. “Disa vende prodhojnë shumë dhe nuk konsumojnë mjaftueshëm, ndërsa të tjera bëjnë të kundërtën”, ankohet Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian.

Ajo që drejtuesit europianë nënkuptojnë në të vërtetë është se kanë një problem me Kinën, prodhuesit e fuqishëm të së cilës po i tejkalojnë prodhuesit europianë në shumë tregje.

Pjesërisht si rezultat i konkurrencës kineze, Europa po kalon një proces të ngadaltë deindustrializimi: pesha e vlerës së shtuar në sektorin e prodhimit është një pikë përqindjeje më e ulët se në vitin 2018. Për shkak se vendet e punës që humbasin janë kryesisht në industri, veçanërisht në prodhimin e automjeteve, sektorë që tërheqin vëmendje të veçantë nga politikanët, frika nga “goditja e dytë kineze” është bërë politikisht shpërthyese.

Por, duke fajësuar Kinën për problemet e tyre, drejtuesit europianë rrezikojnë të humbasin nga vëmendja dobësitë e krijuara brenda vetë Europës.

Europianët kanë të drejtë kur thonë se ekonomia botërore është e pabalancuar dhe se Kina mban një pjesë të përgjegjësisë. Ajo ka një suficit të madh të llogarisë korrente, pothuajse 4% të PBB-së së saj gjigante, ndonëse disa analistë besojnë se ai është edhe më i lartë. Ekonomia kineze karakterizohet nga një nivel jashtëzakonisht i ulët i konsumit, gjë që shpesh i atribuohet mungesës së një rrjeti të mirë mbrojtjeje sociale për familjet.

Eksportuesit kinezë, ndonëse përballen me konkurrencë të ashpër mes tyre, përfitojnë nga subvencionet dhe nga një monedhë e lirë. Në nivel global, Shtetet e Bashkuara mbajnë pjesën më të madhe të deficitit që përthith suficitin e Kinës, kryesisht si rezultat i huamarrjes së madhe të qeverisë amerikane.

Nga ankesat e Europës mund të krijohet përshtypja se edhe ajo ndodhet në anën e deficitit, me importet që tejkalojnë eksportet. Në fakt, në vitin 2025, Bashkimi Europian regjistroi një suficit të llogarisë korrente prej 1.9% të PBB-së. Në Gjermani, e cila përballet me sfidën më të madhe të deindustrializimit, kjo shifër është më shumë se dyfish.

Me fjalë të tjera, korrigjimi i “pabarazive” nuk do të nënkuptonte më pak importe në Europë. Përkundrazi, mund të nënkuptojë më shumë konsum dhe investime, në një mënyrë që do të forconte euron dhe do të dëmtonte eksportet. Prodhuesit europianë mund të mos përfitonin aspak, edhe nëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina do t’i afronin llogaritë e tyre korrente drejt ekuilibrit, nëse një gjë e tillë do të ndodhte.

Kompanitë do të përballeshin me më pak konkurrencë nga Kina, por me më shumë konkurrencë nga Shtetet e Bashkuara. Ajo që do të fitonin në një marrëdhënie tregtare, do ta humbnin në një tjetër.

Gabimi i Europës buron nga një keqkuptim merkantilist: besimi se suficiti i llogarisë korrente dhe fuqia e sektorit të prodhimit janë e njëjta gjë. Në të vërtetë, llogaria korrente pasqyron balancën midis kursimeve dhe investimeve, dhe një suficit mund të bashkëjetojë me dobësinë industriale.

Brenda Bashkimit Europian nuk ka asnjë lidhje mes llogarisë korrente dhe peshës së sektorit të prodhimit në ekonomi (me përjashtim të Danimarkës dhe Irlandës, statistikat e të cilave ndikohen nga industria farmaceutike dhe, në rastin e Irlandës, edhe nga politika tatimore).

Në vend të kësaj, drejtuesit europianë duhet të pyesin veten se çfarë problemi po përpiqen të zgjidhin. Europa mund të ketë një deficit tregtar dypalësh me Kinën. Por, në rastin e Gjermanisë, sipas Institutit Kiel, një institut kërkimor, vetëm rreth një e treta e humbjes së pjesës së tregut në tregjet e tjera globale mund të shpjegohet nga eksportet kineze.

Pjesa tjetër pasqyron një humbje më të gjerë të konkurrueshmërisë.

Zgjidhja e këtij problemi do të kërkonte uljen e kostove të energjisë, rritjen e fleksibilitetit të tregut të punës, integrimin e tregjeve të kapitalit dhe të shërbimeve, si dhe eliminimin e rregulloreve të papërshtatshme.

Në nivel europian po bëhen disa hapa përpara, por qeveritë kombëtare janë më të interesuara për politika proteksioniste, siç janë tarifat e përgjithshme të Bashkimit Europian ndaj Kinës, të propozuara më herët këtë vit nga këshilltarë të qeverisë franceze. Diskutimi për “pabarazitë globale” i shërben kësaj axhende, ndërsa bën shumë pak për të rritur gjasat, tashmë të vogla, që Shtetet e Bashkuara ose Kina të ndryshojnë kurs.

Mos bëni gabim: do të ishte pozitive nëse Shtetet e Bashkuara do të huazonin më pak dhe konsumatorët kinezë do të shpenzonin më shumë. Ka disa prova që tregojnë se pabarazitë priren të rrisin rrezikun e krizave financiare dhe, pa dyshim, ushqejnë prirjet proteksioniste.

Konkurrenca në treg duhet të perceptohet si e ndershme nga votuesit dhe konsumatorët, ndërsa është e mençur të shmanget krijimi i varësisë nga Kina në hallka kritike të zinxhirëve të furnizimit, ose dominimi i saj i plotë në industrinë e prodhimit të automjeteve.

Megjithatë, Europa duhet të pranojë se ngritja e barrierave tregtare ndaj Kinës vetëm sa e shton nevojën për reforma, pasi diversifikimi larg furnizuesit më të lirë rrit kostot dhe dëmton rritjen ekonomike.

Një ekonomi me madhësinë dhe fazën e zhvillimit të Kinës do të ketë gjithmonë eksporte të konsiderueshme industriale. Nëse europianët duan që industria e tyre të lulëzojë, duhet të përqendrohen jo te përjashtimi i konkurrentëve, por te rregullimi i problemeve brenda ekonomive të tyre./MONITOR

europa

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin