LIVE UPDATES
Aktualitet

Fakte e dokumenta/ Hija e “Iute Credit Albania” në skandalin e mikrokredive

E regjistruar në Shqipëri në gusht të vitit 2014, prej dy estonezëve Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu, me një histori tejet problematike deri në përzënie nga Kosova, “Iute Albania” shfaqet, megjithëse indirekt, në të paktën dy momente kyçe të“aferës së mikrokredive” në Shqipëri.

26 August 2024, 16:57 Nga M.B
Fakte e dokumenta/ Hija e “Iute Credit Albania” në skandalin e
Foto ilustruese

TIRANA- Skandali i mikrokredive ka ekspozuar deri më tani si aktorë tëdorës së parë të paktën dy institucione financiare jo-bankare, “MCA” dhe “Final”, si edhe një dyzinë me përmbarues privatë. Por, prokurorët e çështjes në Prokurorinë e Tiranës besojnë se skandali shkon shumë më thellë dhe përhapja është shumë e gjerë.

Të pyetur për përfshirjen e agjencive të tjera të mikrokreditit në këtë skemë, ata tregohen të rezervuar dhe deklarojnë se “duhen pritur rezultatet e mëtejshme të hetimit”. Megjithatë, në këtë histori shfaqet si “hije” një tjetër agjenci e mikro-kreditit, “Iute-Albania”.

E regjistruar në Shqipëri në gusht të vitit 2014, prej dy estonezëve Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu, me një histori tejet problematike deri në përzënie nga Kosova, “Iute Albania” shfaqet, megjithëse indirekt, në të paktën dy momente kyçe të“aferës së mikrokredive” në Shqipëri.

“Iute” ka qenë (1) pronare e “Final” për një periudhë tërëndësishme kohore të kësaj shoqërie, si edhe (2), dokumenta tëpublikuar në media tregojnë se ajo ka shitur “kredi të këqija” nëmënyrë të dyshimtë tek “MCA”. Këtyre veprimeve të dyshimta u shtohen edhe denoncime, kryesisht në rrjete sociale, për aplikimin nga ana e saj të kredive me interesa shumë të larta, deri në 800 përqind.

Pronare e “Final”

Shoqëria e mikrokreditit, “Final”, e vënë nën sekuestro nga Prokuroria e Tiranës në korrik të vitit 2024, është krijuar në vitin 2008. Gjatë viteve, pronësinë e saj e kanë pasur emra që dikur kanë qenë tejet publikë apo edhe të tjerë biznesmenë të njohur.

Në 17 Prill 2018, ortakët ia shesin të gjithë aksionet e tyre kompanisë së mikrokreditit “Iute Albania”, për një shifër prej 192 milionë lekë të reja. Prej këtij momenti, “Final” ishte e gjitha në pronësi të “Iute Albania”.

Vetëm një vit më vonë, në Maj 2019, “Iute Albania” ia shet tëgjithë aksionet e “Final”, Arben Maksutit, një i arrestuar së fundmi për skandalin e mikrokredive. Shuma në kontratë është 100 milionë lekë të reja.

Pra, brenda një viti, “Iute Albania” e blen dhe e shet kompaninë “Final”, duke dalë me humbje plot 92 milionë lekë të reja.

Një pazar që nuk duket aspak i mirë, aq më tepër për një kompani si “Iute” që duhet të ketë treguar efikasitet në treg, përsa kohë portofoli i saj financiar llogarit miliona e miliona euro.

Bashkëpunimi Iute- MCA

Ndërkohë që merrej me transaksionin e “Final”, shoqëria “Iute Albania” vijonte aktivitetin e saj primar, atë të dhënies sëkredive të shpejta. Duket se, gjatë këtij aktiviteti, “Iute” kishte krijuar një portofol kredish të këqija.

Në një dokument të publikuar së fundmi në media, shihet njëkontratë mes “Iute Albania” dhe “MCA”. Në bazë të këtij dokumenti, “Iute Albania” cedon nga kreditë e këqija që kishte mbledhur në një vlerë totale rreth 500 mijë euro dhe këtëportofol ia shet kompanisë së mikrokreditit, “MCA”, për vetëm 72 mijë euro.

Kontrata mes “Iute Albania” dhe “MCA” është e shoqëruar me listën e rrethj 400 “kreditorëve të këqinj” të Iute, të cilët nga ai moment do të përballeshin me “morsën” e “MCA”-së.

Transaksioni mes dy shoqërive të mikrokreditit është i dyshimtëdhe duket se ka kaluar në heshtje ose symbylltasi nga Banka e Shqipërisë.

Për të kuptuar më mirë, duhen parë kuadri ligjor dhe sqarimet qëka dhënë publikisht Banka e Shqipërisë për çështjen e “blerjes sëkredive të këqija” dhe aktorët që duhet të përfshiheshin në këtë proces.

Në vitin 2015, Banka e Shqipërisë konstatoi se një portofol shumë i madh “kredish të këqija”, të mbledhura ndër vite nëbankat e nivelit të dytë, rrezikonte seriozisht veprimtarinëbankare dhe, rrjedhimisht, edhe ekuilibrat makro-ekonomikë tëvendit.

Për këtë arsye, Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqipërisëmiratuan “Planin Kombëtar për reduktimin e kredive me probleme”.

Bazuar në këtë Plan, Banka e Shqipërisë miratoi në vitin 2016 ndryshimet në një rregullore të mëhershme “Për liçencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga instititucionet financiare jobanka”.

Në bazë të ndryshimeve në Rregullore, tashmë institucioneve financiare të mikrokreditit u lejohen që të blinin kreditë e këqija të bankave të nivelit të dytë dhe, në këtë mënyrë, i lironin ato nga barra e rëndë administrative dhe gjyqësore.

Një sqarim të detajuar për mënyrën e funksionimit dhe “blerjes së kredive të këqija” ka dhënë Banka e Shqipërisë në 8 Maj 2024, pas shpërthimit të skandalit të mikrokredive, e cila u shoqërua më pas me arrestimin e disa personave.

“Niveli i kredive me probleme në atë kohë ishte tepër i lartë, duke e kaluar vlerën 25% të kredisë totale. Ky nivel, në kushtet edhe të kulmimit të pasojave të krizës financiare në Greqi dhe efekteve të saj në sistemin financiar shqiptar, përbënte një skenar tejet të rrezikshëm që mund të thellohej më tej, duke cenuar drejtpërdrejt parametrat kryesorë të shëndetit bankar dhe duke u kthyer në një kërcënim serioz të kursimeve të qytetarëve të depozituara pranë bankave të nivelit të dytë”, thotë ndër të tjera Banka e Shqipërisë në atë sqarim.

Pra, në çdo rast, qëllimi kryesor dhe i vetëm i Bankës sëShqipërisë ishte lejimi i institucioneve të mikrokreditit të blinin kredi të këqija nga bankat e nivelit të dytë për t’i dhënëfrymëmarrje sistemit bankar.

Askund nuk thuhej që shoqëritë e mikrokreditit t’i shisnin njëra-tjetrës kredi të këqija, siç ndodhi në vitin 2021 mes “Iute Albania” dhe “MCA”.

Por, mesa duket, ky boshllëk legjislativ u ka dhënë mundësi dy kompanive institucioneve financiare jo-bankare që të kryejnëtransaksion mes tyre, nën dyshimet për shkelje të ligjshmërisë.

Historia problematike e Iute në Kosovë

Megjithëse veprimtaria e “Iute Albania” në Shqipëri ka kaluar herë pas here në hullitë e dyshimeve mbi paligjshmëri apo abuzim, kjo referuar të paktën raportimeve të herëpashershme mediatike, kompania me pronarë të dukshëm dy estonezët nuk duket se ka pasur ecuri të mirë në shtetin më të ri në botë, nëKosovë.

“Iute Credit” u regjistrua në Kosovë në shhkurt të vitit 2017. Pronarë ishin të njëjtët shtetas estonezë që janë edhe nëShqipëri- Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu.

Në dhjetor të vitit 2019, Banka Qendrore e Kosovës vendosi t’i heqë licensën “Iute Credit Kosovo” dhe “Monego”, e cila gjithashtu kontrollohej nga “Iute”.

Në atë kohë, guvernatori i Bankës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, deklaroi se këto dy instiuticione jo-bankare kanë aplikuar norma shumë herë më të larta në kredi, se sa ato që kishin paraqitur nëplanin e biznesit.

Iute Credit dhe “Monego” kishin paraqitur në planin e biznesit norma efektive interesit, respektivisht 34 dhe 26 për qind. Por, sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore të Kosovës, ato kanë zbatuar norma efektive të interesit nga 80 deri në 236 për qind.

Pas vendimit të Bankës së Kosovës, “Iute Credit” e dërgoi çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Në nëntor të vitit 2022, Banka e Kosovës njoftoi se e kishte fituar çështjen në Arbitrazh.

Për këtë vendim reagoi në atë kohë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti deklaroi se “Kompania mikrofinanciare IuteCredit kishte paditur shtetin e Kosovës në arbitrazh me pretendimin që revokimi i licencës nga Banka Qendrore e Kosovës ishte arbitrar dhe i paligjshëm, pretendime këto që u hodhën poshtë në tërësi nga Tribunali i Arbitrazhit”.

Historia problematike e Iute në Kosovë

Megjithëse veprimtaria e “Iute Albania” në Shqipëri ka kaluar herë pas here në hullitë e dyshimeve mbi paligjshmëri apo abuzim, kjo referuar të paktën raportimeve të herëpashershme mediatike, kompania me pronarë të dukshëm dy estonezët nuk duket se ka pasur ecuri të mirë në shtetin më të ri në botë, nëKosovë.

“Iute Credit” u regjistrua në Kosovë në shhkurt të vitit 2017. Pronarë ishin të njëjtët shtetas estonezë që janë edhe nëShqipëri- Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu.

Në dhjetor të vitit 2019, Banka Qendrore e Kosovës vendosi t’i heqë licensën “Iute Credit Kosovo” dhe “Monego”, e cila gjithashtu kontrollohej nga “Iute”.

Në atë kohë, guvernatori i Bankës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, deklaroi se këto dy instiuticione jo-bankare kanë aplikuar norma shumë herë më të larta në kredi, se sa ato që kishin paraqitur nëplanin e biznesit./ Boldnews.al

mikrokredite

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin