LIVE UPDATES
Aktualitet

Farsa e shërbimit të provës/ Aleksandër Sadikaj në një rast u dënua me kusht, por kreu sërish krim

Megjithatë, kjo nuk është pistë kryesore, por si të gjitha të tjerat. Bëhet fjalë për dyshime pas të cilave agjentët nguten të gjejnë një fije për të shkuar tek vrasësit.

16 June 2022, 16:37 Nga k.m.
Farsa e shërbimit të provës/ Aleksandër Sadikaj në
Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Pistat për eliminimin me shpërthim të Aleksandër Sadikajt, janë të shumta, duke nisur nga konflikte në Greqi në fushën kriminale, përplasje grupesh në Holandë për prishje të kodeve të krimit (grabitje droge të grupeve kriminale). Por megjithatë, ende nuk ka asnjë të dyshuar. Pak ditë pas atentatit mafioz të telekomanduar ndaj 27-vjeçarit nga Memaliaj, i cili njihej ndryshe si “Sancho”, grupet e hetimit kanë bashkuar disa dosje. Këtë e konfirmon për Gazetasi.al një burim pranë sektorit të vrasjeve në Drejtorinë e Tiranës, që ndalet në mënyrë të veçantë tek një hetim i para pak kohësh ndaj të afërmeve të Sadikajt, por që nuk jep më tepër detaje.

Megjithatë, kjo nuk është pistë kryesore, por si të gjitha të tjerat. Bëhet fjalë për dyshime pas të cilave agjentët nguten të gjejnë një fije për të shkuar tek vrasësit. Ndërkohë, Gazetasi.al, iu vendos në dispozicion një nga dosjet, ku për herë të parë, i riu Aleksandër Sadikaj, nga një i panjohur, sapo kishte nisur t’i tregonte muskujt policisë në Tiranë.

Dhe këtë e bëri gjatë ditëlindjes së tij. Në një vendim me numër 879, tregohet se si së bashku me Sadikaj, përfunduan nën akuzë edhe shokët e tij, A.K., A.K., E.S., që të gjithë të hetuar për kundërshtim të forcave të policisë. Të rinjtë në atë kohë kërkuan gjykim të shkurtuar për një ngjarje që ndodhi gjatë ndryshimit të orëve në datë 28 maj 2017, pak orë përpara se në datë 29, i riu të festonte 22-vjetorin e lindjes. Pikërisht, dosja përmend se sherri ndodhi 30 minuta përpara se Aleksandër Sadikaj t’iu frynte qirinjve, pasi dikush njoftoi se në lokalin “Ofiçina” (pranë Komunës së Parisit), kishte zhurmë.

Salla operative njoftoi patrullën, e cila mbërriti aty dhe foli me Aleksandër Sadikajn, që identifikohet jo vetëm si pronari i lokalit në fjalë, por njëherazi edhe si personi që priste ditëlindjen.

“Do ta mbyll lokalin shumë shpejt”, - tha ai, por pikërisht kur kishte hyrë data 29 maj dhe policët u kthyen sërish fiks 2 orë e 30 minuta më vonë, konstatuan se zhurmat vazhdonin.

Dikush kishte telefonuar sërish në sallën operative dhe në komisariatin dixhital dhe në zë dukej i shqetësuar për zhurmën që nuk po e linin të flinte.

“Menjëherë është afruar patrulla dhe është kërkuar mbyllja e lokalit, kurse në brendësi të tij kishte njerëz dhe zhurma të larta. Nga ana e policisë, janë paralajmëruar se po shqetësonin banorët dhe kur një pjesë e tyre janë larguar, Aleksandër Sadikaj ndër ta që ishte pronar, hipi në makinë si pasagjer”.

Por policia, duke parë që po shpërndaheshin klientët, ka qëndruar aty derisa të iknin dhe 5 persona vijonin të ishin në bar.

“Në këtë moment, patrulla 53/24 ka njoftuar për ndihmë patrullën 53, pasi pas pesë minutash aty është rikthyer automjeti ku gjendej pronari së bashku me dy persona të tjerë. Këtij automjeti i është kërkuar dokumentacioni dhe ky person i ka dhënë lejen e qarkullimit policisë. Gjatë bisedës me policinë, është dyshuar se ai kishte konsumuar alkool dhe i është kërkuar policisë rrugore të paraqitej për të kryer testin e alkoolit. Në këtë moment, Aleksandër Sadikaj ka filluar të ofendojë me fjalë fyese oficerët e policisë”,-thotë policia për Gazetasi.al.

Punonjësit e policisë që dëshmojnë në dosjen e hetimit, kujtojnë se reaguan duke nxjerrë prangat.

“Në këtë moment, shtetasi Sadikaj, duke qenë me vetëm një prangë në dorë,  ka goditur me to policin E.V. Gjatë kësaj tentative për të prangosur Aleksandër Sadikajn, kanë ndërhyrë dhunshëm edhe personat e tjerë, njëri ndër ta e ka goditur në organet gjentitale policin me një shufër hekuri. Më pas, ka marrë shufrën dhe e ka qëlluar në kokë dhe është larguar me vrap. Ky person ishte me flokë të dendur dhe trup mesatar. Duke përfituar nga errësira, ai u largua dhe gjithashtu edhe i pandehuri Aleksandër Sadikaj, i ka hipur makinës dhe është larguar së bashku me një person tjetër”.

Policia i identifikoi më pas të gjithë dhunuesit e policisë që iu larguan me pranga në duar dhe pas gjykimit, i riu u dënua me një vit burgim, por nga zbritja e 1 të tretës së dënimit, ai përfitoi vetëm tetë muaj burg.

“Urdhërohet, - tha gjykata në atë kohë, - që i dyshuari të vihet në provë për një periudhë prej 16 muajsh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mos shoqërohet me persona të dënuar”.

Në të vërtetë, këtë dënim nuk e kontrolloi askush. I ndjeri vijoi karrierën e tij, duke kryer gjatë kohës që ishte nën shërbim prove, një ngjarje tjetër, atë të plagosjes së një vlonjati në Sarandë.

Në atë kohë nuk pati asnjë reflektim nga gjykata e këtij rrethi për ta lehtësuar qëndrimin. Ndërkohë, shërbimi i provës nuk kërkoi ndryshim të dënimit, sa kohë ai e kishte nën shërbim prove dhe e shkeli urdhrin e gjykatës./Marrë nga GazetaSI

aleksandër sadikaj vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin