20 July 2023, 09:34
Nga A.B
Kanabis
KRUJË- Finalizohet faza e 30-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.Si rezultat i kësaj faze u asgjësuan 742 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në Malësinë e Krujës. Vihet në pranga një 32-vjeçar si autor i dyshuar i kultivimit të 150 prej tyre, në vendin e quajtur Çinar, dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Krujë/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 30-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kësaj faze u asgjësuan 742 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në Malësinë e Krujës.
Vihet në pranga një 32-vjeçar si autor i dyshuar i kultivimit të 150 prej tyre, në vendin e quajtur Çinar, dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.
Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 17 213 bimë narkotike kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në Malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 30-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në Malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 742 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve u arrestua njëri prej autorëve të dyshuar për kultivimin e 150 bimëve në vendin e quajtur Çinar, shtetasi G. L., 32 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi H. L., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Bura, Nikël.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
territori i paster kruje
Aktualitet
20 July 2023, 09:35
f.i
Studentët e mjekësisë
TIRANË- Një grup studentësh të Universitetit të Mjekësisë po protestojnë ...
Aktualitet
20 July 2023, 08:47
A.B
LEZHË- Pesë persona janë shoqëruar nga Policia pas vrasjes së Nikolin Lekstakajt, i cili u ekzekutua pasditen e së mër...
Aktualitet
20 July 2023, 08:24
A.B
Gjykata
TIRANË- Lokali i cili ndodhet në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë. Policia bën t&e...
Aktualitet
20 July 2023, 08:23
A.B
Gurore
GJIROKASTËR- Procedohet pronari i një guroreje. Ky person, dyshohet se nxirrte gurë pa leje në një gurore në fshatin J...
Aktualitet
20 July 2023, 08:06
A.B
Evis Kushi
TIRANË- Një student i mjekësisë ka treguar një video nga takimi i tyre me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Gjatë e...
Aktualitet
20 July 2023, 07:36
A.B
Nikolin Lekstakaj
LEZHË- Në lidhje me vrasjen që ndodhi një ditë më parë në fshatin Balldre është marr&eu...
Aktualitet
20 July 2023, 07:27
A.B
Moti
TIRANË- Dita e sotme do të shënojë edhe kulmin e valëvë të nxehtit afrikan në territorin shqiptar duke ngjitur...
Aktualitet
19 July 2023, 22:19
pamje nga vendngjarja
LEZHË- Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me ekzekutimin e Nikolin Marku Lekstakaj. Ngjarja ka ndod...
Aktualitet
19 July 2023, 21:48
A.B
Mjeku Kita Sallabanda
TIRANË- Mjeku Kita Sallabanda i cili e ushtron profesionin e tij në Spanjë ka bërë të ditur se shteti k...
Aktualitet
19 July 2023, 21:38
emisioni Now
TIRANË- Një nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Zino Veleshja, i ka kërkuar ‘llogari’ Zv ...