LIVE UPDATES
Aktualitet

“Fillim i ri për mbështetjen e familjes”, Qeveria gjermane, 2.4 miliardë euro për Kontributin Bazë për Fëmijët

Koalicioni qeveritar planifikon shpenzime shtesë prej rreth 2.4 miliardë euro për kontributin bazë për fëmijët nga viti 2025. Kjo u konfirmua nga Ministrja Federale e Familjes Lisa Paus (Të Gjelbrit) dhe Ministri Federal i Financave Christian Lindner (FDP) në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Punës Hubertus Heil (SPD).

29 August 2023, 09:11 Nga A.B

“Fillim i ri për mbështetjen e familjes”, Qeveria

Qeveria gjermane flet për një “fillim të ri për mbështetjen e familjes”: është arritur një marrëveshje për Kontributin Bazë për Fëmijët. Nga viti 2025 është planifikuar një shpenzim shtesë prej 2.4 miliardë eurosh.

Koalicioni qeveritar planifikon shpenzime shtesë prej rreth 2.4 miliardë euro për kontributin bazë për fëmijët nga viti 2025. Kjo u konfirmua nga Ministrja Federale e Familjes Lisa Paus (Të Gjelbrit) dhe Ministri Federal i Financave Christian Lindner (FDP) në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Punës Hubertus Heil (SPD).

Planet janë përcaktuar në një dokument, në të cilin qeveria federale flet për një “fillim të ri për mbështetjen e familjes”.

Ndihmat e ndryshme financiare nga shteti do të grupohen së bashku në një përfitim të vetëm mbështetës. Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë do të përfitonin nga siguria bazë e fëmijëve”, të drejtat e tyre mund të pretendohen “pa pengesa burokratike”.

Kontributi bazë për fëmijët përbëhet nga një “shumë garancie për fëmijët” e pavarur nga të ardhurat (e njohur deri tani si përfitimi i fëmijëve) dhe një “shumë shtesë për fëmijët” në varësi të moshës dhe të ardhurave.

Nga kjo pritet të përfitojnë edhe fëmijët, prindërit e të cilëve marrin Kompensimin për Qytetarin ose ndihmë sociale. Fëmijët që nuk janë më në moshë minorene mund të marrin vetë shumën e garantuar.

“Përshtatja e nevojave me realitetin e jetës”
Megjithatë, shpenzimet pritet të vazhdojnë të rriten edhe më pas, sepse duhet të rivlerësohet edhe i ashtuquajturi niveli minimal socio-kulturor i jetesës, i cili është vendimtar për shumën e kompensimit për qytetarin.

“Kështu, nevojat për fëmijë do të përshtaten me realitetin e jetës aktuale”, thuhet në dokument. “Si rrjedhojë do të rriten kërkesat normale për kontributin për fëmijët”.

Minimumi jetik social-kulturor
Sipas shërbimit shkencor të Bundestagut, minimumi jetik social-kulturor përfshin edhe garancinë e mundësisë së mbajtjes së marrëdhënieve ndërpersonale dhe të pjesëmarrjes në jetën shoqërore, kulturore dhe politike. Në rastin e garancisë bazë për fëmijët, bëhet fjalë për aftësimin e tyre për të marrë pjesë në mësime sporti ose muzike, udhëtime shkollore ose një shëtitje në teatër me shkollën.

Shërbimi familjar si platforma qendrore
Sipas dokumentit, në të ardhmen do të ketë një pikë kontakti për të gjitha përfitimet për fëmijët: Shërbimi Familjar i Agjencisë Federale të Punësimit. Të gjithë fëmijët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga statusi profesional i prindërve.

Përveç kësaj, pritet të zhvillohet një “kontroll bazë i sigurimeve shoqërore për fëmijët”. Qëllimi është që të përdoren të dhëna të ndryshme në mënyrë të mbrojtur për të kontrolluar nëse një familje ka të drejtë për kontributin për fëmijën.

Marrëveshja e arritur në kancelari për një shumë fillestare prej 2.4 miliardë eurosh u parapri nga një mosmarrëveshje disamujore midis të Gjelbërve dhe FDP-së brenda koalicionit. Deri tani, Ministri i Financave Christian Lindner (FDP) donte të rezervonte vetëm dy miliardë euro për vitin e ardhshëm buxhetor. Ministrja e Familjes Lisa Paus (Të Gjelbrit) kërkoi deri në dymbëdhjetë miliardë euro dhe së fundmi bllokoi një ligj nga Ministri i Financave për lehtësimin e taksave. Paus tani ka thënë se nga ana e saj nuk ka më asnjë kundërshtim ndaj të ashtuquajturit Ligj i Mundësive të Rritjes.

Paus është e kënaqur me rezultatin
Gjatë konferencës për shtyp me Lindner-in dhe Heil-in (SPD), Paus foli për “negociata nganjëherë shumë të vështira”. Ajo do të kishte dashur një hap edhe më të madh në luftën kundër varfërisë së fëmijëve, por gjithsesi është e kënaqur me rezultatin. Sipas saj dokumenti krijon më shumë drejtësi sociale.

Ministri i Financave foli për një “rezultat të mirë”, të cilit i paraprinë “diskutime konstruktive dhe intensive” duke pasur parasysh kompleksitetin e temës. Për të është e rëndësishme që reforma të inkurajojë punën. Njerëzit nuk duhet të bien në varfëri materiale pavarësisht punës së tyre.

Lindner: Ndoshta reforma e fundit e madhe sociale
Sipas tij, shteti federal nuk mund të financojë më reforma të mëdha sociale për disa vite. Kontributi Bazë për Fëmijët do të kushtojë rreth 400 milionë euro më shumë në vitin 2025 sesa ishte planifikuar më parë. Kjo rrit edhe më tej nevojën për veprim për buxhetin e vitit 2025. “Kjo është arsyeja pse unë guxoj të parashikoj se, në perspektivën e viteve të ardhshme, kontributi bazë për fëmijët do të jetë reforma e fundit e madhe sociale që do të hyjë në kuadrin buxhetor të federatës”.

Heil: “Një çështje dinjiteti”
Ministri i Punës Heil tha se ishte “çështje dinjiteti” që çdo fëmije duhet t’i jepet mundësia të bëjë diçka me jetën e tij. Kontributi Bazë për Fëmijët është, së bashku me të ardhurat nga shtetësia dhe reforma e ndihmës për strehimin, projekti i tretë madhor i qeverisë federale.

Pas marrëveshjes për pikat thelbësore, shoqatat dhe landet federale do të diskutojnë derisa koalicioni qeveritar të paraqesë një projektligj të përbashkët deri në mes të shtatorit, i cili më pas do të debatohet në Bundestag. Sqarime të mëtejshme janë të mundshme gjatë procedurës, sipas Lindner-it. Është e mundur edhe një rishikim pas një kohe të caktuar, shtoi Paus. Megjithatë, ajo i përmbahet nisjes së dhënies së Kontributit Bazë për Fëmijët në janar 2025./DW/

gjermani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin