LIVE UPDATES
Aktualitet

FMN ul ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2025-n

Në të kundërt është rishikuar me rritje të lehtë pritshmëria për vitin 2026, ku ekonomia vendase parashikohet tashmë të zgjerohet me 3.6%, nga 3.5% në raportin e pranverës. Inflacioni mesatar vjetor pritet të rritet lehtë në 2.3%, nga 2.2% që ishte në 2024-n dhe të kërcejë në 2.8% në 2026-n. Në rajon, rritjen më të lartë pritet ta ketë Kosova, me 3.9% në 2025-n dhe 4% në 2026-n.

14 October 2025, 19:42 Nga E. D
FMN ul ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të
foto ilustruese

TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rishikuar në ulje parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2025. Sipas raportit më të fundit të Pasqyrës Ekonomike Globale të tetorit, të sapopublikuar, ekonomia shqiptare parashikohet të zgjerohet me 3.4%, nga 3.8% që ishte pritshmëria në raportin e pranverës.

Në të kundërt është rishikuar me rritje të lehtë pritshmëria për vitin 2026, ku ekonomia vendase parashikohet tashmë të zgjerohet me 3.6%, nga 3.5% në raportin e pranverës. Inflacioni mesatar vjetor pritet të rritet lehtë në 2.3%, nga 2.2% që ishte në 2024-n dhe të kërcejë në 2.8% në 2026-n. Në rajon, rritjen më të lartë pritet ta ketë Kosova, me 3.9% në 2025-n dhe 4% në 2026-n.

Maqedonia e veriut pritet të ketë të njëjtën rritje si Shqipëria me 3.4% në 2025-n. Në Mal të Zi performanca pritet në 3.2% në 2025-n. Ekonomia e Bosnjë Hercegovinës do të zgjerohet me 2.4% në 2025 dhe 2.7% në 2026. Në të njëjtat nivele prej 2.4% në 2025-n pritet edhe Serbia.

FMN: Ekonomia botërore po tregon qëndrueshmëri përballë tarifave të Trump, por perspektiva mbetet “e zymtë”

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se ekonomia botërore po tregon shenja presioni nga tarifat e gjera amerikane dhe proteksionizmi, edhe pse deri tani ka rezistuar më mirë se pritej.

Sipas raportit të fundit World Economic Outlook, publikuar të martën nga institucioni me qendër në Uashington, ekonomia botërore pritet të rritet me 3.2% këtë vit, nga 3% që ishte parashikimi në korrik. Në vitin 2026, rritja parashikohet të ulet lehtë në 3.1%.

FMN tha se përmirësimi i parashikimit për këtë vit vjen kryesisht nga faktorë të përkohshëm, si një rritje e aktivitetit ekonomik ndërsa kompanitë dhe familjet u nxitën të furnizohen përpara tarifave të larta, si dhe një dobësim i dollarit që ka ndihmuar tregtinë globale. Megjithatë, perspektiva përpara mbetet me “pritshmëri të zbehta”, si në afat të shkurtër ashtu edhe të gjatë.

“Nuk është aq keq sa kishim frikë, por është më keq se sa prisnim një vit më parë — dhe më keq se sa do të duhej,” tha kryeekonomisti i FMN-së, Pierre-Olivier Gourinchas, në një deklaratë për mediat.

Ministrat e Financave dhe drejtuesit e bankave qendrore po mblidhen këtë javë në Uashington për takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, nën kërcënimin e rinovuar të një lufte tregtare mes ekonomive më të mëdha të botës.

Pas një periudhe relative qetësie në muajt e fundit, tensionet janë rritur sërish, me presidentin amerikan Donald Trump që tha javën e kaluar se do të vendosë një tarifë shtesë prej 100% ndaj Kinës duke filluar nga 1 nëntori — një përgjigje ndaj kufizimeve të fundit të Pekinit për eksportet e elementeve të rralla. Që atëherë, të dyja palët kanë sinjalizuar se bisedimet mbeten të mundshme për të shmangur çdo përshkallëzim.

Në SHBA, rritja ekonomike do të ngadalësohet në 2% këtë vit, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin 2024, dhe pritet të mbetet e qëndrueshme në 2.1% në vitin 2026, sipas FMN-së.

Në zonën e euros, rritja pritet të rritet në 1.2% këtë vit dhe në 1.1% vitin e ardhshëm, ndërsa zgjerimi i Kinës parashikohet të ulet në 4.8% në 2025 dhe në 4.2% në 2026.

Për të shmangur luhatjet në parashikimet e këtij viti dhe për të eliminuar shtrembërimet e shkaktuara nga importet e parakohshme që nxitën aktivitetin në gjysmën e parë të vitit, FMN analizoi rritjen e njëpasnjëshme nga gjysma e dytë e vitit 2025 deri në 2026.
Kjo analizë parashikon që ekonomia botërore të rritet me një mesatare vjetore të përafërt prej 3% gjatë kësaj periudhe 18-mujore — një ulje prej 0.6 pikë përqindjeje krahasuar me normën mesatare 3.6% të vitit 2024.

FMN shton se inflacioni po stabilizohet mbi objektivat e bankave qendrore në disa vende të tjera, ndërsa perspektiva për çmimet mbetet e pasigurt, duke e vështirësuar punën e politikëbërësve monetarë.

Një tjetër arsye shqetësimi është rritja e huamarrjes. Qeveritë do të duhet të shkurtojnë shpenzimet, veçanërisht në Europë, për shkak të kostove shtesë të lidhura me plakjen e popullsisë, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe sigurinë energjetike./MONITOR

fmn

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin