24 November 2025, 13:36
Nga M.L
Foto nga protesta
TIRANA- Policia e Tiranës ka bërë me dije planin e masave për sigurinë dhe rendin gjatë tubimit të Partisë Demokratike, që zhvillohet për të dytën javë radhazi para Kryeministrisë. Sipas njoftimit, nga ora 15:00 deri në përfundim të aktivitetit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Për më shumë, nga ora 14:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në disa akse kyçe, përfshirë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali”, kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rrugën “Papa Gjon Pali II”, si dhe bulevardet “Zhan D’Ark” dhe “Bajram Curri”.
Njoftimi i plotë:
Tiranë
Në lidhje me tubimin e njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që do të zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka marrë masat e nevojshme në zbatim të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit, kokretisht:
-nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim./ Dosja.al
policia e tiranës protesta e pd foltore 2
Aktualitet
24 November 2025, 13:34
M.L
Foto ilustruese
Një grua në Gadime të Ulët të Lipjanit është goditur me sëpatë të hënën, më...
Aktualitet
24 November 2025, 13:25
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar sot një 43-vjeçare. Ajo u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se në gje...
Aktualitet
24 November 2025, 13:14
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin "Korçë-Ersekë", në fshatin Ravonik. Nj&...
Aktualitet
24 November 2025, 13:13
M.L
Foto nga emisioni
TIRANA- Babai turk i një vajze 6-vjeçare, për të cilën gjyshja ka ngritur akuza për abuzim seksual n...
Aktualitet
24 November 2025, 12:55
M.L
Asim Vokshi, Holta Zaçaj
TIRANA- Presidenti i Republikës ka thirrur për nesër në orën 10:00 gjyqtarin Asim Vokshi, i cili d...
Aktualitet
24 November 2025, 12:43
M.L
Liridona Ademaj, Naim Murseli
KOSOVA- Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua sot një tjetër seancë për...
Aktualitet
24 November 2025, 12:36
M.L
Vëllezërit Dukaj
TIRANA- “Mirëdita! Si jeni miku im? Sipas dakordësisë të lënë me propozimin tuaj pë...
Aktualitet
24 November 2025, 12:28
M.L
Foto ilustruese
Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar një rregullore të re që lejon disa marrëveshje të kërkimit dhe zhv...
Aktualitet
24 November 2025, 12:14
M.L
Foto nga takimi
BRUKSEL- Prokurori i Përgjthshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe p&...
Aktualitet
24 November 2025, 12:10
M.L
Protesta
KOSOVA- Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë nisur një grevë të përkohshme, duke...