LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTO/ Taksistët e Tiranës "zaptojnë" sheshin Nënë Tereza, protestojnë deri në plotësimin e kërkesave

Taksistët kanë ndaluar makinat e tyre në shesh dhe me pankarta në duar protestojnë për shqetësimet e tyre të përditshme.

26 June 2024, 12:01 Nga S.B
FOTO/ Taksistët e Tiranës "zaptojnë" sheshin
pamje nga ngjarja

TIRANË- Sindikata Shqiptare e Taksive, Sindikata e Pavarur e Taksive dhe Shoqata e Taksive “Tirana” janë mbledhur në Sheshin Nënë Tereza ditën e sotme duke protestuar. Taksistët kanë ndaluar makinat e tyre në shesh dhe me pankarta në duar protestojnë për shqetësimet e tyre të përditshme.

Në komunikatë ata shprehen se shqetësimi kryesor mbetet shtimi i mjeteve taksi. Sipas tyre shtimi i taksive ka rënduar në përballimin e kushteve të jetesës së taksistëve.

Konkurenca e pabarabartë, mjetet e pa licencuara, kriteret e punësimit, çmimi i lartë i karburantit janë disa nga arsyet që ata japin në lidhje me uljen ndjeshëm të të ardhurave të shërbimit. Në komunikatë janë listuar edhe kërkesat e taksistëve.

FOTO/ Taksistët e Tiranës "zaptojnë" sheshin
Komunikata

Mësohet se në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen, javën e ardhshme ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Komunikata e Sindikatës së Taksistëve:

Sindikata e Punonjësve të Transportit të Shqipërisë dhe Sindikata e Transportit Taksi së pari ju përshëndet të gjithëve për pjesëmarrjen.

SPTSH dhe Sindikata e Transportit Taksi të Shqipërisë, midis shumë dukurive të tjera, ndryshime të vrullshme e të pakontrolluara janë bërë edhe në sistemin e transportit rrugor me taksi, gjë që është rrjedhojë e shtimit të pazakontë të numrit të mjeteve të licencuara. Në këto ndryshime e rritje, krahas mjeteve të tjerë, bie në sy veçanërisht shtimi i madh i automjeteve taksi, ajo që ka spikatur e po spikat në mënyrë të veçante është mungesa e rregullave e anarkia në qarkullimin të mjeteve, gjë që jo vetëm ka cenuar e dëmtuar shërbimin e taksive, por në mjaft raste ka shkaktuar dhe konflikte të rënda. Shtimi i mjete Taksi ka rënduar shumë në përballimin e kushteve të jetesës të shumë Taksistëve. Konkurenca e pabarabartë në këtë shërbim, mjetet e pa licencuara, kriteret e punësimit, numri i lartë i mjeteve Taksi, çmimi i lartë i karburantit po ulin ndjeshëm të ardhurat e shërbimit, dhe po rëndojnë mbi qytetarët.

Shprehim pakënaqësinë në protestën tonë për mosreflektimin e mungesën e përgjegjësisë dhe të dialogut nga Bashkia Tiranë që, para së gjithash është detyrim institucional dhe kushtetues. Duke i qëndruar kërkesave këmbëngulim deri në plotësimin e kërkesat të mëposhtme;

1. Respektimin e tarifave të taksimetrit, si dhe kriteret për personat që shërbejnë Taksi.

2. Të jenë në pronësi të personit Targa, pulla e Bashkisë dhe Licenca.

3. Të mënjanohen nga shërbimi, të gjitha autoveturat, që nuk janë pajisur me licencën e taksive.

4.Për të mos dëmtuar nivelin e jetesës së qytetarëve të ulet cmimi i karburantit e të stabilizohet ai në nivelet e cmimeve të trgut ndrkombëtar, dhe garantimin e cilësisë.

5.Nga organet e Qarkullimit Rrugor, Shërbimi i Taksive të trajtohen më me kujdes e përparësi.

6.Përcaktimin e numrit të licencave në shërbimin taksi, sipas numrit të banorëve.

tirane taksi shoqata e taksisteve


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin