Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Château d’Auteuil është një kështjellë historike franceze me sipërfaqe rreth 1,200 metra katrorë, e ndërtuar në shekullin XVI.
TIRANA- Biznesmeni Ermal Beqiri arrestua më 24 korrik pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të një centrali bërthamor në Francë. Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK bëri me dije se, falë bashkëpunimit me autoritetet franceze, u identifikuan pasuri me origjinë të dyshuar kriminale në Francë, përfshirë llogari bankare me mbi 2 milionë euro, dy apartamente, një kështjellë me vlerë rreth 2.6 milionë euro dhe automjete. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ndaj Beqirajt ishte caktuar masa e sigurisë "arrest në burg" që në dhjetor 2025, ndërsa autoritetet shqiptare kishin kërkuar shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar me "Red Notice" të Interpolit.
Sipas SPAK Beqiri ka blerë në Oise të Francës një kështjellë për 2.6 mln euro, ndërsa fotot tregojnë pamjet e saj nga ambientet brenda dhe jashtë saj. Château d’Auteuil është një kështjellë historike franceze me sipërfaqe rreth 1,200 metra katrorë, e ndërtuar në shekullin XVI. Ajo ndodhet në komunën Berneuil-en-Bray, në departamentin Oise, rreth një orë larg Parisit.
Rezidenca përfshin një kompleks të rrethuar nga park dhe elemente mbrojtëse, ndërsa fasadat dhe çatitë e saj janë të klasifikuara si monument historik i mbrojtur nga shteti francez. Sipas regjistrave zyrtarë francezë, Château d’Auteuil është shitur më 30 dhjetor 2024 për shumën 2.612.200 euro. Të dhënat për çmimin e shitjes dhe vendndodhjen e pronës përputhen me informacionet e referuara nga SPAK.
Për çfarë akuzohet Beqiraj?
Ndaj Beqirajt, Gjykata e Posaçme kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Beqiraj zotëron kompaninë “Soft & Solution” dhe akuzohet se përfitoi tenderë mbi 1.1 milion euro pas kërcënimeve që krahu i djathtë i Ergys Agasit, i bëri një shoqërie të përfshirë në një nga garat e shumta.
Beqiraj akuzohet për veprat penale “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Beqirajt i janë sekuestruar 10 pasuri dhe disa llogari bankare, mes tyre, truall e ndërtesa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biznese dhe automjete. Objektet e sekuestruara të tij janë: Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë; Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë; Ndërtesa dhe truall nr. 5/3; Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë Apartament në Golem, Kavajë; Mjet lundrues Yacht “Skyfall”; Subjekti “S.S” sh.p.k.; Subjekti “H” sh.p.k.; Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”; Automjete dhe motomjete sipas regjistrave; Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve.
Hetimet e SPAK për tenderat e AKSHI-t
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.
Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.
Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.
Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash./Dosja.al
Pamje VLORA- Një zjarr ka rënë në një apartament në katin e tretë në qytetin e Vlorës në rrugën...
Ermal Beqiri TIRANA- Mediat franceze i kanë kushtuar një artikull arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri, i shpallur në kërki...
Foto ilustruse PEQIN- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Peqin–Elbasan, në afërsi të qytet...
Pamje DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme në Durrës një 50-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkomb...
Fshati Kalludër e Vogël i Zubin Potokut Autoritetet ligjzbatuese të Kosovës e kanë arrestuar të dielën edhe një t&e...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka proceduar penalisht tetë të mitur, të moshës 13-15 vjeç në lidhje me rasti...
Foto ilustruse BULQIZA- Autoritetet përkatëse po vijojnë kërkimet për gjetejn e minatorit Ilir Kolaveri, i ci...
Pamje JEZERCA- Dy motorristët të cilët kishin humbur në Majën e Jezercës, janë gjetur pas operacionit të k&eum...
DIBRA- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Dibër, pasi kishin kultivuar 1121 bimë të dyshuara kanabis. Gjatë operac...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 64-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kan&eu...