Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ai thotë se për këtë vit klientët kryesore që marrin varka me qira për vozitje në liqen janë shtetas të huaj, kryesuar nga francezët, amerikanët dhe italianët.
POGRADEC- Gjergji prej vitesh në qytetin e Pogradecit drejton një biznes të vogël për dhënien me qira të varkave për turistët buzë liqenit.
Ai thotë se për këtë vit klientët kryesore që marrin varka me qira për vozitje në liqen janë shtetas të huaj, kryesuar nga francezët, amerikanët dhe italianët. Ndërsa numri i turistëve vendas sipas tij është në rënie, krahasuar me vjet.
Vendasit kryesohen nga turistët nga Maliqi, Përrenjasi dhe Korça.
Tendenca e frekuentimit në rritje nga shtetasit e huaj, veçanërisht nga Franca pohohet edhe nga drejtues të strukturave të akomodimit, bareve dhe restoranteve.
Por numri i turistëve francezë këtë vit nuk ka qenë në rritje vetëm për qytetet juglindore, por në tërësi për të gjithë vendin.
Sipas të dhënave të marra nga Monitor nga AirDNA (platforma analitike që jep të dhënat për rezervimet në AirBnb, pjesërisht edhe për Booking dhe Expedia) rreth 17.7% të net-qëndrimeve te qiratë afatshkurta deri në qershor 2026 janë rezervuar nga vizitorët francezë, duke e pozicionuar Francën në vendin e parë me rritjen më të lartë vjetore të turistëve të huaj.
Po pse është rritur numri i turistëve francezë në Shqipëri?
Për turistët francezë, natyra, siguria, ushqimi tradicional dhe kostot më të ulëta janë ndër arsyet që po e bëjnë Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më tërheqës.
Në fshatin turistik Tushemisht të Pogradecit, Monitor bisedoi me shtetasen franceze Ofelia Pamla, e cila kishte zgjedhur të kalonte pushimet 2 jave në Juglindjen e Shqipërisë.
27 vjeçarja nga Franca me profesion mësuese për arsimin fillor pohoi se fillimisht për Shqipërinë kishte dëgjuar nga koleget e saj shqiptare.
“Opinioni për Shqipërinë nuk ka qenë i mirë për shumë shtetas nga Franca, të cilët mendojnë se vendi ka shumë pasiguri për turistët. Edhe për mua këto opinione fillimisht shkaktuan stepje nëse do ta vizitoja Shqipërinë.
Por ishte mikesha dhe kolegia ime shqiptare që prej 15 vitesh jeton në Francë që më bindi ta vizitoja vendin tuaj. Tashmë kam vendosur të qëndroj 2 javë me pushime në juglindje, përfshirë qytetet Pogradec, Korçë dhe Përmet.
Nga qëndrimi im në këto qytete jam suprizuar nga natyra e bukur dhe ushqimi tradicional, por edhe siguria. Më pëlqen shumë të konsumoj byrekun në saç dhe petullat e fshira, ushqim tradicional i zonës.
Veçanërisht byreku në saç është shumë i veçantë si ushqim. Në total kam parashikuar të shpenzoj një buxhet prej 2 mijë euro në Shqipëri, të njëjtin buxhet që do të shpenzoja edhe nëse do të pushoja në Francë.
Por kuptohet atje do të pushoja më pak ditë, pasi çmimet më të lira këtu te ju të mundësojnë qëndrim më afatgjatë për pushime”, pohon ajo.
Po ashtu sipas të dhënave të AirDNA deri në muajin qershor 2026, Gjermania mbeti tregu i dytë, por pesha e saj zbriti në 13.39%, nga 13.7% në periudhën e mëparshme.
Menjëherë pas saj renditen Shtetet e Bashkuara, që siguruan 12.99% të netëve të qëndrimit, nga 11.7% një vit më parë./Monitor.al
Kukes KUKËS- Një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski ka ndodhur në liqenin e Kukësit, ku për pasojë ka...
Foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellë...
VLORË- Zjarrfikësit kanë mundur të vënë nën kontroll zjarrin që përfshiu zonën e Ujit të Ftohtë n&...
Shqiptari dhe e dashura GREQI- Një krim i rëndë ka tronditur Nea Smyrnin në Athinë, ku 48-vjeçari shqiptar Altin Allmuca dy...
Zjarri VLORË- Një vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme pranë një kodre në zonën e Ujit të F...
Qytetaret ne proteste DIVJAKË- Banorët e Divjakës kanë vijuar edhe këtë të diel protestat kundër propozimit pë...
KOSOVË- Gjetja e mbetjeve mortore është vetëm fillimi i një procesi kompleks identifikimi, thotë Samira Krehiq, udhëheq&eum...
Autori DURRËS- Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, 48 orë pas një aksidenti tragjik në aks...
Protesta TIRANË- Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka vijuar me marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës...
Mehdi Malkaj TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj ka marrë pjesë në protestën kundër kryeministrit Edi Rama, ku mbajti një fjalim...