LIVE UPDATES
Aktualitet

Frika deri në palcë / Dhëmbët “diamant” 18 mijë euro që iu vunë Benitës, a mund t’ia rrezikojnë shëndetin? “Bukuroshja nuk do ta harrojë kurrë këtë ditë…”

Por pak persona e dinë se, përpara kësaj eksperience, këngëtarja–influencere u përball me një situatë delikate që lidhej me dhëmbët e saj tepër të veçantë.

26 December 2025, 22:11 Nga E. D

Frika deri në palcë / Dhëmbët “diamant” 18

KOSOVË- Prej më shumë se 40 ditësh, 21-vjeçarja Benita Zena po përjeton eksperiencën e qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. Ky rrugëtim është shoqëruar me debate të forta me banorët, por edhe me një romancë me Tonin, një tjetër banor i shtëpisë.

Por pak persona e dinë se, përpara kësaj eksperience, këngëtarja–influencere u përball me një situatë delikate që lidhej me dhëmbët e saj tepër të veçantë.

Dhëmbët e shumëdiskutuar të 21-vjeçares, me prerje diamanti, u kthyen në temë të ditës dhe u kritikuan gjerësisht, kryesisht nga profesionistë të fushës. Por kjo tashmë i përket së shkuarës.

Situata në të cilën e vendosëm ne Benitën, përmes aktorit tonë që hiqet si mjek stomatolog, është – pak të thuhet – e komplikuar.

Është mëngjesi i 26 qershorit 2025 dhe ndodhemi në Prishtinë, në klinikën “Doctor Smile”, të mjekut Valton Rrustemi, i cili ka realizuar ndërhyrjen e veçantë te këngëtarja.

Për ta bindur Benitën të vijë në klinikë, mjeku e ka bërë të besojë se nga ndërhyrja mund t’i krijohen probleme serioze shëndetësore. Për këtë arsye, ai ka angazhuar edhe kolegun e tij, doktor Aleksandrin, dhe të dy e presin vajzën në studio.

Edhe pse në dukje duket e qetë, 21-vjeçarja ka menduar gjatë se çfarë problemi mund të kishte mjeku që e ka thirrur me aq urgjencë.

Të dy “mjekët” hezitojnë fillimisht për t’i thënë të vërtetën, por në fund është doktor Aleksandri ai që thyen akullin.

Për ta bërë më dramatike situatën, ne përpiqemi ta bindim Benitën se bashkimi i uraniumit me titanin mund të provokojë “shpërthime të dhëmbëve”, që do të shkaktonin dëmtime të pariparueshme në fytyrë. Një pretendim që në fakt nuk është aspak i vërtetë, pasi titani është një material i lehtë dhe shumë rezistent, i përdorur gjerësisht në stomatologji.

“Shëndeti mbi të gjitha, Benitë e dashur… pastaj flasim për përgjegjësitë.”

Tani vjen momenti që doktor Aleksandri “i Madh” të shpjegojë situatën me të ashtuquajturat shpërthime brenda gojës.

Bëhet fjalë për një kontratë, sipas së cilës klinika “Doctor Smile” nuk mban asnjë përgjegjësi nëse pacientja vendos t’i mbajë dhëmbët e tillë. Megjithatë, doktor Valtoni nuk duket aspak i qetë dhe përpiqet të shmanget gjatë gjithë kohës.

Në fakt, ky është qëllimi final i dy kolegëve: t’ia prishin ditën vajzës me “dhëmbë diamant”.

Në këtë pikë, doktor Aleksandri e kapërcen profesionalizmin, duke shpërthyer në komplimente të panevojshme ndaj pacientes. Por, për shkak të peshës së situatës, askush nuk i vë re këto tejkalime.

“Kujdes, doktor, me këto gjëra…”

Doktor Valton Rrustemi, përfaqësues i klinikës, dhe doktor Aleksandër Gjoni, përfaqësues i klinikës furnizuese, sipas kësaj kontrate bien dakord të ndërpresin marrëdhënien pacient–mjek me znj. Benita Zena, duke ia lënë asaj çdo vendim të mëtejshëm që lidhet me metodën e prerjes me diamant.

Pra, nëse do t’i mbash dhëmbët kështu, i mban kështu… por pa asnjë përgjegjësi nga ana e tyre.

Por “zbritja” nuk mbaron këtu.

Përveç 60% të shumës, zbriten edhe 20% të tjera për “innovacion të pakonsultuar”. Me pretendimin se ndërhyrja nuk është konsultuar më parë me qendrën dhe se, po të ishte pyetur, doktori do të kishte thënë: “Mos ia vendosni”.

Ndërhyrje në gojë me cianur. Një metodë e padëgjuar, të cilën, sipas këtij “mjeku të çmendur”, e përdorin disa dentistë, ndërsa nuk dihet se ku përfundojnë pacientët e tyre.

“Në duart e kujt rrezikon të bjerë kjo bukuroshe, o doktor?”

Kontrata e parë dështon.

“Nuk duhej ta bëje, Benita. Nuk duhej. Këta të dy janë tërësisht të çmendur.”

Askush nuk po e merr me qetësi situatën. Përkundrazi, doktor Aleksandri shfaqet tepër i shqetësuar për këtë “anomali”.

Normalisht… përndryshe si do të justifikoheshin 18 mijë euro?

Fytyra e këngëtares reflekton zhgënjimin, por edhe frikën nga kjo papërgjegjshmëri e një doktori të panjohur, i cili flet me bindje absolute. Ndërkohë, ai përpiqet t’ia kalojë fajin kolegut të tij.

Doktori duket i sigurt në çdo fjalë që thotë, gjë që vetëm sa e shton nervozizmin e vajzës.

Në fund, doktor Aleksandri ia arrin qëllimit: ta prishë përfundimisht raportin mes pacientes Benita dhe doktor Valtonit./Piranjat.news

benita zena

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin