11 March 2023, 22:22
Nga DOSJA
Frontex
TIRANË- Rrugët e Mesdheut Qendror dhe Ballkanit Perëndimor mbeten më aktivet për kalimin emigrantëve të parregullt vlerëson raporti më i fundit i Agjencisë Europiane të Ruajtjes së Kufijve, Frontex .
Sipas raportit, në dy muajt e parë të vitit 2023, numri i kalimeve të parregullta kufitare të raportuara nga autoritetet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian ishte 28130, gati sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Evidentimi i migrantëve të parregullt në Mesdheun Qendror është rritur në dy muajt e parë të vitit 2023 krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rruga e Mesdheut Qendror përbën dy nga çdo pesë kalime të parregullta kufitare në Bashkimin Evropian, vlerëson raporti.
Sipas raportit, 11951 kalime të migranëtve të parregullt u raportuan në këët rrugë për periudhën Janar -shkurt të vitit 2023 me një rritje 118% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas raportit të FRONTEX në periudhën janar - shkurt të këtij viti në Rrugën e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria u evidentuan 8.394 kalime të parregullta me një rënie prej 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vetëm në shkurt, sipas raportit u evidentuan rreth 13800 kalime të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.
Aktualisht, më shumë se 2400 oficerë të trupave tokësore dhe staf i Frontex po marrin pjesë në aktivitete të ndryshme operacionale.
Ata mbështesin shtetet anëtare të BE-së dhe vendet fqinje përfshirë edhe Shqipërinë për sfidat me migrimin e parregullt.
Shtetasit e Sirisë, Bregut të Fildishtë, Guinesë, Afganistanit dhe Pakistanit përbëjnë numrin më të madh të migrantëve të parregullt.
Marrë nga Zëri i Amerikës
emigrantet e paligjshem
Aktualitet
11 March 2023, 22:18
F.M
Proteste
MILOT- Banorët e Milotit kanë dalë në protestë pasi shprehen se në territorin e tyre nuk po bëhet asnjë in...
Aktualitet
11 March 2023, 21:53
F.M
Artan Coku
MALTË- Artan Coku, 30 vjeç është dënuar me katër vjet burg muajin e kaluar pasi pranoi se kishte marrë pjes...
Aktualitet
11 March 2023, 21:16
F.M
Policia rrugore
TIRANË- Sigurinë e territorit dhe atë publike, kryeministri Edi Rama ua besoi pajisjeve inteligjente kur nga Kuvendi i Shqip...
Aktualitet
11 March 2023, 20:50
F.M
Mira Murati
TIRANË- Të gjithë po flasin për ChatGPT, të zhvilluar nga OpenAI. Ky është një aplikacion kaq i mr...
Aktualitet
11 March 2023, 20:48
F.M
Rrugët
KUKËS- Rrugët nacionale dhe rurale janë duke uajtur pasojat e reshjeve të shiut gjatë natës dhe ditës së...
Aktualitet
11 March 2023, 20:31
F.M
Euro
TIRANË- Një 20-vjeçar është vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës për falsifikim të parave që...
Aktualitet
11 March 2023, 20:25
Linda Karçanaj
TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t Linda Karçanaj, informoi sot mbi transformimin digjital në Kadastr...
Aktualitet
11 March 2023, 19:39
F.M
Policia
BERAT- Arben Kanaçi, 40-vjeç, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në gjendje t&eum...
Aktualitet
11 March 2023, 19:10
F.M
DEA
TIRANË- Administrata e Zbatimit të Drogës (DEA), një agjenci federale e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara ...
Aktualitet
11 March 2023, 16:49
F.M
Tifozët
BRITANI E MADHE- Largimi i Gary Lineker ka bërë që të pezullohet edhe transmetimi radiofonik në gjuhën angleze i...