LIVE UPDATES
Aktualitet

Fushë Arrëz/ Rrëshqet toka, banorët në qiell të hapur, bashkia: Gjeni tokën, u japim leje ndërtimi! Shërbimi gjeologjik: Toka e paqëndrueshme

Banorët të shqetësuar shprehen për Fiksin se vetëm janë mashtruar duke u thënë që kopsitini letrat e më pas t’u shpërblejmë dhe kur ata i bënë letrat, gënjeshtra e radhës sipas ishte se letrat ishin jo të sakta.

17 March 2023, 22:32 Nga k.m.
Fushë Arrëz/ Rrëshqet toka, banorët në qiell të
Foto ilustruese

Prej 7 vitesh banorët e fshatit Dardhë në Fushë Arrëz enden rrugëve e nuk dinë si të veprojnë. Dilema e tyre e madhe është paradoksi në të cilën shteti i ka vënë. Në 10 mars 2018 në  këtë fshat filluan plasaritjet dhe rrëshqitja e tokës e cila zgjati plot 3 ditë.

Asokohe në media u fol shumë për këtë dukuri, por mbeti vetëm në këtë kuadër, pasi prej 5 vitesh këta banorë ende janë si atëherë. Banorët të shqetësuar shprehen për Fiksin se vetëm janë mashtruar duke u thënë që kopsitini letrat e më pas t’u shpërblejmë dhe kur ata i bënë letrat, gënjeshtra e radhës sipas ishte se letrat ishin jo të sakta.

“E vetmja ndihmë është një 500 mijë lekësh të vjetër që nuk na ndihmoi fare”, shprehen banorët.

Shtatë  familjet që e vuajnë këtë thonë se vetëm çadra dhe ushqime u ka çuar shteti. Por pas një studimi që Shërbimi Gjeologjik ka bërë në terren ka dalë në konkluzionin që aty toka është e paqëndrueshme, pra nuk mund të ndërtohet. Por banorët vazhdojnë e rrinë aty pasi nuk kanë mundësi tjetër se ku të shkojnë.

Fiksi pyeti ne sektorin e Emergjencave Civile në Bashkinë Fushë Arrëz. Përgjegjësi Dodë Pepa tha se që me njoftimin në datë 7 mars të 2018 kanë ngritur një grup pune. Më pas kanë ndjekur të gjitha praktikat teknike dhe ligjore, në lidhje me kompensimin e dëmit të këtyre familjeve.

Është vlerësimi i preventivit të dëmeve, dhe për çdo familje  kanë bërë nga një dosje teknike më vete. Sipas ligjit të emergjencave Civile, sipas v.k.m 329, banorët përfitojnë kompensim dëmi fizik të banesave te tyre, kur studimi gjeologjik, e paraqet një tokë të rrëshqitshme dhe te pabanueshme, për ta përfituar kompensimin e dëmit duhet që banorët të pajisen me leje ndërtimi.

Por pyetjes së Fiksit se banorët nuk kanë tokë që ta paraqesin për leje ndërtimi z. Pepa shtoi se ky është detyrim ligjorë e më pas të vazhdojnë me plotësimin e dosjeve dhe dërgimin pranë instancave përkatëse për marrjen e këtij kompesimi.

“Megjithatë duke qenë përpara këtyre kushteve që banorët nuk e kishin mundësinë për të paraqitur një leje ndërtimi për efektin mungesës së tokës, që do të ndërtonin, i jemi drejtuar për shprehje mendimi Ministrisë së Mbrojtjes, i jemi drejtuar Këshillit të Qarkut, i jemi drejtuar Prefekturës, kemi vënë në dijeni dhe Kryeministrin në lidhej me situatën, dhe përgjigja ishte se duhet të zbatohet ligji në fuqi. Pra duhet të pajisen me leje ndërtimi”, tha Pepa.

Gazetarët e Fiksit gjithashtu pyetën se përse këta banorë nuk përfituan dhe bonusin e qirasë. Përgjegjësi i Emergjencave Civile Fushë Arrëz pohoi se zona ku ka ndodhur rrëshqitja e tokës është larg zonave urbane, rreth 45 km larg Fushë Arrëzit.

Gjithashtu nga ana e emergjencave civile banorëve u është ofruar strehim në disa objekte por ata nuk kanë pranuar dhe kjo automatikisht i bën jo përfitues të bonusit të qirasë.

Z. Pepa thotë se edhe pse banorët nuk kanë pranuar të strehoheshin në këto objekte, ata si bashki kanë mundur t;i strehojnë në shtëpi të braktisura në fshat dy prej familjeve.

Përsa i përket zgjidhjes përfundimtare të problemit të këtyre banorëve Pepa pohoi se janë në pritje të një zgjidhje nga qeveria, pasi bashkia nuk ka kapacitet për kompensim dëmi për këto 7 familje. Dhe deri sa kjo zgjidhje të vij, banorët do jetojnë sërish me frikën se nga momenti në moment mund të përsëritet marsi i vitit 2018./TopChannel

fushe arrez puke

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin