LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjyqi për tragjedinë e Koçanit: 300 dëshmitarë dhe hetime që përfshijnë zyrtarë të lartë

Prokuroria po heton 34 persona dhe tre subjekte juridike për tragjedinë ku humbën jetën 59 persona

24 March 2025, 21:18 Nga A.Ll
Gjyqi për tragjedinë e Koçanit: 300 dëshmitarë dhe
Diskoteka e djegur "Pulse"

MAQEDONI E VERIUT - Një prej proceseve gjyqësore më të mëdha në historinë e Maqedonisë së Veriut po merr formë, ndërsa rreth 300 dëshmitarë pritet të dalin para drejtësisë për të dhënë dëshmi mbi tragjedinë e diskotekës “Pulse” në Koçan. Ky incident tragjik, që mori jetën e 59 personave dhe la të plagosur rreth 200 të tjerë, ka çuar në hetime të gjera, ku janë përfshirë 34 individë dhe tre subjekte juridike.

Sipas Prokurorisë Themelore Publike, një ekip prej 11 prokurorësh po vazhdon mbledhjen e provave, ndërsa ende nuk është përcaktuar qartë se deri ku do të shtrihet përgjegjësia. Prokurori publik Lupço Kocevski ka kërkuar një hetim të plotë, duke theksuar rëndësinë e shqyrtimit të çdo aspekti të përgjegjësisë për këtë ngjarje të rëndë.

Përgjegjësia institucionale dhe politike

Hetimet kanë zbuluar se diskoteka “Pulse” ka operuar që nga viti 2012 deri në mëngjesin tragjik të 16 marsit 2025, megjithëse nuk i ka përmbushur kushtet për sigurinë publike. Tre kryetarë të Komunës së Koçanit që kanë shërbyer gjatë kësaj periudhe janë vendosur nën hetim, pasi kanë lejuar funksionimin e lokalit pa kushtet e nevojshme ligjore.

Megjithatë, Prokuroria deri tani ka përfshirë në hetim vetëm zyrtarët që kanë qenë në poste gjatë viteve 2021-2023, periudhë kur lokali mori licenca të reja, për të cilat dyshohet se janë siguruar përmes ryshfetit. Në këtë kuadër, nën hetim është vënë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, bashkë me sekretarin shtetëror dhe tre zyrtarë të tjerë të Ministrisë.

Gjithashtu, ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, po hetohet për rolin e tij në dhënien e lejeve, ndërsa nuk është ende e qartë nëse hetimi do të zgjerohet ndaj drejtorëve të mëparshëm që kanë lejuar funksionimin e kabaresë pa licencë.

Mungesa e kontrolleve dhe dyshimet për manipulime

Përgjegjësia është shtrirë edhe tek Inspektorati i Tregut, ku nga nëntë drejtorë që kanë mbajtur postin gjatë viteve të operimit të “Pulse”, aktualisht vetëm njëri prej tyre, Goran Trajkovski, dhe tre inspektorë janë vënë nën hetim për mospërmbushje të detyrave të tyre.

Ndërkohë, shtatë zyrtarë të lartë policorë nga rajoni i Shtipit dhe Koçanit janë vendosur nën hetim për dhënien e miratimeve të dyshimta për funksionimin e diskotekës. Megjithatë, hetimet ende nuk janë zgjeruar ndaj ish-ministrave të Punëve të Brendshme që kanë drejtuar institucionin gjatë kësaj periudhe.

Pyetje të hapura dhe hetime të mëtejshme

Në mesin e akuzave të ngritura, është ngritur çështja e rolit të Drejtorisë për të Ardhurat Publike (DAP), e cila, pavarësisht se kishte konstatuar shkelje të mëdha në fund të vitit 2024, nuk arriti të ndalonte operimin e lokalit. Edhe pse diskoteka ishte mbyllur për shkak të mungesës së faturave fiskale, ajo vazhdoi të operojë pa e paguar gjobën.

Për momentin, nuk ka ende akuza të drejtpërdrejta për zyrtarët e DAP-it, as për ish-ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Ekonomisë që kanë mbikëqyrur funksionimin e diskotekës ndër vite. Hetimet po vazhdojnë dhe pritet të përcaktojnë nëse do të ketë zgjerim të përgjegjësisë në nivele të tjera të pushtetit.

Gjyqi për tragjedinë e Koçanit pritet të jetë një nga proceset më të ndërlikuara dhe të debatueshme në Maqedoninë e Veriut, ndërsa familjarët e viktimave dhe publiku kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi të plotë për këtë katastrofë të paralajmëruar.

maqedoni e veriut koçan tragjedia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin