28 December 2024, 10:47
Nga M.B
Objektet e sekuestruara
SHKODRA- 8 qendra prostitucioni në banesa të ndryshme në qytetin e Shkodrës janë goditur nga policia. Mësohet se punonjëset ishin nga shtete të huaja. Gjatë operacionit u proceduan penalisht 13 vajza, të moshës 22-deri në 42 vjeçe, nga Peruja, Mali i Zi, Azerbajxhani, Kina dhe Brazili.
Gjithashtu u proceduan edhe dy të rinj shqiptarë me iniciale S. D., 28-vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Shkodër, të cilët u kapën në dy nga qendrat e prostitucionit.
Po ashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit. Operacioni dhe hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur personat organizatorë të shfrytëzimit të prostitucionit.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Payment”, pas një punë disa mujore e ndjekur me metoda speciale të hetimit. Gjatë operacionit u evidentuan dhe u goditën 8 qendra prostitucioni, në banesa të ndryshme në qytetin Shkodër.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotiket të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër.
Procedohen penalisht 13 shtetase të moshës 22-deri në 42 vjeçe, nga Peruja, Azerbajxhani, Brazili, Mali i Zi dhe Kina. Gjithashtu procedohen penalisht dhe dy shtetas shqiptarë banues në Shkodër. Sekuestrohen shuma parash të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, pas një punë disa mujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, evidentuan 8 qendra prostitucioni në banesa të ndryshme në Shkodër.
Bazuar në informacionet e grumbulluara nga hetimi, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit operacionin e koduar “Payment”. Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht 13 shtetase nga disa Peruja, Mali i Zi, Azerbajxhani, Kina dhe Brazili, konkretisht shtetaset:
D. G., 31 vjeçe, banuese në Peru;
Sh. G., 36 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;
V. G, 25 vjeçe, banuese në Peru;
L. R, 27 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
S. B, 39 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
A. A, 29 vjeçe, banuese në Brazil;
Ch. Zh., 42 vjeçe, banuese në Kinë;
F. K., 29 vjeçe , banuese në Azerbajxhani;
G. M., 38 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;
M. L, 22 vjeçe, banuese në Brazil;
M. X., 29 vjeçe, banuese në Kinë;
N. N., 33 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
U. G, 39 vjeçe, banuese në Azerbajxhani.
Si dhe shtetasit shqiptar S.D 28 vjec dhe një 17 vjeçar të dy banues në Shkodër të cilët u kapën në dy nga qendrat e prostitucionit. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit.
Operacioni dhe hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur personat organizatorë të shfrytëzimit të prostitucionit. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për veprime të mëtejshme për veprat penale “ Mbajtje e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Prostitucioni” në bashkëpunim.
shkodra
Aktualitet
28 December 2024, 10:40
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një aksident ka ndodhur gjatë natës në rrugën e Kavajës në Tiranë. Bëhet me dije&...
Aktualitet
28 December 2024, 10:30
ZH.LL
gjykata e tiranes
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Elton Arkaxhiut i dënuar jashtë ven...
Aktualitet
28 December 2024, 07:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Qëndrueshmëria e kushteve atmosferike do të vijojë të jetë dhe për fundjavën, me masa ...
Aktualitet
27 December 2024, 22:24
I.A
SHKODËR- Nëse mendoni se kjo që do iu tregojmë është një nga historitë e zakonshme me konflikte mes pronarësh t&e...
Aktualitet
27 December 2024, 22:00
I.A
TIRANË- Të shërbesh në Administratën Publike, do të thotë të jesh një njeri korrekt, të respektosh ligjin dh...
Aktualitet
27 December 2024, 21:30
E. D
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pasi u kap në fermë ...
Aktualitet
27 December 2024, 21:20
I.A
TIRANË- Nuk kanë të ndalur denoncimet për Indrit Picallin, i angazhuar kryesisht në projekte artistike përmes organizat&eum...
Aktualitet
27 December 2024, 21:00
I.A
TIRANË- Një javë më parë, “Piranjat” treguan me dëshmi dhe fakte se si janë shpërdoruar fondit në...
Aktualitet
27 December 2024, 17:33
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Rrugët e vendit kanë qenë më të qeta këtë fund vit. Gjatë muajit nëntor në v...
Aktualitet
27 December 2024, 17:17
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes një njoftimi ka bërë me dije se ësht&...