"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Gomat e shkatërruara! Mjeti aksidentohet te diga e Liqenit Artificial, shoferi merr targën dhe largohet
Mjeti është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë.
22 August 2023, 08:43Nga A.B
Makina
TIRANË- Një ngjarje misterioze ka ndodhur gjatë mbrëmjes në digën e Liqenit Artificial. Mëngjesin e sotëm, policia ka gjetur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë, mjetin luksoz tip 'BMW' të shkatërruar.
Siç shihet nga fotot makina, e cila nuk ka targa, është bërë copash, ndërsa gomat janë shkatërruar. Brenda mjetit nuk është gjetur asnjeri, duke lënë të dyshohet se drejtuesi i saj është larguar. Makina ka ardhur nga rruga poshtë digës dhe për shkak të shpejtësisë ajo ka fluturuar në digë duke u përplasur në murin mbrojtës të digës.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka marrë targën dhe është larguar.
Ende nuk dihet se sa persona kanë qenë në automjet, e sesi ka ndodhur ngjarja. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje rreth kësaj ngjarje./Dosja.al