LIVE UPDATES
Aktualitet

"Grekët 'vajtojnë' për shqiptarët?", DW: Industria e turizmit në Greqi vuan nga mungesa e stafit

Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj. Por Athina po i pengon emigrantët me masa të ashpra dhe duke kufizuar migrimin.

28 July 2025, 08:32 Nga r.ll
"Grekët 'vajtojnë' për shqiptarët?", DW:
foto ilustruese

GREQI- "Do të shkoja në gjunjë sot në kishën e Megalokarit për të gjetur një anëtar stafi në kohë për vitin e ardhshëm", thotë Matina, pronarja e butikut elegant "Armonia" në Tinos. Ajo i referohet me këtë pelegrinazhit më të famshëm të grekëve, i cili zhvillohet çdo vit më 15 gusht në ishullin Cikladik. Pelegrinët bëjnë udhëtimin e gjatë deri në kishë në gjunjë, duke u lutur që Virgjëresha Mari t'u plotësojë dëshirat për shëndet, ndihmë dhe mbështetje.

Edhe Matina shpreson për ndihmë: Ajo kërkon me dëshpërim staf, po me pak sukses, edhe pse pagat në Tinos janë pak më të larta se në Athinë dhe ajo mund të ofrojë edhe akomodim. Por po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh punëtorë për sezonin e verës në turizëm. Pothuajse kudo në ishullin popullor të pushimeve, mund të shihni tabela që shkruajnë: "Kërkohet Staf".

Në dyqanin e bizhuterive pranë butikut, një shitëse mjaft e sjellshme Tamar mezi kupton greqisht. Ajo mund të flasë vetëm përshëndetjet e zakonshme dhe pastaj kalon menjëherë në anglisht. Për të kuptuar se çfarë duan klientët më të vjetër grekë, ajo duhet të telefonojë shefin e saj. Megjithatë, argjendari është i kënaqur që ka gjetur një punonjëse për të gjithë verën. Tamar është nga Gjeorgjia, ka ardhur në Greqi ligjërisht si punëtore sezonale dhe punon në Tinos prej një muaji.

Hotelierët grekë kërkojnë me urgjencë punëtorë

Në Greqi mund të vinin për të punuar me dokumente të rregullta më shumë njerëz si Tamar. Pranverën e kaluar Greqia nënshkroi marrëveshje përkatëse me Armeninë, Gjeorgjinë, Republikën e Moldavisë, si dhe me Indinë, Filipinet dhe Vietnamin, duke u zotuar të rekrutonte 40,000 punëtorë të huaj. Në realitet, megjithatë, këto marrëveshje po zbatohen shumë ngadalë ose me pak ose aspak sukses.

Burokracia është e ndërlikuar, konsullatat greke jashtë vendit kanë mungesë stafi dhe ofertat nuk janë veçanërisht tërheqëse. Prandaj, hotelierët në të gjithë vendin janë ende në kërkim të dëshpëruar për recepsionistë, pastrues, punonjës pishine, portierë, kamerierë dhe kuzhinierë. Sipas Shoqatës Greke të Hoteleve, ka një mungesë prej të paktën 60,000 punëtorësh në industrinë e tyre.

Mungesa e fuqisë punëtore me përmasa të mëdha

Pjesërisht kjo është trashëgimi e pandemisë së koronavirusit 2020-2023, e cila ende ndihet në të gjithë Evropën, thotë Jorgos Hosoglu, President i Federatës Panhelenike të Punëtorëve të Ushqimit dhe Turizmit. Problemi është veçanërisht i mprehtë në Greqi: "Po përjetojmë një mungesë të paparë të punëtorëve të kualifikuar dhe me përvojë, veçanërisht në sektorin e hoteleve dhe restoranteve, pasi punëtorët u larguan gjatë izolimit. Shumë prej tyre nuk janë kthyer kurrë në këtë industri."

Sipas Hosoglu, një faktor është sezonaliteti në turizëm. Kur turistët largohen dhe hotelet dhe baret në plazh mbyllen, punëtorët kanë të drejtë për përfitime papunësie vetëm për tre muaj. "Si supozohet të mbijetojnë ata pjesën tjetër të vitit, veçanërisht tani, kur kostoja e jetesës është rritur për një kohë të gjatë?"

Përveç kësaj, një numër gjithnjë e në rritje i grekëve të rinj po kërkojnë punë sezonale në Evropën Veriore, madje edhe në Islandë. Edhe shumë shqiptarë që kanë punuar si fuqi punëtore e lirë në Greqi për dekada ose po i afrohen daljes në pension ose po largohen nga Greqia.

Shqiptarët e harruar

Fakt është që ekonomia greke është mbështetur tek puna e emigrantëve nga vitet 1990, si në sektorin e turizmit ashtu edhe në bujqësi dhe ndërtim. Deri në kohën e krizës ekonomike, Greqia ishte shumë e varur nga fuqia punëtore nga Shqipëria.  Gjatë programeve të "rimëkëmbjes financiare" (2010-2018), kërkesa ra ndjeshëm. Megjithatë, pas pandemisë, kur ekonomia u rimëkëmb dhe turizmi u rrit kjo kërkesë u shumëfishua

Por të njëjtin zhvillim patën edhe vende të tjera që ofrojnë paga më konkurruese dhe procedura më të thjeshta legalizimi për emigrantët. Si rezultat, shumë punëtorë të bujqësisë të emigruar nuk u kthyen kurrë në Greqi. Prandaj, duket e qartë se Greqia ka nevojë për një politikë tërheqëse imigracioni. Përveç 60,000 punëtorëve shtesë të nevojshëm në turizëm, nevojiten edhe 50-60,000 të tjerë në sektorin e ndërtimit dhe 60,000 në sektorin e bujqësisë.

Athina ndjek politikë ultra të djathtë në vend të politikës së mençur të migracionit

Por qeveria konservatore e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka vendosur të ndjekë politikën kundër imigracionit. Sipas saj mënyra më e mirë për të kapërcyer krizat, skandalet dhe vlerësimet e ulëta në sondazhe është të marrë masa të ashpra ndaj emigrantëve. Qëllimi është të fitohen votuesit e krahut të djathtë.

Ish-Ministri i Migracionit, Makis Voridis, i cili dha dorëheqjen në fund të qershorit për shkak të një skandali që përfshinte subvencione të paligjshme bujqësore të BE-së, tashmë ua ka vështirësuar jetën shumë emigrantëve të ligjshëm. Hapi i tij i parë ishte "ngrirja" e mundësisë së zgjatjejeve të lejeve të qëndrimit. Kjo përbën një problem të madh për emigrantët që kanë jetuar dhe punuar në Greqi - disa prej tyre prej vitesh.

Ministri i ri, Thanos Plevris i ekstremit të djathtë, nuk është marrë aspak me nevojën urgjente për emigracion të ligjshëm që kur mori detyrën. Në vend të kësaj, ai menjëherë ashpërsoi edhe më tej ligjin për azilin. Riatdhesimi i emigrantëve të paligjshëm është përparësia kryesore, sipas tij. Migrantët që hyjnë në Evropë ilegalisht ose kërkesat e të cilëve për azil refuzohen nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Evropë dhe duhet të kthehen menjëherë në vendet e tyre, shprehet ai.

"Burg ose kthim"

Në takimin joformal të Ministrave të Brendshëm dhe të Imigracionit të BE-së në Kopenhagen (22 korrik 2025), Plevris e bëri të qartë se Greqia nuk mund të përballojë më fluksin në rritje të migrantëve nga Libia. Sipas Ministrisë së Jashtme greke, 9,000 njerëz kanë mbërritur që nga fillimi i vitit, kryesisht nëpërmjet ishullit të Kretës. Plevris prezantoi me krenari ligjin e tij të ri. Ai parashikon një dënim me burg nga dy deri në pesë vjet për azilkërkuesit e refuzuar që nuk kthehen në atdheun e tyre. "Kushdo që qëndron ilegalisht në vendin tonë ka dy mundësi: burg ose kthim", tha ministri dhe bëri të mundur që një poster me këtë deklaratë të prodhohej dhe shpërndahej në mediat sociale./DW

turizmi ne greqi punetoret shqiptare ne greqi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin