LIVE UPDATES
Aktualitet

Greku u kërcënua për të marrë vrasjen përsipër?/ Zbardhen detaje nga dosja e vrasjes së Jani Aliajt: Një shqiptar ngjitur me qelinë e tij u pagua…

44-vjeçari nga Tepelena, i njohur për mënyrën e tij mizore dhe të paskrupullt në kryerjen e vrasjeve.

17 February 2026, 20:07 Nga E.d
Greku u kërcënua për të marrë vrasjen
Foto ilustruse

Gjatë emisionit “Në Shënjestër”, u transmetua dokumentari për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos në Greqi, ku sipas të dhënave paraprake, autori dyshohej se ishte një I burgosur grek, 28-vjeçari grek, Kristos Vardhuniotis.

Sipas materialit që disponon emisioni “Në Shënjestër”, pas hetimeve të thelluara rezultoi se vrasës i vërtetë mund të ishte një shqiptar, i paguar nga jashtë burgut. Dhe se greku që u dyshua në fillim si i tillë mund të ishte i kërcënuar, për ta marrë përsipër këtë vrasje.

Ky vrasës shqiptar u identifikua si Xhuliano Halili. 44-vjeçari nga Tepelena, i njohur për mënyrën e tij mizore dhe të paskrupullt në kryerjen e vrasjeve. Halili që sipas hetimeve e kishte qelinë ngjitur me atë të Jani Aliaj, në sektorin nr 3 të burgut të Koridhalos.

Dhe që u evidentua se çuditërisht kishte mbetur i plagosur në këtë ngjarje. Dyshime të cilat u përforcuan edhe më shumë për vetë faktin se 28-vjeçari grek, Kristos Vardhuniotis, ishte paraqitur me vullnetin e tij të lirë te autoritetet e burgut, duke u shprehur atyre se ishte ai që e kishte vrarë Jani Aliaj.

Ndërkohë që në trupin e tij nuk kishte asnjë përleshje. Ndryshe nga shqiptari tjetër, Xhuliano Halili, që në trup kishte shenja gjaku. Shqiptari nga Tepelena që mbante mbi supe krime monstruoze.

Pasi më parë po në burgun e Koridhalos, kishte vrarë shqiptarin tjetër, Alfons Ndoci.  Ndërkohë që brenda burgut kishte filluar të përflitej fakti se vrasësi i vërtetë i Jani Aliaj, ishte bashkëatdhetari i tij, Xhuliano Halili. Dhe jo 28-vjeçari grek, që thuhet se ishte paguar ose kërcënuar për të marrë ai përsipër vrasjen e Aliajt. Gjë që i ra në vesh edhe policisë greke.

Dosja Hetimore

‘Jani Aliaj dyshohej prej vitesh se ishte përdorur në luftën e së ashtuquajturës. ‘Mafia greke’. Kjo pasi ka pasur dyshime se ai ka qenë ekzekutor i një prej drejtuesve të grupeve kriminale greke që kontrollojnë jetën e natës në shtetin fqinj. Megjithatë këto dyshime kurrë nuk u vërtetuan.’ Por a ishte kjo në të vërtetë arsyeja përse Jani Aliaj u ekzekutua në një mënyrë të tillë? Pikërisht lufta brenda ‘mafias greke’.

Një luftë e cila në vitet e fundit ka ngrënë shumë koka shqiptarësh. Por që kishte afruar pranë vetes edhe shumë shqiptarë të rekrutuar me pagesë. Siç njëri prej tyre është edhe shqiptari nga Tepelena, Xhuliano Halili, i njohur ndryshe edhe me emrin ‘Niko’.

Sot i dënuar me burgim të përjetshëm, si vrasës me pagesë. Por që në CV-në e tij kriminale, ruan si rekorde disa nga krimet më të urryera që mund të bëjë një vrasës i zhveshur nga mëshira. Siç është edhe ai i nëntorit 2011 në Kallamata të Greqisë.

Ku pasi qëlloi me çifte në kokë shqiptarin 35-vjeçar Fillim Mesaja, nga fshati Caj i Kukësit, me të njëjtin gjakftohtësi, vrau edhe djalin e tij vetëm 2 vjeç e gjysmë, duke e therur në fyt. Ngjarja që ndodhi pranë lumit Pamiso në Mesinia. Ku shkak ishte bërë larja e hesapeve midis Vasilis Varelas dhe Fillim Mesajës.

Krim monstruoz për të cilin u arrestua. Por në vitin 2018, ndërsa po transportohej drejt burgut, ai mundi të arratisej nga Porti i Pireut. Ku bashkë me të u arratis edhe shqiptari tjetër, Alfons Ndoci. Por që të dy u kapën shpejt.

Të njëjtët të cilët më pas u panë të prishnin shoqërinë e tyre. Xhuliano Halili i cili në rrethana të paqarta në qershor të vitit 2024, vrau brenda burgut të Koridhalos, 35 vjeçarin Alfons Ndoci si dhe plagosi 48-vjeçarin Altin Vokrri.

Vrasje e cila edhe në këtë rast dyshohet se ishte paguar nga jashtë burgut. Xhuliano Halili që target të tijin kundrejt pagesës nuk kishte vetëm shqiptarët.

Por edhe grekët. Pasi në vitin 2008 dhe 2009, ai kishte qenë autor edhe i dy vrasjeve të shtetasve grekë. Hakmarrje e cila ra po kaq mizore edhe te kushërinjtë e tij. Siç ishte vrasja në vitin 2022 e kushëririt të tij Sulo Halili, me orgjinë nga Tepelena.

I cili u ekzekutua dhe u dogj në nëntor të këtij viti, në Skourta të Viotias. Dhe ku dyshimet e policisë greke janë se ekzekutimi i tij ka lidhje me veprimtarinë e kushëririt të tij Juliand Halili, ose Xhulian Halili. Halili që thuhet se ishte prej kohësh në urdhërat e mafiozit famëkeq grek Vasilis Varelas. Të paktën në dy raste të provuara.

Varelas që në rininë e tij kishte qenë dublues në filmat e aktorit të njohur të Hollyëodit, Chuck Norris, në vitet ’80. Por që më pas e kishte lënë karrierën si aktor dublant dhe kishte filluar të krijonte filmat e tij të parë, duke u përfshirë në disa krime të rënda në Greqi, si dhe në trafikun e drogës./BalkanWeb

jani aliaj greqi vrasja

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin