LIVE UPDATES
Aktualitet

Grupi i Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ KODET e fshehta ‘Maks’,’Majkëll’, ‘Xhejson’ deri te ‘Grifin’ përdoreshin për mashtrimet e kanadezëve dhe anglezëve

Pavarësisht se salla e operatorëve Call-Centër ishte e stacionuar në Tiranë,hetimi ka provuar se IP e këtij biznesi të paligjshëm ishte pikërisht në Angli.

23 June 2026, 11:00 Nga Elton Qyno

Grupi i Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ KODET e fshehta

TIRANË- Janë zbuluar detaje të reja nga dosja penale Nr.4099 që flet për një grup Call-Centerash të pozicionuar tek kompleksi “Delijorgji” në Tiranë, të cilët kanë mashtruar dhjetëra qytetarë nga Kanadaja dhe Anglia, përmes një IP-je të identifikuar si funksionale në Londër.

Pavarësisht se salla e operatorëve Call-Centër ishte e stacionuar në Tiranë,hetimi ka provuar se IP e këtij biznesi të paligjshëm ishte pikërisht në Angli.

Qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e mashtrimit, duke humbur paratë e kursyera nga vetëm një telefonatë. Tashmë prokurori i Tiranës, Bledar Velikaj, për këtë rast ka zgjeruar hetimet tek personat posedues të kësaj pike Call-Centëri.

Ndërsa të arrestuar dhe mbyllur në burg janë personat Ernest Kurti, Amanti Jeshili, Elio Dyrmishi dhe Marjo Myftari, të cilët akuzohen për “Mashtrim kompjuterik” kryer në bashkëpunim, “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehje të ardhurash”.

Mësohet se Ernest Kurti njihet si “Maksi” dhe është menaxher, Marjo Myftari është agjent, Amanti Jeshili është “IT” dhe Eljo Dyrmishi është suport.

Këta të ndaluar kishin rol organizativ dhe administrim të sallës së call-centërave, duke u fshehur përmes emrave të rremë si “Maks”, “Majkëll” ose “Xhejson”, “Olivia”, “Neit” “Elsa”, “Belvedero” e deri tek “Grifin”.

Gazetari Elton Qyno ka mundur të sigurojë dosjen hetimore në të cilën jepet një kronologji e plotë, mbi mënyrën on-line në faqen e Instagramit “DUA PUNË” që rekrutoheshin punonjësit, çarku i mashtrimit të qytetarëve nga Kanadaja, Anglia dhe vende të tjera europiane e deri tek pagesat për punonjësit.

Një nga operatorët Klajdi B., ka treguar në policinë e Tiranës se:

“…ka marrë dijeni për këtë vend pune në “Instagram”, nga ku ka lënë takim dhe aty është pritur nga një djalë me të cilin ka kryer intervistën, i cili është prezantuar me emrin “Maks”, por nuk ia di emrin e vërtetë. Deklaron se në fillim ka dëgjuar operatorët e tjerë dhe bëhej fjalë për investime në bursë, ku klientët ishin kryesisht shtetas Kanadezë. Sipas tij, operatorët u ofronin investime në kriptovalutë duke u premtuar fitime 2 ose 3 fish më të larta se shuma e investuar. Ai shton se në rastet kur klienti pranonte, fillimisht investonte rreth 250 dollarë dhe më pas kalonte tek një operator tjetër i quajtur “Retention”, por nuk ka dijeni për vijimin e mëtejshëm…”.

Ndërkohë operatori tjetër Serxhio M, ka dëshmuar në policinë e Tiranës se:

“…puna që bënte ishte “Recovery”, që konsiston në kontaktimin e personave që kanë humbur para në investime dhe u premtohej rikthimi i tyre, çka sipas tij ishte mashtrim sepse nuk u kthehej asgjë dhe në fillim u merreshin 200 euro, më pas kalonin tek persona të tjerë të panjohur. Intervistën dhe punësimin ia ka bërë Ernest Kurti, i cili ishte edhe menaxher i subjektit.Pagesa bëhej “cash” në fillim të javës së parë të muajit të ri dhe ishte në vlerën 1000 euro. Menaxheri i subjektit ka qenë Ernest Kurti, i cili përcaktonte rregullat dhe mënyrën e punës. Elio Dyrmishi merrej me suport teknik për rrjetin dhe pajisjet kompjuterike…”.

Sipas dosjes hetimore deklarimet e personave të konstatuar në ambientet objekt kontrolli, procesverbalet e këqyrjes dhe materialet e sekuestruara, krijohet dyshimi i arsyeshëm se personat nën hetim Ernest Kurti, Amanti Jeshili, Elio Dyrmishi dhe Marjo Myftari kanë organizuar dhe ushtruar një veprimtari të strukturuar nëpërmjet sistemeve kompjuterike dhe platformave online, me qëllim përfitimin e padrejtë pasuror në dëm të shtetasve të huaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e përshtatura si “Call Center” u konstatuan 94 njësi kompjuterike, laptopë, telefona celularë, databaza me të dhëna personale të shtetasve të huaj, si dhe programe dhe platforma të përdorura për komunikim me klientë potencialë.

Nga deklarimet e punonjësve rezulton se operatorët kontaktonin persona të huaj, kryesisht kanadezë, të cilëve u premtohej rikuperimi i humbjeve të mëparshme financiare ose fitime të konsiderueshme nga investime në bursa dhe kriptovaluta.

Nga deklarimet e shtetasve Noel Sulollari, Heljos Reka, Serxhio Meta, Adrian Elezaj, Klejdi Balla, Brikena Myftari, David Kapxhiu, Jeton Mziu dhe shumë punonjësve të tjerë rezulton se operatorët kontaktonin shtetas të huaj, kryesisht nga Kanadaja, Anglia dhe vende të tjera, duke iu prezantuar mundësi investimi në bursa, kriptovaluta, forex apo duke iu premtuar rikuperimin e humbjeve të mëparshme financiare.

Këtyre qytetarëve të huaj u paraqiteshin platforma fiktive ku shfaqeshin në mënyrë të rreme shuma monetare apo fitime të pretenduara, me qëllim bindjen e tyre për të kryer pagesa ose investime të reja.

Sipas deklarimeve të punonjësve, pasi viktimat investonin shumat e kërkuara, fondet nuk u riktheheshin dhe komunikimi ndërpritej.

Këto rrethana fakti krijojnë dyshimin e arsyeshëm se aktiviteti i zhvilluar në këtë ambient kishte natyrë mashtruese dhe realizohej nëpërmjet përdorimit të sistemeve kompjuterike dhe platformave elektronike, duke krijuar dyshime të arsyeshme se janë konsumuar elementët e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik” të kryer në formën e bashkëpunimit./Syri.net

elton qyno

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin