LIVE UPDATES
Aktualitet

Hajduti pa këpucë që bëri për të qeshur policët në Tiranë (Historia)

Hajduti sipas dosjes që ju tregua Gazetasi.al i ka surprizuar policët me versionin që nuk u besua aspak nga uniformat blu. Përkundrazi dëshmia e tij i bëri për të qeshur policët.

15 October 2022, 19:07 Nga DOSJA
Hajduti pa këpucë që bëri për të qeshur
Foto Ilustruese

TIRANË- Një patrullë policie ishte vendosur në rrugën "7 marsi" në Tiranë. Ishte një nga ditët rutinore ku policët presin mjetet që shkelin rregullat, apo kontrollojnë makinat e dyshimta për armë dhe sende të ndaluara. Në orën 02:30 diçka ndodh krejt ndryshe. Një i ri vrapon sikur të jetë atlet. Një i dytë e ndjek me një shpejtësi që tregon se ai po përpiqet ta arrijë.

“Ata ishin në ndjekje të njëri tjetrit”,thotë njëri nga policët që ndodhej në postbllok. Në dosjen që komisariati vendosi në dispozicion dhe që ilustron se çfarë panë policët i thuhet Gazetasi.al:

“Çdo gjë ndodhi shumë shpejt. Njëri prej tyre u rrëzua. Ishte ai që po ndiqej. I dyti arriti pranë tij dhe nisën të përleshen. Policia vrapoi tek të dy dhe ndërhyri që situata të mos precipitojë dhe të qartësohej se për çfarë bëhej fjalë. E vërteta u sqarua në komisariat pasi të dyve ju hodhën prangat dhe u shoqëruan për të dhënë dëshmi e për të sqaruar incidentin.

“Nga marrja në pyetje i arrestuari S. L.,35 vjeç, u ndoq nga shtetasi K.K., pasi ky i fundit e pa të riun duke dalë nga shtëpia e fqinjit të tij. Qytetari e konsideroi të panjohur dhe sapo e pa që ai nisi të vrapojë ju vu pas me shpejtësi.

Gjatë kontrollit të të panjohurit që i riu thoshte që ju duk i çuditshëm, policia i thotë Gazetasi.al se i gjeti të fshehura në brez dy palë atlete.

Kur policia e pyeti 20 vjeçarin që jeton në zonën e  sheshit Shqiponja se çfarë vuri re tek i panjohuri ai kujton në polici: “Po kthehesha në shtëpi me disa shokë , kur befas pashë që nga banesa ngjitur e fqinjit tim po dilte një i panjohur. Ai u shqetësua sapo më pa. Mbante me vete një palë atlete  që u orvat t’i fshehë. I fola dhe u largua me vrap çka më ngjalli më shumë dyshime pasi ai u tremb prej meje. Ai vrapoi dhe unë vrapova. Kur u pengua ju hodha sipër dhe një patrullë police na kapi të dyve”.

20-vjeçari sapo ka parë atletet sipas dinamikës që përmendet në fashikull ka thënë:

“Një palë atlete qenkan të miat, të tjerat duhet të jenë të fqinjit. Në banesën tonë gjendej gjithë familja, por siç duket ata kanë qenë duke fjetur dhe atletet e mia gjendeshin në derën e jashtme,"- sqaron i riu që në këtë rast bëri rolin e policisë.

Por ndërsa policia ka marrë edhe dëshminë e S.L që rezultoi se ishte një hajdut që nuk kishte këpucë, ajo u bind se realisht hajduti nuk kishte vjedhur vetëm fqinjin e qytetarit në fjalë. Hajduti sipas dosjes që ju tregua Gazetasi.al i ka surprizuar policët me versionin që nuk u besua aspak nga uniformat blu. Përkundrazi dëshmia e tij i bëri për të qeshur policët.

Ai thotë: “Isha i mërzitur, familjen nuk e kisha në shtëpi. Ndërsa po ecja i dehur nëpër Tiranë, pashë një palë atlete, pastaj dhe një palë të tjera. Kur pashë disa djem të rinj që po vinin u pendova dhe desha të kthehem dhe t’i lë ku ishin. Por ishte tepër vonë njëri prej tyre m’u vu pas dhe kur vrapoja ai vraponte mbas meje”.

Policia i thotë Gazetasi.al se hajduti jo vetëm që gënjen me alibinë e alkoolit dhe të humorit por edhe me renditjen e shkaqeve.

 “Nuk është e vërtetë, ne kontrolluam gjendjen e tij familjare, hajduti është beqar, nuk ka fëmijë dhe as grua,”- shkruan në dosje oficeri që e hetoi ngjarjen.

Pasi janë mbyllur të gjitha veprimet ai u arrestua për akuzën e vjedhjes, ndërkohë që u njoftuan prindërit e tij me të cilët ai jeton në Tiranë.

Marrë nga GazetaSi

hajduti ne tirane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin