Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Nuk i pushuan lotët, teksa më shihnin me valixhe në dorë për ta isha shumë e vogël por më tepër, sepse ishin të bindur që nuk do të kthehesha më.
Nga Haris Vongli
Unë quhem Haris Vongli dhe kam ikur 3 herë nga Shqipëria. Herën e parë, isha vetëm 18 vjeç. Ika, për një sistem arsimor më të mirë. Prindërit më përcollën deri te kufiri, në aeroport. Nuk i pushuan lotët, teksa më shihnin me valixhe në dorë për ta isha shumë e vogël por më tepër, sepse ishin të bindur që nuk do të kthehesha më.
Po unë u ktheva, edhe pse askush nuk e priste.
Shoqet e mia iknin, unë u ktheva, me ëndrrën jo vetëm të ndërtoj një jetë, por dhe të luftoj për ta ndryshuar Shqipërinë, qoftë dhe përmes politikës. Por ëndrrat shpejt ia lanë vendin zhgënjimit. Nuk humba vetëm punën, por dhe shpresën se diçka mund të ndryshonte.
Ndaj vendosa të iki për herë të dytë.
Këtë radhë, më kishin vrarë të sotmen.
Ime më më përcolli deri te dera, unë përsëri me valixhe në dorë.
U arsimova dhe më shumë, punova, kërkova një vend që të më zëvendësonte Shqipërinë, por nuk ishte e lehtë. Mendjen e kisha akoma këtu, te njerëzit e mi, te vendi im. Dhe prapë, shpresa ajo që thonë se vdes e fundit më bëri të rikthehem në Tiranë, këtë radhë me ëndrrën për të ndërtuar një jetë akademike.
Kur erdha, e gjeta Universitetin të dergjur.
Gjeta një mungesë të madhe të dëshirës për të dhënë e prodhuar dije.
Kërkova të bëja një doktoraturë.
Por nuk ma dhanë atë shans.
Ik, më tha mami me zemër të thyer, ik atje ku shanset ekzistojnë.
Ndaj mora valixhen për herë të tretë, e bindur që shpresën ma kishin vrarë përfundimisht.
Tani jetoj në Londër, mbrojta doktoraturën, ndërsa kam dhënë mësim në ‘Glasgow Caledonian University‘ dhe tani në ‘Health Science University‘.
Edhe sot, pas shumë vitesh, kur shoh pas, kuptoj që pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar me valixhe në dorë. Nëpër botë kam takuar qindra shqiptarë si unë. Edhe ata e mbajnë kokën pas. Me një dashuri të madhe, e pamundur për t’u kuptuar kur jeton këtu një dashuri përmalluese, gati mbytëse, për këtë vend nga kemi ikur!
Ne vërtet ikëm, por jetojmë të ndarë më dysh, me zemër e me mendje jemi edhe andej, edhe këtej, kemi mundim të dyfishtë. Kemi 2 shtëpi, kemi 2 familje, kemi dy histori, një jashtë e një brenda dhe kemi mbetur varur, as andej e as këtej.
Të gjithë ne do të donim të ktheheshim për të kontribuar këtu. Me dijet, me personalitetin e integritetin tonë. Por, kur vijmë, gjejmë të njëjtat probleme që na kanë detyruar të ikim. Dhe nuk janë vetëm hallet në dukje të “vogla” të së përditshmes: uji, dritat, çmimet, kanalizimet, shkollat e spitalet. Jo. Sëmundja tashmë ka pushtuar krejt ngrehinën.
Problemi nuk është më vetëm Rama që ka kapur pushtetin si një pronë private.
Por, është dhe ai tjetri që ka kapur median
Ai tjetri që ka kapur shëndetësinë
Ai tjetri që ka kapur sportin
Ai që ka kapur teatrin
Ai që ka kapur universitetin
Ai që ka kapur teknologjinë
Çdo hallkë e shoqërisë është e kapur, si modeli i Ramës. Me njerëz që rrinë përjetësisht në krye të çdo sektori. Dhe qeverisin bashkë. Dhe na përjashtojnë, bashkë.
Por, protestat
Protestat
Aty ku takoj tërë ata që i kam pasë takuar me valixhe në duar në dekadat e mërgimit
Kjo ëndërr për një Shqipëri të re
Po më bind të kthehem dhe një herë të katërt!
Ne nuk duam të kthejmë sindromën e vitit zero.
Ne duhet të kthejmë trurin. Kjo kërkon një sakrificë. Shqipëria duhet të rinohet. Kjo mendësi mund të zhbëhet vetëm nëse më të mirët nga ne kthehen dhe vendosin ta ndryshojnë, bashkë me ata që nuk kanë ikur akoma.
Dhe ky është shansi i fundit.
Për të ndërtuar një Shqipëri tjetër.
Jo më vetëm për vete, por dhe për tim bir, Davidin. Dua që im bir të rritet pranë njerëzve të tij, me gjakun e vet; gjyshërit, kushërinjtë, të komunikojë me ta në shqip dhe mos e ndërtojë gjithashtu personalitetin e tij me valixhe nëpër duar.
Davidi duhet të jetë i qartë se ku përket dhe të ndihet plot në shpirt.
Në tokën e vet.
Me diellin e vet./piranjat news
Pamje Piranjat trajtuan rastin e një shkolle 9-vjeçare në Marqinet të qytetit të Vorës, ku prej dhjetorit të vitit 202...
Florjan Binaj Nga Florjan Binaj Nuk e di a ka një vend, ku shefja a shefi i agjencisë më të rëndësishme të sigurisë...
Pamje Altin Preka, efektiv i Policisë së Shkodrës, rrëfen për “Piranjat” historinë e përplasjeve të tij...
Pamje Porti i Durrësit pritet të zhvendoset në Porto Romano, ndërsa hapësira aktuale do t’i nënshtrohet projektit t&eum...
Pamje E mbrojtur në vitin 2015 në Universitetin Aleksandër Joan Kuza në Iași të Rumanisë, doktoratura e një nga figurave...
Foto ilustruse Zbardhen diskutimet nga seanca me dyer të mbyllura për masat e sigurisë Fatjon Kalluçi, shef i laboratorit t&eum...
Foto ilustruse TIRANA- Protesta e 118-të kundër qeverisë është mbyllur, ndërsa të shumtë ishin qytetarët t&eum...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur mashimin në rrugët e kryeqytetit, nd&e...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe k...
Aktivisti TIRANA- Aktivisti Erald Ndoj iu drejtua publikisht ambasadorit të ri të Amerikës, Eric Wendt, duke kërkuar mbë...