LIVE UPDATES
Aktualitet

HEC-i i Skavicës, Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkesë qeverisë: Duam informacion për projektin

Diaspora kërkon të ketë më shumë informacion për planin dhe detajet e projektit, duke përfshirë gjurmën përfundimtare të liqenit dhe digës.

10 October 2022, 21:19 Nga A.B
HEC-i i Skavicës, Diaspora për Shqipërinë e Lirë
Protesta

TIRANË- Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon informacion nga Qeveria për ndërtimin e HEC-it të Skavicës. Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka bërë publike në 'Facebook', një sërë shqetësimesh nga banorët e qarkut të Dibrës lidhur me planet për zhvillimin dhe shfrytëzimin e HEC-it të Skavicës. Diaspora kërkon të ketë më shumë informacion për planin dhe detajet e projektit, duke përfshirë gjurmën përfundimtare të liqenit dhe digës.

Ata shprehen se hidrocentrali i Skavicës do të prekë mbi 20,000 banorë në një zonë që shtrihet në 34 fshatra. Po ashtu, Diaspora thekson se humbja e tokës dhe shtëpive për banorët është një shqetësim shumë i madh për to.

POSTIMI I PLOTË:

Lenda: Kërkesë për informim dhe prononcim në lidhje me ndërtimit e HEC-it të Skavicës I nderuar z. Kryeministër, E nderuar znj. Ministre,

luteni të pranoni dhe merrni në konsideratë shkresat e bashkangjitura, të cilat ngrejnë shqëtësimin si më poshtë. Kërkesa për informacion i është përcjellë gjithashtu për dijeni dhe Delegacionit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, stafit negociues për Shqipërinë pranë Komisionit Evropian dhe anëtarëve të Komisionit Parlamentar për ambjentin (ENVI) pranë PE.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DSHPL) ka marrë një numër të madh shqetësimesh nga banorët e qarkut të Dibrës lidhur me planet për zhvillimin dhe shfrytëzimin e HEC-it të Skavicës. Këto shqetësime i referohen kryesisht mungesës së informacionit të besueshëm publik dhe procesit të duhur të konsultimit publik bazuar në ligjin 146/2014 për Njoftimin dhe Konsultimin Publik. Bazuar në këto shqetësime alarmuese dhe vlerësimin që ekipi ynë ka bërë në terren, ne shfrytëzojmë këtë mundësi për të kërkuar informacion të detajuar, i cili do duhej të ishte publik, përsa i përket ndkimit të veprave infrastrukturore kaq të rëndësishme.

Kjo kërkesë nuk sfidon mbështetjen që organizata jonë i jep vizionit dhe përpjekjeve të vendit për rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë në kuadër të kërcënimit global për sigurinë energjetike dhe rrezikut të mungesës së energjisë. E kuptojmë gjithashtu interesin e Qeverisë për të menaxhuar më mirë kaskadën e Drinit duke ulur rrezikun e fatkeqësive natyrore (përmbytjet) dhe duke rritur kapacitetin prodhues të të gjithë HEC-eve përgjatë kaskadës së lumit Drin.

Grupi i punës për Mjedisin dhe Energjinë pranë DPHSL e konsideron jetike transparencën për çështjet e mëposhtme:

1.Plani i projektit – Detajet e projektit duke përfshirë gjurmën përfundimtare të liqenit dhe digës duhet të vihen në dispozicion të publikut.

2. Konsultimet Publike - Ne vlerësojmë se hidrocentrali i Skavicës do të prekë mbi 20,000 banorë në një zonë që shtrihet në 34 fshatra. Humbja e tokës, e shtëpive të tyre dhe e çdo mjeti jetese të imagjinueshëm është një proçes që kërkon të paktën konsultim publik të detajuar dhe të hollësishëm. Të gjitha pasojat e mundshme dhe ndikimet e tjera duhet të publikohen, diskutohen dhe sqarohen hapur me banorët që preken nga ky projekt përpara se të ndërmerren hapat e mëtejshme zbatimit. Presim që një dokument i tillë apo informacionet e kërkuara të na dërgohen në përputhje me ligjin nr. 119/2014 për të drejtën e informimit, jo më vonë se dhjetë ditë nga depozitimi i kërkesës.

3. Studimi i fizibilitetit / Analiza socio-ekonomike e projektit – Një analizë e ndikimeve socio-ekonomike të projektit - duke përfshirë ndikimet në mjedis, arkeologjinë, monumentet biologjike dhe habitatet prehistorike - duhet të jetë përgatitur dhe miratuar tashmë. Prandaj, në emër të popullatës lokale kërkojmë të na vihet në dispozicion dokumentacioni përfundimtar që përfshin të gjitha masat për zbutjen e ndikimit dhe efekteve të këtij projekti.

Ne e ftojmë Qeverinë që të marrë në konsideratë adoptimin e një praktike të BE-së e cila nuk do të kufizonte kurrë vepra të tilla të rëndësishme vetëm në interesin e popullatës lokale. Si një organizatë kryesisht përfaqësuese, jemi të lumtur të konfirmojmë interesin mbarëkombëtar për këtë projekt dhe veçanërisht interesin e lartë të rrjeteve profesionale në Shqipëri dhe jashtë saj.

Duke ju falenderuar paraprakisht për mirëkuptimin dhe përgjigjen e shpejtë pozitive, ne mbetemi në dispozicionin tuaj për të ndihmuar për një transparencë më të lartë dhe proçes të konsultimit publik me aktorë të ndryshëm.HEC-i i Skavicës, Diaspora për Shqipërinë e Lirë

 

hec i skavices skavic hec

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin