LIVE UPDATES
Aktualitet

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, nutricionisti: Deklarata e shefes në ISHP-së e paargumentuar, joshkencore, e papërgjegjshme

Sipas tij, kjo është një qasje krejtësisht e papranueshme për një zyrtare të lartë të shëndetësisë publike.

1 June 2025, 09:55 Nga M.B
Helmimi i fëmijëve në Gramsh, nutricionisti: Deklarata e shefes
Altin Joka

TIRANA- Nutricionisti Altin Joka ka reaguar pas deklaratave zyrtare për rastin e helmimit të fëmijëve në Gramsh. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Joka thotë se deklarata e shefes së Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ishte e e paargumentuar, joshkencore dhe e papërgjegjshme.

Joka shkruan se në vend që të japë një sqarim të bazuar në të dhëna dhe protokolle të verifikuara, Bino zgjedh një ton ofendues, duke përdorur fraza si "injoranca nuk ka brirë" dhe "veza nuk konsumohet e gjallë nëpër kopshte,ndaj s'ka rrezik". Sipas tij, kjo është një qasje krejtësisht e papranueshme për një zyrtare të lartë të shëndetësisë publike. Ai shton se në rastin kur veza zihet pjesërisht kur e verdha është e qullët,salmonela është potencial infeksioni dhe helmimi.

"Nqs nuk e dini meqë keni marrë modelin Nordik ,ju lutem lexoni udhëzimet e tyre,pasi fëmijet ekspozohen shumë më shpejt nga salmonela se një i rritur,mjafton një thikë ta ndajë atë vezë të pa zier mirë dhe cdo infuzion i mendimit tënd profesional bie poshtë. Së dyti,meqë keni marrë modelin nordik të sigurisë ,që në të vërtetet nuk i afroheni fare, po jua them me bindje se njoh rregullat e sigurisë ushqimore të Suedisë më mirë dhe disa vendeve nordike", shkruan ai.

Joka thotë se shefi Epidemiologjise në Suedi po të ndodhte kjo që ndodhi në Shqipëri nuk do shprehej si Bino, por do nxirrte përgjegjësi urgjente dhe rekomandime. Ai shton se nëse Bino vërtet ndjek "modelin nordik", atëherë le të veprojë si një profesioniste nordike: me përgjegjësi, transparencë dhe respekt ndaj publikut, jo me deklarata të paqëndrueshme dhe ofenduese, por me bazë informacionin.

POSTIMI:

DEKLARATA E SHEFES NE ISHP PER HELMIMIN NE GRAMSH ,E PARGUMENTUAR,JOSHKENCORE,E PAPERGJEGJSHME

Kjo përgjigje që sot, ofroi Zonja Silvana Bino, shefe e Epidemiologjisë në ISHP, duket jo vetëm e paargumentuar dhe joshkencore, por edhe ofenduese ndaj inteligjencës së publikut dhe prindërve të shqetësuar. Në vend që të japë një sqarim të bazuar në të dhëna dhe protokolle të verifikuara, ajo zgjedh një ton ofendues, duke përdorur fraza si "injoranca nuk ka brire" dhe "veza nuk konsumohet e gjalle neper kopshte,ndaj ska rrezik"– një qasje krejtësisht e papranueshme për një zyrtare të lartë të shëndetësisë publike.

Atehere zj Bino,
Se pari ,nqs veza zihet pjeserisht kur e verdha eshte e qullet,salmonela eshte potencial infeksioni dhe helmimi,nqs nuk e dini meqe keni marre modelin Nordik ,ju lutem lexoni udhezimet e tyre,pasi femijet ekspozohen shume me shpejt nga salmonela se nje i rritur,mjafton nje thike ta ndaje ate veze te pa zier mire dhe cdo infuzion i mendimit tend profesional bie poshte. Se dyti,meqe keni marre modelin nordik te sigurise ,qe ne te vertetet nuk i afroheni fare,po jua them me bindje se njoh rregullat e sigurise ushqimore te Suedise me mire dhe disa vendeve nordike,po ju them se shefi Epidemiologjise ne Suedi po te ndodhte kjo nuk do shprehej rrumpallhane si ju,por do nxirrte pergjegjesi urgjente dhe rekomandime.

Dhe sa per dijenine tuaj dhe te publikut , Suedia ka qe nga viti 1990 qe ne vezet e saj nuk eshte gjetur salmonela,pra ka 35 vite qe nuk ka asnje rast helmimi me Salmonela ne popullate nga vezet Suedeze,sepse i ka te pasterizuara dhe sistemi i monitorimit ne ferma eshte i perditshem dhe eshte lider ne bote ne kete pike. Se treti, vendet Nordike jane ne 5 vendet me te larta te sigurise ushqimore ne bote dhe Italia eshte diku e 20 dhe ka specialiste te fushes tuaj nga shume vende te BE ,SHBA,Italise qe shkojne e marrin eksperience ne vendet nordike per sigurine ushqimore. Ju nuk jeni afruar asnje parametri te sigurise ushqimore nordike.

Se katerti ,nqs ju do kishit model sigurine ushqimore si vendet nordike,sot…shperndarja,furnizimi,gatimi,sherbimi e gjithe struktura operative dhe zinxhiri i furnizimit dhe monitorimit te ushqimit per femijet,nuk do ishte sic e keni praktikuar ju ne Shqiperi,nqs nuk e dini ju lutem me lejoni tju jap informacione te detajuara se si veprohet praktikisht sherbimi ushqimit ne kopshte e shkolla ne Suedi,nga A tek B. Ju nuk mundeni e doni ta vendosni sigurine ushqimore si prioritare si e kane vendet nordike,nuk i afroheni as ne laboratore,as ne specialiste,as ne numer profesionistesh,as ne kerkime shkencore dhe zhvillim qe harxhon 50 milion dollare,as ne ne buxhetet e hedhura ku Suedia harxhon rreth 200 milion dollare per sigurine ushqimore edhe pse eshte 3 here me e madhe ne popullate se Shqiperia,as per trajnimet ku suedia shpenzon mbi 30 milion dollare.
Pra Suedia harxhon 32 here me teper buxhet per fryme per sigurine ushqimore sesa ju ne Shqiperi. Ne Suedi buxheti per Sigurine Ushqimore nuk quhet shpenzim,por investim publik dhe nuk ka nje rast te vetem qe mos investigohet dhe zbulohet,me penalitetet,plan masash per te ardhmen.

Ne Danimarke mbi 1% e buxhetit shkon per sigurine ushqimore ,po ashtu ne vendet nordike diku aty. Te deklarosh se qenka faji sepse keni ndjekur modelin nordik,ky nuk eshte vetem turp,ofendim por nje lajthitje profesionale. Nuk ta ka fajin modeli,por paaftesite qe ju rrethojne. Përfundim: Nëse Znj. Bino vërtet ndjek "modelin nordik", atëherë le të veprojë si një profesioniste nordike: me përgjegjësi, transparencë dhe respekt ndaj publikut, jo me deklarata të paqëndrueshme dhe ofenduese,por me baze informacionin.

Dhe se fundmi pse ju zonje nuk kerkoni pergjegjesi tek vezet me salmonele qe vertete kur gatuhen mbi 10 minuta nuk sjellin probleme,por perse duhet te kene salmonele vezet?Kete do bente kolegu juaj ne Suedi e Danimarke. Cfare detyrash keni kryer ju apo rekomandimesh,qe vezet e fermave mos kene me salmonele? Ku eshte pergjegjesia e autoriteteteve dhe ku jane propozimet tuaja si drejtoreshe e nje instituti prestigjioz? Shume media mund te kene ngrene sapunin per djath,po ashtu dhe shume njerez dhe qytetare nga deklarata juaj ,ndaj une ju kunderpergjigja kesaj deklarate tju tregoja,se di mire te ndaj sapunin nga djathi,por di te ndaj ende me mire deklaratat sesa profesionale,serioze dhe te pergjegjshme jane.
Mos ndoshta shprehja juaj:”Injoranca nuk ka brire”, duhet kthyer nga krahu tjeter?

altin joka

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin