LIVE UPDATES
Aktualitet

Vdes 'mbreti' i armëve/ Mashtroi me 42 mln euro qeverinë polake, u arratis në Shqipëri

Andrzej Izdebski mesditën e 20 qershorit 2022 u gjet pajetë si pasojë e një ataku kardiak.

26 July 2022, 15:08 Nga A.B
Vdes 'mbreti' i armëve/ Mashtroi me 42 mln euro qeverinë
Andrzje Izdebski

TIRANË- Andrzje Izdebski, 71-vjeçar nga Polonia, i njohur si tregtar armësh dhe aparatesh respiratorë gjatë kohës së pandemisë COVID-19 është ndarë nga jeta në Shqipëri. Mediat polake shkruajnë se ai ka vdekur në Tiranë dhe lajmi është konfirmuar edhe nga Interpol.

“Faktin e vdekjes e konfirmuam përmes kanaleve tona, direkt në Shqipëri dhe përmes Europolit ”, tha një oficer i Shtabit të Policisë për median e Polonisë TVN24.

“Për më tepër nuk ka një traditë një traditë të tillë atje (në Shqipëri) dhe infrastrukturën e duhur. Drejtori i përgjithshëm i agjencisë së shërbimeve funerale në Tiranë siguron që një shërbim i tillë nuk ofrohet në vendin e tyre. Edhe pse ligji e lejon djegien nga viti 2014, administratorët e varrezave e kryejnë atë për të ricikluar mbetjet e vjetra dhe për t’u krijuar vende për varret e reja”, shkruajnë mediat polake.

Interesat e errëta të një tregtari armësh

Andrzej Izdebski njihet për lidhjet me rrethin e ngushtë të PiS, dhe skandali i kompanisë së tij – E&K – e cila nënshkroi një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë polake për furnizimin e 1.2 mijë respiratorë. Izdebski nuk ishte marrë kurrë më parë me shpërndarjen e pajisjeve mjekësore, por për vite me radhë ai merrej me tregtinë e armëve. Në vitin 2002, Rzeczpospolita zbuloi se në vitet 1990 ai u shiste armë vendeve ndaj të cilave ishte vendosur embargo si Angola dhe Liberia. Sipas raportimeve, ai ka marrë leje nga Ministria e Brendshme dhe ka përdorur “certifikata”, pra dokumente të lëshuara nga një shtet për të konfirmuar se i ka porositur pajisjet. Ai kishte kërkuar që Ministria e Shëndetësisë Polake të bënte pagesën paraprakisht për ta furnizuar me respiratorë. Ministria e Brendshme e kreu pagesën, ndërsa Izdbeski nuk iu përmbajt marrëveshjes, shkruajnë mediat e huaja.

Andrzje Izdebski ishte një ish-pjesëtar i shërbimit sekret polak por në tre dekadat e fundit njihej në Poloni, si mbreti i tregtisë së armëve duke i çuar ato nga vendet e Europës Lindore deri në Korenë e Veriut. Ai ishte në arrati që prej vitit 2021 pasi ishte nën hetim nga prokuroria polake. Në fillim të pandemisë së COVID-19 ai në rolin e ndërmjetësit (broker), i premtoi qeverisë polake se do të siguronte 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë. Ai mundi të siguronte vetëm 200 respiratorë ndërkohë që kishte marrë paradhënie nga qeveria polake 42 milion dollarë. Qeveria polake i kërkoi të kthente 16 milion dollarë, gjë të cilën ai e bëri, por jo pjesën tjetër, pasi sipas tijkishte paguar për prodhuesit e respiratorëve.

Skandali me respiratorët

Marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë së Izdebskit përfundoi0 në prill të vitit 2020. E&K ishte zotuar të dorëzonte 1,241 ventilatorë gjatë tre muajve në vijim për 44 milionë euro. Në të njëjtën ditë, ministria lëshoi ​​katër fatura për një shumë totale prej 35 milionë euro. Megjithatë, gjatë javëve të ardhshme, pajisjet nuk mbërritën. Më 4 qershor, kompania dorëzoi 50 respiratorë në Agjencinë e Rezervave Materiale në Lubliniec, por nga një kompani krejtësisht e ndryshme nga ato që përmendeshin në kontratë. Po si përfundoi Izdebski në Shqipëri? Sipas ‘True Story’, ai përfundoi atje kur filloi riciklimin dhe tregtimin e armëve të mbetura nga regjimi komunist. Izdebski nuk u kap kurrë dhe ndaj tij nuk u ngrit asnjë akuzë. Ai lëvizi i liri deri sa ndërroi jetë në Shqipëri.

Në kulmin e debateve politike në Poloni si pasojë e këtij skandali dhanë dorëheqjen ministri dhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, firmosësit e kontratës.

Për më shumë se një vit ai ishte në gjendje të udhëtonte lirshëm nëpër botë dhe të bënte biznes. Së fundmi është zbuluar se destinacioni i tij ishte Shqipëria. Trupi i tij i pajetë raportohet se nuk është kthyer në atdhe dhe se hetuesit polakë kanë udhëtuar drejt vendit tonë për të hetuar. Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet ende.

andrzej izdebski humb jeten polaku ne shqiperi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin