20 February 2025, 09:58
Nga B.Z
Briken Sanaj, Vlaidmir Kola
TIRANË - Është ekstraduar nga Gjermani, 42-vjeçari Vladimir Kola i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Policia sqaron se Kola më datë 30 tetor të vitit 2022, në kompleksin “Kodra e Diellit”, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri Briken Sanajn. Bëhet me dije se gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Njoftimi i Policisë:
I akuzuar për vrasje me paramendim, në vitin 2022, ekstradohet nga Gjermania, 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
42-vjeçari u arrestua në Gjermani, në muajin prill 2024, gjatë operacionit të koduar “Versus”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe homologëve gjermanë.
Në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me Interpol ëiesbaden, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, shtetasi:
Vladimir Kola, 42 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 23.11.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ky shtetas dyshohet se më datë 30.10.2022, në kompleksin “Kodra e Diellit”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Briken Sanajt.
Vrasja e Briken Sanajt
Briken (Skerdilajd) Sanaj u qëllua më 30 tetor 2022. Fillimisht është raportuar se 39-vjeçarit i është marrë jeta si hakmarrje për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i tij, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, vëllezërit Sanaj kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali, por duket se nuk i kanë ikur dot hasmit.
Autori i ngjarjes, Vladimir (Valmir) Kola, 39 vjeç, dyshohet se është takuar me bashkëpunëtorët e tij në një lokal në Lezhë. Ai është siguruar që të mos pikaset nga kamerat e sigurisë ku ka fikur DVR e kamerave të sigurisë.
Sipas burimeve, një person i afërm i Kolës ka vizituar disa herë vilën në zonën e "Kodrës së Diellit", ku qëndronte Briken Sanaj. Besohet se dy persona nga Peja, i siguruan autorit makinën për vrasjen. Më pas autori ka shkuar për të studiuar terrenin duke përdorur taksi dhe mjet X5 gjatë këtyre udhëtimeve para vrasjes.
Ai ka arritur të fshehë pranë vilës, në zgavrën e një peme edhe armën e krimit që do ta përdorte më pas për ekzekutimin. Besohet se ndjekja e viktimës është kryer nga dy persona që lëviznin me mjetin tip "Audi" me targa spanjolle, të cilët u vunë pas viktimës që në Lezhë. Mjeti me targa spanjolle i përket pikërisht një anëtari të familjes Kola.
Sipas policisë, dy personat nga Peja bashkëpunëtor në krim kanë futur makinën në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion Kolës, i cili e ka përdorur për realizimin e vrasjes së Sanajt. Pas ngjarjes, autori i dyshuar e ka djegur automjetin, në rrugën dytësore Tiranë - Durrës, së bashku me armën e krimit dhe është arratisur.
Aktualitet
20 February 2025, 09:36
B.Z
Policia
KAVAJË - 38-vjeçari, G.F i cili shkaktoi aksidentin me një viktimë një ditë më parë në aksin rrugor ...
Aktualitet
20 February 2025, 07:54
B.Z
Sebastian Muçmata
TIRANË - Autori i plagosjes me armë zjarri një ditë më parë në Kukës, ka dhënë d...
Aktualitet
20 February 2025, 07:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- “MIRA” Matrica e Inteligjencës dhe Vlerësimit të Rrezikut po përdoret nga Inspektorati Shtetër...
Aktualitet
20 February 2025, 07:27
B.Z
Foto ilustruese
KORÇË - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Policia bën m...
Aktualitet
20 February 2025, 07:22
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Azili nuk është më forma e preferuar për të emigruar. Për 11 mujorin e vitit 2024, sipas të dh&e...
Aktualitet
20 February 2025, 07:21
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të ...
Aktualitet
19 February 2025, 23:29
I.A
TIRANË- Safet Bajri është shfaqur mbrëmjen e sotme, pas aksionit në Shkodër për kapjen e tij. Bajri është s...
Aktualitet
19 February 2025, 22:33
r.ll
vendngjarja
KUKËS- Autori i plagosjes së sotme në Kukës, Sebastian Muçmata është vetëdorëzuar në p...
Aktualitet
19 February 2025, 22:05
e. d
foto ilustruese
TIRANË- Beteja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës kundër pasivizimit të adresave me qëllime spast...
Aktualitet
19 February 2025, 21:34
r.ll
manja, qose
TIRANË- Një punonjës i policisë së burgjeve i ka dhënë sot fund jetës në banesën e tij në...