Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas BBC, në vitin 2024, Vata ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Kurorës në Cambridge, pasi kishte pranuar fajësinë për një sërë veprash penale që lidheshin me trafikimin e drogës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.
KSAMIL- Sokrat Vata, autori i vrasjes së 20-vjeçarit francez, Miguel Mendes, rezulton të ketë një të shkuar penale në Britaninë e Madhe. Sipas BBC, në vitin 2024, Vata ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Kurorës në Cambridge, pasi kishte pranuar fajësinë për një sërë veprash penale që lidheshin me trafikimin e drogës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.
Në atë kohë, Vata 27 vjeç, ishte përfshirë në dy ndjekje të veçanta nga policia britanike, në Cambridge dhe Kent. Një prej episodeve kishte ndodhur më 13 prill 2024, në A20 pranë East Malling. Sipas raportimit, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u ndoq nga efektivët. Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtonte u përmbys. Vata nuk u kap në atë moment, por brenda automjetit policia gjeti disa qese me kokainë dhe targa automjetesh.
Ndërkohë më 30 prill, ai u përfshi në një tjetër ndjekje policore, këtë herë në Cambridge, ku po lëvizte me një makinë të vjedhur. Gjatë arratisjes, Vata ndaloi për të lënë një pasagjer dhe më pas vazhdoi deri në Clara Rackham Street. Atje braktisi automjetin dhe u largua në këmbë.
Gjatë largimit ai hodhi në një shkurre një pako me kokainë. Arratisja përfundoi kur efektivët e gjetën të fshehur në oborrin e pasmë të një banese në Cambridge. Në xhepat e tij iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u sekuestruan edhe targa të tjera. Testet treguan gjithashtu se Vata kishte drejtuar automjetin nën efektin e drogës.
Më 25 shtator 2024, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi Vatën me pesë vite burg, po pavarësisht dënimit Vata ishte në Shqipëri. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar. BBC shkrun se ai kishte pranuar më herët fajësinë për dy akuza për posedim të drogave të klasës A me qëllim shpërndarjen, dy akuza për drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim automjeti nën efektin e drogës.
Artikulli i BBC:
Një burrë që përmbysi makinën që po drejtonte pasi nuk u ndal për policinë është dënuar me pesë vjet burg. Sokrat Vata, pa adresë të fiksuar, u deklarua fajtor për dy akuza për drejtim të rrezikshëm të mjetit pas ndjekjeve policore në Kembrixh dhe Kent.
Ai u ndoq nga oficerët dhe përmbysi një automjet të klonuar ndërsa ishte në autostradën A20 në East Malling më 13 prill. 27-vjeçari nuk u kap në atë kohë, por disa qese me kokainë dhe targa u gjetën në automjet.
Më 30 prill ai u ndoq përsëri nga oficerët pasi u raportua se një Toyota RAV4 gri e vjedhur po ngiste në Kembrixh. Makina u vu re në Rrugën Catherine dhe, ndërsa oficerët shkuan të flisnin me Vatën, ai u ngjit në trotuar dhe iku me shpejtësi.

Vata u ndal pak më vonë për të lënë një pasagjer të dilte përpara se të vazhdonte për në rrugën Clara Rackham, ku më pas iku me vrap dhe hodhi një pako kokainë në një shkurre, tha policia. Ai u gjet i fshehur në një kopsht të pasmë me 560 paund në xhepa.
Oficerët gjetën gjithashtu targa në makinën e tij dhe ai rezultoi pozitiv për drejtim mjeti nën ndikimin e drogës. Në Gjykatën e Kurorës së Kembrixhit më 25 shtator, Vata u dënua me pesë vjet burg.
Ai më parë ishte deklaruar fajtor për dy akuza për posedim me qëllim furnizimin me drogë të Klasit A, dy akuza për drejtim të rrezikshëm të automjeteve, posedim kanabisi dhe drejtim të automjeteve të drogës.
Detektivja Louise Trippett tha: "Vata ishte i vendosur të bënte gjithçka që mundi për t'i shpëtuar policisë. "Ai tani ka një dënim të gjatë me burg, të cilin mund ta përdorë për të shqyrtuar veprimet e tij."/Dosja.al
Projekti i Bankës Botërore për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri nuk arriti një pjesë t&e...
“Integrated Energy BV SPV”, shoqëria koncesionare e incineratorit të Tiranës, siguroi një fitim para taksave prej 792.3 milion...
Sokrat Vata KSAMIL- Personi që shihni në foto është Sokrat Vata, autori që vrau me thikë 21-vjeçarin po...
foto ilustruese KSAMIL- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në Ksamil. Bëhet me dije se viktima me origjinë franceze...
TIRANË- Sot mbahet protesta e 80-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi ...
foto ilustruese TIRANË- Produktiviteti i punës pësoi në Shqipëri pësoi rënie vitin e kaluar, duke qëndruar në ...
foto ilustruese TIRANË- Pandemia Covid-19 duket se e ka shndërruar blerjen online nga një zgjedhje e pakicës në një zakon t&e...
TIRANË- Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte relativisht atmosferike të paqëndrueshme. Temperaturat maksimale arrijnë vler&eu...
foto ilustruese KSAMIL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:15 në Ksamil, ku një 20-vjeçar francez ë...
Dashi Një bisedë e sinqertë mund të zgjidhë një çështje që e keni mbajtur prej kohësh për vete. N&eu...