23 March 2024, 12:42
Nga N.F
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar ditën e sotme arrestimin e inspektorit policior, Ervis Shkurta. Në njoftim bëhet me dije se Shkurta dyshohet se ka prodhuar dhe shitur lëndë narkotike në bashkëpunim.
Ndalimi i 38-vjeçari u krye në vijim të hetimeve me metoda speciale pas arrestimit dissa ditë më parë të tre personave të tjerë. Shkurta së bashku me tre të arrestuarit ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 Kg e dyshuar kokainë. Më tej bëhet me dija se ai ishte në dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike.
Njoftimi i plotë:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor E. SH., 38 vjeç, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
Ndalimi i këtij punonjësi policie u krye në vijim të hetimeve me metoda speciale, në funksion të ngjarjes së datës 21.03.2024, ku u arrestuan në flagrancë tre shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë".
Si rezultat i hetimeve intensive u bë e mundur sigurimi i provave dhe i fakteve mbi dyshimet se punonjësi i policisë, Inspektor E. SH., me lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar, ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 Kg e dyshuar kokainë, si dhe ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e përkushtuar në përmbushje të misionit të saj për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
agjencia e mbikëqyrjes policore arrestim polic
Aktualitet
23 March 2024, 12:37
S.N
Foto Ilustrime
TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në lagjen “Vasil Shanto” në Tiran&eum...
Aktualitet
23 March 2024, 12:26
S.N
Jahti luksoz
VLORË- Në portin e Vlorës këtë mengjes ëshët ankoruar një jaht luksozoh me helikopter në bord. Ja...
Aktualitet
23 March 2024, 11:53
N.F
Foto ilustruese
SHIJAK- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 36-vjeçarit në Shijak. Policia ditën e sotme&...
Aktualitet
23 March 2024, 11:32
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Pa...
Aktualitet
23 March 2024, 10:27
S.B
foto nga arrestimi
DURRËS- Kapet dhe arrestohet një 28-vjeçar në Durrës pasi tentoi të vidhte një makinë. M&...
Aktualitet
23 March 2024, 10:18
S.N
Foto Ilustrim
ELBASAN- Dy peraon janë vënë në prangat e policisë dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 t&eum...
Aktualitet
23 March 2024, 10:07
N.F
TIRANË- Në raportin më të fundit të publikuar më 22 Mars 2024, agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard &...
Aktualitet
23 March 2024, 09:16
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Një automjet tip "Fuoristradë" e një shqiptari ka shpërtheu në parkingun e një dyqani në Berli...
Aktualitet
23 March 2024, 09:16
N.F
Foto ilustruese
KORÇË- Një 80-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme në lumin e fshatit Mborje n...
Aktualitet
23 March 2024, 07:04
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Supozojmë se keni pasur sukses nga pikëpamja financiare. I përkisni shtresës së mesme dhe keni shijua...