LIVE UPDATES
Aktualitet

I dyshuar si i përfshirë në dy atentate të bujshme në Kurbin, çfarë thoshte Roan Brahimi. Ku shtrihet mbretëria e xhelatëve shqiptarë

Pra siç shikohet autorët dhe porositësit e ekzekutimit të Roan Brahimit ishin në dijeni të çdo lëvizje të tij. Si edhe të faktit që ai kishte një familje të dytë në Greqi.

15 May 2024, 21:14 Nga I.A

I dyshuar si i përfshirë në dy atentate të bujshme në

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka trajtuar mbrëmjen e sotme atentatin ndaj Roan Brahimit, i cili u qëllua për vdekje me breshëri plumbash pak ditë më parë në Athinë.

Pra siç shikohet autorët dhe porositësit e ekzekutimit të Roan Brahimit ishin në dijeni të çdo lëvizje të tij. Si edhe të faktit që ai kishte një familje të dytë në Greqi.

Pasi thuhet që Roan Brahimi kishte edhe një familje tjetër në Shqipëri, ku me bashkëshorten e parë kishte dy fëmijë. Por në vetvete atentati që trazoi edhe qetësinë e një kryeqyteti si Athina, që duhet thënë se është shqetësuar shpesh sidomos në dy vitet e fundit nga ngjarje të tilla të rënda, ku në qendër janë grupet shqiptare, tregoi në një farë mënyre edhe forcën e krimit shqiptar. Që tashmë guxon të ngrejë dorën fuqishëm, si brenda dhe jashtë Shqipërisë.  Siç ishte edhe ekzekutimi i Roan Brahimit, apo personazheve të tjerë të botës së krimit, që kanë zgjedhur të fshihen jashtë vendit, duke vazhduar nga aty veprimtarinë e tyre kriminale duke u shfaqur herë si ushtarë, dhe herë si porositës të vrasjeve.

Siç ishte në fakt edhe aktiviteti i 32-vjeçarit, Roan Brahimi, i cili ishte përfshirë në shumë ngjarje të rënda kriminale kryesisht në mesin dhe veriun e vendit në Shqipëri. Por që nuk ishte arrestuar asnjëherë, pasi gjithmonë kishte ditur t’i ikte drejtësisë në kohën e duhur. Një ekzekutim që vinte pas një seri vrasjesh që kishin tronditur Shqipërinë gjatë tri viteve të fundit dhe që kishin lidhje me emrin e mbretit të bixhozit, Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij. Të cilët u panë të asgjësoheshin në harkun kohor të pak viteve, një e nga një, në fije të ngatërruara larje hesapesh, por që me kalimin e kohës, gjaku i mbetur rrugëve, nisi të shpagohet dhe kësisoj të na zbardhë edhe dinamika të pazbuluara më pare se kush po godiste dhe kush do të ishte viktima e radhës. Një histori të cilës i ka kushtuar një vëmendje të gjatë dhe shtypi grek, që ka gërmuar thellë në jetën e këtij personazhi.

Emri i të cilit u bë publik për herë të parë në emisionin ‘Në Shënjestër’, të datës 14 Janar 2022. Ku u zbulua se një ndër banesat të cilat u kontrolluan nga policia në lidhje me atentatin e ndodhur në Milot më datë 22 Korrik 2022, ndaj Ylli Brahjas ose i njohur me mbiemrin Brahimi, i konsideruar si krahu i djathtë i Ervis Martinaj, dhe Klisman Preçit. ishte edhe ajo e Roan Brahimit. Ky Ylli Brahja mbeti i plagosur rëndë, ndërsa Klisman Preçi humbi jetën rrugës për në spital. Roan Brahimi i cili pikërisht në këtë emision ndërhyri me anë të një mesazhi, të lexuar nga gazetarja Klodiana Lala, ku mohonte që të kishte lidhje me ngjarjet kriminale që kishin ndodhur në Shqipëri. Siç ishte atentati në Milot ndaj Ylli Brahjas dhe Klisman Preçit. Apo atentati i trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës, ku mbetën të ekzekutuar Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Ervis Martinaj dhe dy miqtë e tij Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

 “Reagon Roan Brahimi. Që sipas të gjithë dokumentacionit dhe dosjes hetimore që disponon emisioni ‘Në Shënjestër’, rezulton që babai i tij është marrë në pyetje, është kontrolluar banesa, është shpallur në kërkim policor për ngjarjen. Megjithatë i pyetur nga emisioni ‘Në Shënjestër’ nëse ka dhënë shpjegime në polici, Roan Brahimi në lidhje me atentatin e Milotit por edhe te Mbikalimi i Fushë-Krujës, Roan Brahimi përgjigjet se unë kam vite që jetoj jashtë, dhe do të jap shpjegime kur të vij në Shqipëri. S’kam asnjë arsye të nxitoj për t’i shërbyer kazanit mediatik”, thoshte Brahimi në emisionin ‘Në Shënjestër’ më 14 janar 2022.

 Por ashtu siç ishte një personazh kontrovers për policinë dhe median shqiptare, kështu duket se Roan Brahimi konsiderohej edhe në vendin fqinj në Greqi. Ku jetonte prej vitesh, para se të lëvizte më tej në disa vende të ndryshme të Evropës, si në Francë, Spanjë dhe së fundmi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Aty nga ku sipas medias greke, Roan Brahimi drejtonte shfarosjen e kundërshtarëve të tij. “Në çdo gur të krimit që të ngrije në shtetin fqinj, gjithmonë aty poshtë do të gjeje 32-vjeçarin Roan Brahimi. Kjo ishte edhe arsyeja pse ai së fundmi kishte gjetur strehë në mikpritjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, aty nga ku drejtonte shfarosjen e kundërshtarëve të tij”, shkruajnë mediat greke.

Më tej media greke duke u ndalur edhe te rasti i ekzekutimit të Roan Brahimit, i bën edhe një rezyme krimit shqiptar dhe forcës që organizatat kriminale shqiptare po tregojnë edhe jashtë vendit. Deri në Irakun e largët, ku pak muaj më parë një i ri shqiptar, ekzekutoi ‘Benzemanë’. Një nga bosët më të mëdhenj të kokainës, të kërkuar edhe nga DEA amerikane.

“Mbretëria e xhelatëve shqiptarë shtrihet e ‘punësuar’ në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e tokës. Janarin e kaluar ata arritën që në Bagdad, të vrisnin në mes të rrugës trafikantin më të madh irakian të kokainës. Atë të cilit DEA amerikane i kishte vënë pseudonimin ‘Benzema’, për ngjashmërinë e tij me futbollistin e famshëm francez!”, shkruajnë mediat greke. Por ndërsa media greke kalon në skaner krimin shqiptar, nuk harron t’i rikthehet edhe njëherë jetës prej krimineli të Roan Brahimit. Dhe të një prej ngjarjeve të rënda të ndodhura vetëm dy muaj më parë, që si duket shënoi edhe fundin e tij. Atë të ekzekutimit në serën me domate në vilën e tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.më 15 mars të Gentjan Bejtjas.

Një tjetër personazhi të ngatërruar keq me punët e krimit në zonën e Niklës dhe ca më tej në veri të vendit. “Roan Brahimi shfaqet sot si ‘instruktori’ i ekzekutimit gjatë marsit që lamë pas të Gentjan Bejtjas. Sera e domateve e 43-vjeçarit që u ujit me gjakun e tij pasditen e 15 marsit. Ku tre xhelatë me pagesë dolën nga ‘Land Roveri’ Discovery dhe e goditën me tre kallashnikovë, teksa në vendngjarje u numëruan 30 gëzhoja.  Ku përfshirja e Brahimit rezulton në faktin se si udhërrëfyes të xhelatëve që vranë Bejtjan del të ketë qenë kunati i tij Ilir Beqaraj, i cili u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin e tij Edison Haxhiu. Periudhë në të cilën kur u krye vrasja e Bejtjas, Roan Brahimi ishte strehuar prej muajsh në Dubai, si haraç për atë që i kishte bërë bandës rivale të Ervis Martinaj, i njohur si ‘Mbreti i Lojrave të Fatit’, i cili edhe ky u zhduk në mënyrë misterioze në gusht të vitit 2022, dhe që nga ajo kohë supozohet të jetë i vdekur”, shkruajnë mediat greke.

 Sipas një gazetari të njohur grek pas ngjarjeve në Shqipëri, ku emri i tij kishte dalë si i përfshirë, Brahimi kishte qenë për një kohë të gjatë në Greqi. Por dyshimet më të mëdha janë se vrasësit të cilët mendohet se kanë qenë profesionistë me pagesë, e ndiqnin në mënyrë periodike në Greqi, partneren dhe fëmijën e tij. Aty ku mesa duket gjetën edhe vigjilencën e tij më të ulët dhe e ekzekutuan. “Më 17 Korrik 2022, Roan Brahimi vrau Brilant Martinaj, kushëririn e Ervis Martinaj. Ndërsa natën e 22 Korrikut 2022, ai qëlloi në qytetin e Milotit, ndaj Ylli Brahjas dhe Klisman Preçit, teksa Brahja po dilte nga Xhip-i i tij i blinduar, ku u derdhën 108 plumba. Në këtë ngjarje humbi jetën 28-vjeçari Preçi, ndërsa shoku i tij pasagjeri Ylli Brahja shpëtoi, pasi u kyç në makinën e blinduar ‘Toyota’ Land Cruise”, shkruajnë mediat greke.

 Sipas medias greke, 32 vjeçari Roan Brahimi ishte në ortakëri të hapur me një bandë të krijuar nga nipi famëkeq i Rrahman Rrajas. Deri në shtator, deputet i Partisë Socialiste në pushtet të Edi Ramës. Ndërkohë që një oficer i Sigurisë tha për mediat greke se me shumë mundësi, vrasësi ka ardhur në Greqi, vetëm për të kryer atentatin.  

“Kujtojmë se Roan Brahimi dhe gruaja e tij 37-vjeçare kishin parkuar automjetin e tyre luksoz me ngjyrë të zezë dhe kishin shkuar në biftekun ngjitur. Por gjatë daljes nga restoranti, një motoçikletë me dy motoristë i janë afruar, ku pasagjeri ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë gjakftohtë ndaj Roan Brahimit. Ku policia ka grumbulluar dy gëzhoja nga vendi i përgjakur, ndërsa gjatë autopsisë është konstatuar se Roan Brahimi është qëlluar me dy plumba në kokë dhe një në qafë nga ekzekutori.

Marrë nga BW

roan brahimi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin