21 February 2023, 11:04
Nga f.g
Arben Spahiu, Arsen Preci
TIRANE- Arben Spahiu dhe Arsen Preçi, dy të arrestuarit për atentatin e dështuar që deri më tani supozohet se ka patur si shënjestër Elton Kilën, i njohur edhe si "Oti i Kilës", kanë mohuar çdo përfshirje të mundshme me ngjarjen.
Në dëshminë e tyre në Polici, Spahiu dhe Preçi kanë thënë se nuk kanë dijeni për makinën. Spahiu, kunat i të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej ka thënë se dokumentet e identifikimit që u gjetën në automjet, nuk i përkasin.
"Nuk kemi dijeni për mjetin BMW ku u gjetën armët. Dokumentet greke në makinë mund ti ketë bërë kushdo që do të më bëjë keq"-ka thënë ai.
Sakaq, hetimi vazhdon dhe nëse grupi hetimor arrin të grumbullojë prova se dy të arrestuarit kanë lidhje me Erion Alibejn se se kishin në plan të bënin një atentat, atëherë çështja do ti kalojë për shqyrtim SPAK.
Arben Spahiu dhe Arsen Preçi u arrestuan dje nga Policia pasi akuzohet se kishin në plan të vrisnin Elton Kilën, për shkak të hakmarrjes. Policia e Shtetit mundi të parandalojë të dielën një atentat mafioz në Elbasan. Një makinë fuoristradë u gjet pranë stadiumit "Elbasan Arena" ku u gjetën 3 kallashnikovë dhe dhjetëra fishekë. Makina ndodhej në një magazinë të braktisur pranë shtëpisë së Erion Alibejt, një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Ai është kunati i Arben Spahiut dhe dyshohet se ngjarja vjen pas një sërë përplasjesh mes grupeve rivale në qytetin e Elbasanit./Dosja.al
elton kila arben spahiu arsen preci
Aktualitet
21 February 2023, 10:24
f.g
Antonio Gramsci
TIRANE- Një bust është vendosur përgjatë muajit shkurt në qendër të qytetit të Gramshit, n&eum...
Aktualitet
21 February 2023, 10:35
A.B
Pamje nga aksidenti
BERAT- Klinton Merkaj është 28-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident n&eum...
Aktualitet
21 February 2023, 09:44
A.B
Sendet e sekuestruara
SARANDË- Dy të dyshuar për vjedhjen e 173 milionë lekëve në 11 dhjetor të vitit 2021 në super...
Aktualitet
21 February 2023, 09:08
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë k&...
Aktualitet
21 February 2023, 08:47
A.B
Greku dhe Julian Kosova
GREQI –Athanasios Nazos, 33-vjeçari nga Mykonosi që vrau 34-vjeçarin shqiptar Julian Kosova, ka rrëfy...
Aktualitet
21 February 2023, 08:19
A.B
Artemis Vasili
GREQI- Dy vite nga zhdukja e adoleshentes shqiptare në Greqi, Artemis Vasili, një dëshmi e re po ndryshon rrjedhën e ngj...
Aktualitet
21 February 2023, 08:12
A.B
Foto ilustruese
KRUJË- Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç. Sipas forcave blu...
Aktualitet
21 February 2023, 07:55
A.B
Makina
BERAT- Aksident tragjik në Berat. Kliti Merko, 28-vjeç ka ndërruar jetë pasi u dogj brenda mjetit tip 'Benz'. Policia bën...
Aktualitet
21 February 2023, 07:42
A.B
Viviana Veloz
EKUADOR- Deputetja ekuadoriane Viviana Veloz ka bërë publike mesazhin kërcënues për jetën, nga mafia ...
Aktualitet
21 February 2023, 07:32
A.B
Pallati
TURQI- 8 njerëz kanë vdekur pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditur të hënën jugun e Turqis...