Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Me anë të një postimi në Facebook, Erebara i thotë Begajt se një çështje që lidhet me funksionimin e institucioneve të sigurisë kombëtare nuk mund të konsiderohet thjesht një çështje individuale.
TIRANË- Gazetari Gjergj Erebara ka reaguar ashpër pas deklaratës së Bajram Begajt në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me zhvillimet e fundit institucionale dhe hetimet që lidhen me ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni. Erebara është ndalur veçanërisht te deklarata e Begajt, ku ky i fundit thotë se çështjet individuale nuk duhet të kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Erebara i thotë Begajt se një çështje që lidhet me funksionimin e institucioneve të sigurisë kombëtare nuk mund të konsiderohet thjesht një çështje individuale. Në reagimin e tij, gazetari argumenton gjithashtu se kur dikushi fik radarët e shteti dhe organizata kriminale është një nga grupet më të konsoliduara të krimit të organizuar në vend është cënim i rendit kushtetues.
Erebara nënvizon më tej se minimizimi i një situate të tillë nga Begaj si individ, por edhe për presidentin është turp. Në fund të reagimit, gazetari i tregon Begajt se krimi i organizuar është një emergjencë kombëtare, ndërkohë e ironizon, duke i thënë se disponon kapacitetin mendor për ta parë këtë skandal.
Reagimi i Gjergj Erebara:
Lexova deklaratën e Presidentit të Republikës dhe përjetova një nga të paktat momente në të cilat ndjehem i lemeritur. Veçanërisht me këtë paragraf: "Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë."
[Besoj se e ka fjalën për hetimin e SPAK ndaj drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni.]
Ndoshta dikush duhet t'i thotë z. Begaj që "çështje individuale" është kur dikush bën seks me dikë dhe të tjerëve nuk u intereson gjë. Por kur dikush fik radarët e shtetit për një grup të strukturuar kriminal, kjo është çështje e sigurisë publike.
Por kur dikushi që i fik radarët është shef i shërbimit sekret ndërsa organizata kriminale nuk është një dosido por është një nga grupet më të konsoliduara të krimit të organizuar në vend, kjo, jo vetëm që nuk bie në kategorinë e "çështjeve individuale", por është cënim i rendit kushtetues.
Një deklaratë që nënçmon një situatë të tillë të paprecedentë, është turp për z. Begaj si individ dhe për Presidentin Bajram Begaj.
Krimi i organizuar është një emergjencë kombëtare. Z. Begaj besoj disponon kapacitetin mendor për ta parë këtë, por ma ha mendja, as burimet institucionale nuk i mungojnë./Dosja.al
Foto ilustruese MAT- Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Adminis...
Pamje nga shpërthimi në Plaka GREQI- Hetimet për shpërthimin vdekjeprurës në lagjen Plaka të Greqisë, janë p&e...
Vatra e zjarrit FIER- Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është regjistruar ditën e sotme në fshatin Kreshpa...
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Belshit BELSH- Këshilli Bashkiak i Belshit ka votuar këtë të hënë kundër prop...
zjarri në Mëmëlisht POGRADEC- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmël...
Pamje FIER- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve parap...
Automjeti i djegur LIBRAZHD- Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në momentin që ishte në...
Parlamenti i Kosovës dhe ndërtesa e Presidencës Partitë parlamentare ende nuk janë përcaktuar për një emë...
LEZHA- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Lalm i Ri në Lezhë, i cili ka përfshirë një sip&...
Foto ilustruse VLORA- Policia ka shpallur në kërkim ditën e sotme një 43-vjeçar në Vlorë, pasi dyshohet se ka p&e...