24 April 2025, 21:17
Nga M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Që në lindje, vogëlushi Leo ka jetuar me një këmbë që nuk funksionon. Ka tentuar të ecë, është rrëzuar e nuk ia ka dalë. Leo i vogël nuk mund të luajë, nuk mund të vrapojë, nuk mund të jetojë si një fëmijë i zakonshëm. Për të realizuar këtë ëndërr, Leo ka nevojë për dy operacione të ndërlikuara dhe një terapi të gjatë me një kosto 35 000 euro që familja e tij nuk mund ta përballojë.
“Si mund të më thuash t’i presin këmbën? Ishte 1 vjeç kur ma thanë. Kam dalë këtu si çdo nënë që do të bënte çdo gjë për fëmijën e saj për të kërkuar ndihmë te të gjithë shqiptarët që të ndihmojmë Leon, ta bëjmë operim sa më shpejt. Është diçka që nuk mund ta shpjegoj dot me fjalë. Është e dhimbshme pasi shikon vajzën që ecën dhe ikën me vrap dhe Leon, që e ka të pamundur t’i shkojë nga mbrapa.
Tenton gjithë kohës me anë të gjunjëve të lëvizë, të ecë, ta kapë me vrap. I ka bërë ata gjunj copë duke tentuar gjithë kohës për t’u bërë si e motra. Gjithë kohës rri dhe kap këmbën e vet dhe më thotë ‘mami, mami’ duke më treguar këmbën të më thotë ‘po unë pse nuk eci dot, po unë pse nuk jam si motra që të iki me vrap, pse këmba ime nuk është njësoj si gjithë të tjerët?’”, thotë nëna e tij.
Emisioni ”Stop” në Tv Klan dhe “Fundjavë ndryshe” bëjnë apel për të ndihmuar Leon dhe kanë hapur një llogari GoFundMe për t’i dhënë atij një jetë normale./ TV Klan
nëna e 3-vjeçarit kërkon ndihmë
Aktualitet
24 April 2025, 21:14
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Në muajin prill 2024, u arrestua nga Policia e Kosovës një prej të dyshuarve si pjesëtar i grupit Albkin...
Aktualitet
24 April 2025, 20:58
Kelmend M.
GJERMANI- Shqiptari Kelmend M. ka dalë të enjten para Gjykatës Rajonale të Darmstadt në Gjermani, pasi akuz...
Aktualitet
24 April 2025, 20:53
M.B
Emror Kasaj
TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 23 prill lënien në fuqi të...
Aktualitet
24 April 2025, 20:46
M.B
Arjan Ndoja
TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën ndërprerjen e procesit të vetingut për is...
Aktualitet
24 April 2025, 18:35
M.B
Foto nga mesha
TIRANA- Në katedralen e "Shën Palit" në Tiranë këtë mesditë u mbajt një meshë në nder t&eu...
Aktualitet
24 April 2025, 18:03
E. D
pamje nga aksidenti
FIER- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Mësohet se një furgon mallrash ka goditur nj&e...
Aktualitet
24 April 2025, 16:35
E. D
foto ilustruese
GJADËR- Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës ( CPT ) ka shpre...
Aktualitet
24 April 2025, 16:41
M.B
Foto ilustruese
PEQIN- Edmond Llabani është emëruar drejtor i komanduar i burgut të Peqinit, deri në përzgjedhjen e nj&e...
Aktualitet
24 April 2025, 16:31
M.B
Bashkim Dedja
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka konfiskuar apartamentin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili &eu...
Aktualitet
24 April 2025, 15:46
M.B
Kampi i emigrantëve
LEZHA- Rrjeti mediatik Euractiv i ka dedikuar sërish një artikull çështjes së deportimit të emigra...